-
VIDEO
Protestuesit marshim në 'rrugën e Kavajës', policia i ndjek nga pas
Një grup protestuesish kanë nisur marshimin në 'rrugën e Kavajës'.
Ndërkohë policia po i ndjek nga pas.
-
VIDEO
Protestuesit sërish sulm ndaj policisë, breshëri fishekzjarresh e gurësh
Protestuesit kanë sulmuar sërish policinë.
Ata kanë hedhur fishekzjarre e gurë drejt tyrte në qendër.
Blutë i janë përgjighur me gaz lotsjellës.
-
VIDEO
E rëndë, protestuesit dhunojnë efektivin e policisë! E shtrijnë në tokë dhe e rrahin
Disa protestues kanë dhunuar një efektiv policie.
Siç shihet edhe nga pamjet ata e kanë rrëzuar në tokë dhe i gjuajnë.
Të maskuarit largohen me vrap kur vijnë efektivët e tjerë.
-
VIDEO
Selia e PS sërish në shënjestër, protestuesit hedhin kapsolla
Selia e PS sërish në shënjestër të protestuesve.
Pasi thyen xhamat ata kanë hedhur kapsoll
-
VIDEO
RENEA rrethon kryeministrinë, flakë tek Ministria e Brendshme
Forcat RENEA ka zbarkuar te Kryeministria ashtu si një natë më parë.
-
VIDEO
'Tym e flakë', protestuesit zhvendosen sërish te Mininistria e Brendshme, vijojnë me aktet vandale
Protestuesit janë mbledhur sërish te Mininistria e Brendshme.
Ata kanë vijuar me aktet vandale duke sulmuar me gurë e fishekzjarre.
Ndërkohë një pemë është përfshirë nga flakët. Policia hedh ujë me presion për shpërndarjen e tyre.
-
VIDEO
U sulmua me molotov nga protestuesit, Report Tv brenda komisariatit numër 3, xhamat të bëra copash
Report Tv sjell pamjet nga dwmet brenda komisariatit numwr 3, i cili u sulmua me molotov nga protestuesit.
-
VIDEO
Gurë e fishekzjarrë drejt efektivëve të Policisë, protestuesit e dhunshëm zhvendosen te Pedonalja! Përplasje të forta
Përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë janë zhvendosur në zonën e Pedonales në Tiranë.
-
VIDEO
Të shtrirë në tokë, disa efektivë policie të lënduar pasi protestuesit i vendosën flakën Komisariatit nr.3
Disa punonjës policie kanë mbetur i lënduar pasi protestuesit i vendosën flakën Komisariatit nr.3.
-
VIDEO
Balla publikon pamjet, protestuesit sulmojnë me molotov efektivët dhe autobotin e ujit! Policët mes flakëve
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar pamje kur protestuesit sulmojnë me molotovë mbi efektivët e Policisë dhe autobotin e ujit.
-
VIDEO
Akte vandale në Tiranë, protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Komisariatit nr.3! Flakët përhapen me shpejtësi në ambientet e brendshme
Protestuesit e dhunshëm i kanë vendosur flakën Komisariatit nr.3 në zonën e Mine Pezës në Tiranë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket se zjarri është vendosur në ambientet e brendshme të Komisariatit dhe ka marrë përhapje të madhe.
-
VIDEO
Protestuesit dhunojnë qytetarin nga Korça, merret nga ambulanca, nuk dihen shkaqet! Lëndohet edhe një polic
Një qytetar, i ardhur nga Korça në Tiranë, është dhunuar nga disa protestues në sheshin Skënderbej në Tiranë. I gjakosur, i shtrirë në tokë, qytetarit i kanë ardhur në ndihmë punonjësit e Policisë që ndodheshin në terren për të ruajtur rendin. Po ashtu, atij i ka ardhur në ndihmë edhe Elona Lalaj, drejtuesja e Policisë Bashkiake në Tiranë.