-
VIDEO
Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, djegin kosha mbeturinash e tentojnë të shkatërrojnë kioska
Protestuesit kanë nisur një marshim nëpër rrugët e Tiranës pasi janë larguar nga Ministria e Arsimit. Në “Rrugën e Barrikadave” kanë djegur disa kosha mbeturinash.
-
VIDEO
'Pse t’u gjuajmë tulla policëve? S’kanë faj', apeli i qytetarit mes protestuesve: Të mos biem pre e politikës së keqe!
Një protestues ka bërë thirrje që qytetarët të mos përplasen me efektivët e policisë, gjatë ditës së gjashtë të protestave antiqeveritare në Tiranë. Përmes mikrofonit të mediavve, ai u kërkoi të gjithë protestuesve të mos përdorin dhunë ndaj policëve dhe këtyre të fundit të frenojnë nga kundërpërgjigja duke theksuar se ata nuk janë përgjegjës për situatën por politika që ka sunduar në këtë vend për mbi 35 vjet.
-
VIDEO
Protestuesit sulmojnë me gurë e vënë zjarre, policia reagon me gaz lotsjellës
Një tjetër përplasje mes protestuesve që gjuajnë me gurë dhe policisë, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Protestuesit kanë nisur të vënë edhe zjarre nëpër rrugë dhe të hedhin kapsollë.
Në terren ndodhen 2 makina ujëhedhëse.
-
VIDEO
Protesta te Ministria e Arsimit, gazetarja goditet me gur, protestuesit i hapin rrugën ambulancës
Protestuesit e pozicionuar para Ministrisë së Arsimit i kanë hapur rrugën një ambulance pasi gazetarja Elira Kadriu raportohet të jetë lënduar pasi është goditur me gur në pjesën e legenit. Megjithatë, nuk munguan as thirrjet “hape bagazhin.”
-
VIDEO
Protesta te Ministria e Arsimit, protestuesit të acaruar me policinë: Keni fëmijë ju? Na vratë ore!
Disa protestues kanë shkëmbyer disa fjalë të ashpra me një nga policët brenda autobotit të ujit te Ministria e Arsimit.
-Keni fëmijë ju ore?
-Na vratë ore!
-Jeni shqiptarë a ça jeni? Çfarë janë këta?
-
VIDEO
Protesta te Ministria e Arsimit, protestuesit i hapin rrugën ambulancës, një gazetare e lënduar
Protestuesit e pozicionuar para Ministrisë së Arsimit i kanë hapur rrugën një ambulance pasi një gazetare raportohet të jetë lënduar. Megjithatë, nuk munguan as thirrjet “hape bagazhin.”
-
VIDEO
Nisin përgatitjet për përplasje pranë Ministrisë së Arsimit! Protestuesit shkulin pllakat e trotuareve për t'i përdorur kundër policisë
Protestuesit e mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë kanë nisur të shkulin pllakat e trotuareve, ndërsa protesta antiqeveritare hyn në ditën e gjashtë. Wshtw ora 13:20 dhe siç shihet edhe nga pamjet që vijnë nga terreni, disa prej tyre po i grumbullojnë pllakat e shkulura, duke i bërë gati për t'i përdorur kundër forcave të policisë. Kjo ndodh ende pa nisur përplasjet, ndërsa gjatë pesë ditëve të mëparshme gurët dhe pllakat e trotuareve janë përdorur nga protestuesit për të goditur efektivët e rendit.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme hyjnë në ditën e gjashtë, mes turmës pranë Ministrisë së Arsimit shfaqet Luiz Ejlli
Ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë po mblidhen qytetarë të shumtë për ditën e gjashtë të protestave antiqeveritare, mes turmës është shfaqur edhe Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania. Prania e tij vjen në një kohë kur protestuesit po grumbullohen për të vijuar protestat, të cilat gjatë pesë ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje të dhunshme.
-
VIDEO
Pas përplasjeve, dita e 6-të e protestës nis me këngë e valle! Protestuesi gris certifikatën e olimpiadës së Historisë
5 ditët e fundit me përplasje para Ministrisë së Arsimit, u kanë lënë vendin këngëve e valleve të protestuesve.
-
VIDEO
Pas përplasjeve, dita e 6-të e protestës nis me këngë e valle! Protestuesi gris certifikatën e olimpiadës së Historisë
Pas përplasjeve, dita e 6-të e protestës nis me këngë e valle! Protestuesi gris certifikatën e olimpiadës së Historisë
-
VIDEO
Pastrohet zona para Ministrisë së Arsimit, qarkullimi vijon normalisht! Bizneset kryesisht të mbyllura
Pas përplasjeve të forta një ditë më parë, “Rruga e Durrësit” e më konkretisht, pjesa përpara Ministrisë së Arsimit, është në rutinën e zakonshme të përditshmërisë.
-
VIDEO
Dëmtimet e rrugëve nga protestat, Braçe: Mirënjohje për mundin e sakrificën e çdo punëtori për të rikthyer normalitetin
Nga ura te Piramida, Erion Braçe ka ndarë disa pamje të punonjësve të bashkisë që vijojnë punën për mirëmbajtjen e qytetit, pas protestave të dhunshme që kanë shkaktuar dëmtime të shumta nëpër rrugë.