-
VIDEO
Operacion në Elbasan/ Goditen trafikantët e drogës, arrestohen 30 persona, 1 hetohet i lirë! Aksioni pas 1 viti hetime dhe përgjime me policë të infiltruar!
45 masa sigurie u lëshuan në kuadër të një operacioni që u zhvillua në Elbasan kundër trafikut të drogës. Kontrolle në 15 banesa. Janë sekuestruar të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe sasi të konsiderueshme drogërash të ndryshme. Të akuzuarit vepronin të organizuar në grupe të vogla, por edhe vetëm. Janë zbardhur edhe emrat e 7 prej personave të ndaluar.
-
VIDEO
Kukës/ Përplasen 2 mjete në aksin Krumë-Golaj, humb jetën njëri prej shoferëve, 2 të plagosur
Një aksident me psojë vdekjen ka ndodhur, ku janë përplasur dy mjete. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, ku personi me inicialet N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”.
-
VIDEO
Pas 15 ditësh në koma, vdes 58-vjeçari që u tha se e goditi kali! Familjarët: Mund të jetë vrarë! Kishte konflikt me një djalë që i mori të shoqen
58-vjeçari Jorgi Ajredini nga fshati Rëmbec i Maliqit, i dërguar më datën 13 gusht në spitalin e qytetit të Korçës me plagë të rënda në kokë, për shkak të gjendjes së rënduar u dërgua për mjekim më të specializuar në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë ditën e djeshme më datë 7 shtator.
-
VIDEO
Maska, paruke e armët! Çfarë që iu gjet 2 vite më parë Ragip Gilës, autorit të masakrës së Shkodrës. Zbulohet si shpëtoi nga dënimi për armëmbajtje
Dy vite më parë, në fillim të dhjetorit 2023, Ragip Gila u arrestua në Shkodër pasi iu gjetën në banesë një sërë sendesh të kundraligjshme.
Bëhet fjalë për maska, paruke, jelekë antiplumb, kokore metalike si të policisë, armë gjahu, municion luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupet kriminale.
Ragip Gilës iu gjetën gjithashtu edhe 1 kavanoz me 13 pako kanabis. Droga dyshohet se shitej në afërsi të shkollave, lokaleve dhe zona të ndryshme të Shkodrës.
-
VIDEO
Fushë-Krujë/ Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali
Një granatë e pashpërthyer është gjetur pasditen e sotme në tarracën e një shtëpie funerali në fshatin Kameras të Fushë-Krujës. Granata është gjetur nga pronari i godinës, Arbër Sala
-
VIDEO
‘Policia hape derën’, VIDEO nga operacioni në Elbasan! Momenti kur bastisen banesat
Një operacion kundër shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në Elbasan çoi në pranga 30 persona, 14 të tjerë të janë shpallur në kërkim, ndërsa 1 person është në hetim.
Report Tv sjell pamjet e operacionit, të koduar ‘First Day’. Në pamje dallohet momenti kur policia bastis disa prej banesave, të armatosur dhe me thirrjet ‘Policia hape derën’.
-
VIDEO
Masakra në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e Ragip Gilës: Doja të vrisja Erogen Brajoviç, atë kisha objektiv
Ragip Gila, autori i masakrës me 2 të vrarë e 2 të plagosur në Shkodër, ka treguar në polici se kush ishte objektivi i tij.
Sipas informacioneve që ka siguruar Report Tv, ai ka thënë se për shënjestër kishte Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso.
“Me të e kisha, vetëm Genin (Erogenin), doja ta vrisja atë kisha objektivin kryesor”, ka thënë 29-vjeçari në polici.
Ragip Gila nuk ka folur më shumë dhe nuk ka dhënë detaje rreth konfliktit apo arsyeve që e kanë çuar për të kryer këtë vrasje. Ndërsa për personat e tjerë, është shprehur se nuk i njeh.
Oficerëve të policisë u ka thënë se i dhemb këmba, me argumentin se u rrëzua gjatë tentativës për t’u arratisur.
Megjithatë kjo deklaratë e Gilës nuk është marrë në konsideratë. 29-vjeçari do të merret sërish në pyetje për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes së tronditi opinionin publik.
Nga masakra me armë në mes të Shkodrës mëngjesin e së hënës mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra
-
VIDEO
Atentati në Shkodër lidhet me masakrën e 30 tetorit 2024? Lici shpëtoi në Dobraç, sot ia ‘hodhi’ njeriu i Bajrave
Masakrës së këtij 8 shtatori, hetuesit nuk i kanë gjetur edhe një pistë konkrete, por dyshimet shkojnë drejt hakmarrjes, për një tjetër masakër në Shkodër. Atë të 30 tetorit 2024 në Dobraç, ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, miku i tij Arlind Bushati, dhe një çift i pafajshëm bashkëshortësh që udhëtonin me motor.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Ecim pa ndalim
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryqyetet. Për lirimin e hapësirave publike, pronarëve të subjekteve u është lënë koha e nevojshme për heqje vullnetare.
-
VIDEO
Operacioni antidrogë në Elbasan, të ndaluarit shoqërohen me autobus drejt paraburgimit në Tiranë, familjarët: Jemi të shqetësuar, s'kemi asnjë informacion
janë shoqëruar drejt paraburgimit në Tiranë të gjithë të ndaluarit nga operacioni i sotëm antidrogë, që u zhvillua në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se ata janë me pranga në dhe nën masa të rrepta policie futen në autobus, ku jashtë ambienteve të policisë janë dhe familjarë të cilët ndihen të tronditur nga kjo gjë.
'Jemi të shqetësuar, kanë ardhur kanë marr kalamajtë tanë. Na kanë ngritur nga gjumi dhe kanë bërë kontroll në banesë. Nuk kam asnjë informacion', tha një nga familjarët e personave të ndaluar.
'Djali im ishte në punë, punon në ndërtim dhe ma kanë marrë', tha një familjar tjetër.
-
VIDEO
Vëzhgim/ Shpopullimi ‘zbras’ shkollat e fshatrave! Bie numri edhe në qytete, më pak fëmijë në klasë të parë
Në mbarë vendin vihet re rënia drastike e numri të nxënësve. Fenomen tejet shqetësues, sidomos në fshatra, ku ka shkolla me vetem 3 nxënës si ajo e Drizares në Mallakastër. Edhe në qytete, dukshëm ka më pak femije te regjistruar ne klase te parë.
-
VIDEO
Viti i ri shkollor/ ‘Përplasje’ e vjetër qeveri-opozitë! Manastirliu: Arsim modern! PD: Zbrazen klasat
Nisjen e vitit të ri shkollor e uruan edhe krerët e politikës. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu foli për ambicien për një arsim modern dhe cilësor ndërsa opozita tha se viti i ri shkollor nisi me problematika të shumta, banka të zbrazëta dhe klasa të mbyllura për shkak të keq-qeverisjes.