-
VIDEO
Ndërhyrje estetike me barna të skaduara dhe evazion mbi 1 mln €, ‘International Medicare’ me administrator kuzhinierin! Pagesat, vetëm cash
Policia dhe prokuroria kanë zbuluar një skemë mashtrimi me përmasa miliona euro, të klinikës estetike “International Medicare”, ku administrator figuronte kuzhinieri i Klinikës. Në qendër të skemës dyshohet se janë dy aksionerët kryesorë të shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar.
-
VIDEO
Kod i ri Etik për mësuesit: Sjellje ‘shembullore’ brenda e jashtë shkolle, kujdes me postimet në rrjetet sociale!
Me miratimin e Kodit të ri të Etikës, Ministria e Arsimit ia ndalon çdo arsimtari postimin e imazheve apo videoje që do të kompromentonin misionin e tij, atë të edukimit.
-
VIDEO
6 vjet nga tërmeti shkatërrues, Partia e Lirisë denoncon ‘Rindërtimin’ në Durrës: 996 apartamente nuk po shpërndahen, edhe pse shorti u hodh
Këshilltarja e Partisë së Lirisë në Bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj thotë se pavarësisht se është hedhur shorti për ndarjen e banesave të reja, rreth 1 mijë familje presin në qiell të hapur pa asnjë shpjegim dhe pa bonus qeraje
-
VIDEO
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, shemben oborret pa leje, Rama: Nuk ka pushim
Duke shfrytëzuar hapësirën në katet e para të pallatit, banorët kishin bërë rrethim të territorit publik duke e përfshirë si oborr të banesës së tyre.
-
VIDEO
Vetëm 400 oficerë sigurie për 1400 shkolla bazë e të mesme! Ministria e Arsimit: Të hënën 60 oficerë, në tetor gati 400
Këtë vit do të punohet me një udhëzues të ri, sipas standardeve të përditësuara, për të garantuar një klimë të qetë dhe të sigurt në shkollat e vendit.
-
VIDEO
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë fton fermerët e Baldushkut: Bëhuni pjesë e projekteve dhe eksportoni produktet tuaja
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj zhvilloi një dëgjesë publike në Baldushk, ku theksoi rëndësinë e zhvillimit rural dhe mbështetjen për fermerët dhe blegtorët e zonës.
“Baldushkun e njoh mirë. Është një nga fshatrat më të bukur që ka sot jo vetëm Tirana, por edhe gjithë Shqipëria”, tha Sulaj
Ai nënvizoi se fokusi i bashkisë është që të gjithë produktet e zonës të jenë konkurruese dhe të promovohen në tregjet në vend dhe më gjerë.
-
VIDEO
Rriten çmimet e apartamenteve në bregdetin e Lezhës, çekët e polakët blejnë më shumë prona në Shëngjin
Kërkesat më të mëdha për pasuri të paluajtshme janë gjatë stinës së verës, ndërsa në krye të listës së blerësve janë shtetasit nga Kosova, por gjithnjë e më shumë po shtohen investitorët nga Çekia, Polonia dhe vendet nordike, të cilët e shohin bregdetin e Lezhës si një destinacion të ri investimesh.
-
VIDEO
U përdhunua në plazhin e Durrësit? 18-vjeçarja italiane denoncon: Autori më sulmoi në shezlong! Pranga të riut, VIDEO teksa bisedojnë dhe ikin drejt bregut
Report Tv ka mundur të zbardhë dëshminë e dhënë në Policinë e Durrësit të 18-vjeçares italiane që u abuzuar seksualisht me dhunë nga 26-vjeçari Leonardo Preza, ky i fundit person me precedent të mëparshëm penal.
Sipas dëshmisë së saj, ajo ka qenë me shoqërinë në hotel dhe më pas u shkëput prej tyre dhe u ul te shezlongët përballë.
Në këtë moment, tregon ajo, iu afrua 26-vjeçari. Ka qenë ora 05:30 e mëngjesit të djeshëm (5 shtator).
Me gjithë rezistencën e adoleshentes, 18-vjeçarja tregon se i riu e sulmoi fizikisht dhe abuzoi seksualisht me të.
-
VIDEO
Rrahu me tre të tjerë gardianin e burgut të Fierit, RENEA arreston 38-vjeçarin
Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për shkak se rrahu gardianin e burgut të Fierit së bashku me tre të tjerë ka rënë në prangat e RENEA-s
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike në Vlorë/ IMT dhe Policia bashkiake aksion për heqjen e tendave dhe karrigeve në rrugët dytësore
Inspektorët e IMT në bashkëpunim me Policinë bashkiake, kanë ndërhyrë për heqjen e elementëve që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zinin hapësirat publike në mënyrë të paligjshme në Vlorë
-
VIDEO
Përdhunohet 18-vjeçarja italiane në plazhin e Durrësit: Më sulmoi kur u shkëputa nga shoqëria ime! Arrestohet autori me precedent: Ndodhi me dëshirën e saj
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 05:25 të mëngjesit të 5 shtatorit (të premten) në shezlongët përballë një hoteli në lagjen nr.13 të qytetit.
-
VIDEO
Tiranë/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përplaset me barrierat mbrojtëse te mbikalimi i Paskuqanit
Një shofer është përplasur me barrierat mbrojtëse tek mbikalimi i Paskuqanit, pasi dyshohet se humbi kontrollin e automjetit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.