-
VIDEO
Tensione te Ministria e Brendshme, protestuesit u drejtojnë lazerë policëve për t’i hutuar
Protestuesit ndodhen në dy anët e rrugës te Ministria e Brendshme duke sulmuar policinë, si dhe po përdorin lazer me qëllimin për t’i shpërqendruar efektivët. Përdorimin e lazerit e kishin lajmëruar edhe nëpër rrjete sociale, si mjet për të hutuar policët
-
VIDEO
'Të miturit përgjigjen penalisht që në moshën 14 vjeç', Ministria e Brendshme paralajmëron të rinjtë në protesta: Largohuni nga dhuna!
Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, thotë se situata është nën kontroll, pavarësisht akteve të dhunës, përfshirë sulmin ndaj Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ajo u bën thirrje prindërve të vijojnë bashkëpunimin për të shmangur përfshirjen e fëmijëve në përplasje.
-
VIDEO
'Apo i doni në euro?', protestuesi nxjerr tufën me dollarë dhe ua hedh policëve para Kryeministrisë!
Një protestues ka nxjerrë një tufë me dollarë dhe i ka hedhur drejt policëve të rreshtuar para Kryeministrisë gjatë protestës në Tiranë
-
VIDEO
Protestuesi i maskuar u dërgon puthje policëve, përshëndetet me grusht me efektivin
Protestuesi i maskuar që ‘flet’ vetëm me gjeste, tashmë i është afruar kordonit të policisë te kryeministria duke u bërë shenja me puthje e zemra. Më pas, drejton grushtin në shenjë përshëndetjeje dhe i afrohet një efektivi duke e takuar, e më pas i dërgon puthje.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme/ Thyeu dhe plaçkiti bankomatin në Tiranë bashkë me persona të tjerë, arrestohet 15-vjeçari
I mituri, bashkë me persona të tjerë, gjatë protestës së dhunshme 4 ditë më parë theu dhe tentoi të vidhte paratë nga në një bankomat në Tiranë.
-
VIDEO
Zemra e puthje nga sheshi para kryeministrisë, protestuesi i maskuar dërgon mesazhe ‘paqeje’
Një protestues i maskuar, i cili ka fituar famë në rrjetet sociale për shkak të gjesteve të tij me duar duke mos thënë asnjë fjalë, ka bërë një tjetër komunikim përmes ‘gjuhës’ së tij të veçantë.
Protestuesi, i cili përdor edhe maska me shkrime e syze për ski, bën formën e zemrës me duar dhe dërgon puthje. Në dorë mban edhe një shkop.
-
VIDEO
Nuk isha në protestë o vëlla, s’kam bërë gjë’, efektivi i ‘Operacionales’ i përgjigjet me shkop gome të riut
Një efektiv i Forcave Operacionale ka qëlluar me shkop gome një protestues, i cili mes ulërimash dhe lutjesh, po përpiqej t’i shpjegonte se nuk ka lidhje me sulmet e protestuesve. I riu, të cilin efektivi nuk e lëshonte nga duart, ishte pa maskë.
Djali: S’kam bërë gjë! Nuk isha o vëlla! Nuk isha në protestë unë!
Një vajzë duke filmuar: Mos, mos, mos! Lëre, çfarë po i bën? Pse e dhunon? Arrestoje, s’ke të drejtë ta dhunosh!
Djali: Më lër mo burrë!
-
VIDEO
Fëmijë të maskuar në protestë, demokratja Kuçana i prezanton si studentë! Balla publikon pamjet dhe ironizon: Merr like nga Saliu
Mes akuzave të mazhorancës se Partia Demokratike po përdor fëmijët si “mish për top” në protestat e dhunshme në Tiranë, Taulant Balla ka publikuar një video ku demokratja Ilirjana Kuçana shfaqet e rrethuar nga një grup të miturish me fytyra të mbuluara, të cilëve u referohet si studentë.
-
VIDEO
Polici u shpërndan ujë protestuesve të maskuar, Balla: E kanë hak rritjen e pagës
Një efektiv u ka shpërndarë shishe uji disa protestuesve të maskuar. Videoja është postuar nga Taulant Balla, i cili shkruan:
“E kanë hak rritjen e pagës”, duke iu referuar premtimit të kryeministrit Rama se nga 1 janari, policët do të kenë rritje të konsiderueshme page dhe 2500 euro shpërblim për policët në frontin e sulmeve.
-
VIDEO
Pamje me dron/ Zvogëlohet numri i protestuesve në sheshin para kryeministrisë
Një grup i vogël protestuesish kanë mbetur në sheshin para kryeministrisë. Pamjet me dron tregojnë disa protestues të shpërndarë nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit.” Protestuesve u janë bashkuar edhe Arlind Qori e Agron Shehaj.
Vihet re se ka mungesë të protestuesve të maskuar, ndërsa deri tani ka pasur shoqërime të herëpashershme nga policia.
-
VIDEO
Protestuesit e maskuar përdhosin monumentin 'Lahuta e Malcis' në Lezhë! Pjerin Ndreu: Fali o Zot, se s’dinë ç’bëjnë!
Monumenti kushtuar veprës së At Gjergj Fishtës, i vendosur në qendër të Lezhës, është dëmtuar gjatë protestës. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka publikuar pamjet e ngjarjes.
-
VIDEO
Protestuesit rrethojnë policët, i riu u shpëton nga duart dhe ia mbath me vrap! Tentojnë të pengojnë shoqërimet
Një i ri u ka shpëtuar nga duart efektivëve të policisë te Blloku i Ministrive, teksa po shoqërohej pas sulmeve të protestuesve. Ndërsa policët po përpiqeshin ta shoqëronin, protestues të tjerë i kanë rrethuar për të penguar ndërhyrjen. Në këtë moment, i riu ka arritur të shkëputet nga efektivët dhe ia ka mbathur me vrap.