-
VIDEO
Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, policia kontrolle në sheshin 'Skenderbej'
Në zonë është e pranishme edhe policia, e cila ka kryer kontrolle ndaj protestuesve për të verifikuar nëse mbanin me vete sende të paligjshme.
-
VIDEO
Vlorë/ Tritol makinës së administratorit të Shushicës, vetëm dëme materiale
Sipas policisë automjeti i 29-vjeçarit ishte i parkuar afër banesës së tij.
-
VIDEO
Protestat/ Rama: Dialog me këdo që nuk dhunon dhe nuk mbështet dhunën! Nuk ka zgjidhje politike me ndryshime artificiale të lidershipit
Kryeministri Edi Rama deklaroi se është i gatshëm për dialog në çdo kohë dhe me këdo, përveç forcave politike që qëndrojnë pas dhunës dhe nuk distancohen prej saj.
-
VIDEO
Rama për protestuesit e dhunshëm: Si mund të jenë këta zëri i së ardhmes? Kostoja e jetesës nuk ulet duke djegur e shkatërruar! Me taksat e kullave ndërtohen shkolla e banesa sociale
Kryeministri Edi Rama kritikoi protestuesit e dhunshëm, duke pyetur se si mund të jenë ata zëri i së ardhmes, kur djegin e shkatërrojnë. Rama tha se kostoja e jetesës nuk ulet duke djegur makina e sulmuar biznese, ndërsa theksoi se nga taksat e kullave ndërtohen shkolla dhe banesa sociale.
-
VIDEO
Protestat/ Rama: Familjet e të miturve që dhunojnë do paguajnë dëmet! Studentët që sulmojnë policët s'do kenë arsim falas e bursa
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se familjet e të miturve që marrin pjesë në aktet e dhunës gjatë protestave do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara, nëse nuk marrin përgjegjësinë për fëmijët e tyre. Rama tha se edhe studentët që lënë shkollën për të sulmuar efektivët e Policisë do të përballen me pasoja administrative, duke paralajmëruar se nuk do të përfitojnë më arsim falas, bursa apo mbështetje financiare nga shteti.
-
VIDEO
Protestat/ Rama: Kush mendon se do të marrë pushtetin me dhunë, do të zhgënjehet
Kryeministri Edi Rama thotë se shteti do ta fitojë betejën përballë protestave të dhunshme, ndërsa paralajmëroi se kush mendon se mund të marrë pushtetin përmes dhunës, do të zhgënjehet.
-
VIDEO
Rama: Ata mësues që nxisin nxënësit të dëmtojnë shkollat, nuk kanë për ta parë më derën e shkollës
Kryeministri Rama duke folur për protestat e dhunshme tha se ata mësues që nxisin nxënësit të dëmtojnë institucionet nuk kanë për ta parë me sy derën e shkollës.
-
VIDEO
Protestuesit i vunë flakën Komisariatit nr.3, Demo: Dita e djeshme ka kaluar vijën e kuqe! Kjo nuk është më as protestë studentore
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, në një deklaratë për mediat me forcat e Policisë së Shtetit, ka dënuar ashpër përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se situata tashmë ka kaluar çdo vijë të kuqe.
-
VIDEO
PD strehë për protestues me maska, Rama: Përdorin të miturit ‘mish për top’, ëndërrojnë t’u merret jeta dhe të kthejnë 21 Janarin!
PD strehë për protestues me maska, Rama: Përdorin të miturit ‘mish për top’, ëndërrojnë t’u merret jeta dhe të kthejnë 21 Janarin!
-
VIDEO
Rama për protestuesit e maskuar: Adhurojnë dhunën dhe kaosin, kanë nevojë për psikolog
Kryeministri Edi Rama i cilësoi protestuesit e maskuar si njerëz që adhurojnë dhunën, molotovët dhe kaosin, ndërsa tha se ata kanë nevojë për psikolog.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme/ Rama: Janë të rinj të ideologjizuar e ekstremizuar nga fryma e Antifa-s, SHBA e ka shpallur organizatë teroriste
Kryeministri Edi Rama tha se të rinjtë që marrin pjesë në protestat e dhunshme janë të ideologjizuar dhe të ekstremizuar nga fryma e Antifa-s, të cilën, siç theksoi ai, presidenti amerikan Donald Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Rama u shpreh se kjo nuk do të thotë që të rinjtë janë terroristë, por se janë pengje të një ideologjie që synon të shkatërrojë dhe të përmbysë gjithçka.
-
VIDEO
Mbi 1400 shkolla rifillojnë mësimin, Kumbaro: Mirënjohje për mësuesit, prindërit të kenë besim tek ta!
Përmes një mesazhi nga ambientet e Ministrisë së Arsimit, Kumbaro bëri të ditur se punonjësit e institucionit kanë vijuar punën pa ndërprerje, fizikisht dhe online pavarësisht dëmtimeve në një pjesë të zyrave.