Nënkryetari i Bashkisë Tiranë fton fermerët e Baldushkut: Bëhuni pjesë e projekteve dhe eksportoni produktet tuaja

6 Shtator, 11:58 | Përditesimi: 6 Shtator, 11:58

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj zhvilloi një dëgjesë publike në Baldushk, ku theksoi rëndësinë e zhvillimit rural dhe mbështetjen për fermerët dhe blegtorët e zonës.

 “Baldushkun e njoh mirë. Është një nga fshatrat më të bukur që ka sot jo vetëm Tirana, por edhe gjithë Shqipëria”, tha Sulaj

Ai nënvizoi se fokusi i bashkisë është që të gjithë produktet e zonës të jenë konkurruese dhe të promovohen në tregjet në vend dhe më gjerë.

r.k./Shqiptarja.com