• VIDEO

    Mallakastër/ Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Belishovë, shkrumbohen sipërfaqe me shkurre dhe pisha

    Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastër. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte duke shkrumbuar dhjetra hektarë.

    Shërbimet zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga mjetet e ushtrisë po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor për të bërë të mundur izolimin e flakëve të cilat të favorizuara nga era janë përhapur në drejtime tę ndryshme duke dalë jashtë kontrollit.

    Ndërkohë, vatrat e zjsrrit janë ende aktive edhe në kodrat e Gorishovës, por me intensitet të ulët.

  • VIDEO

    Elbasan/ 2 të mitur mbyten në lumin Shkumbin! 8-vjeçari dhe 10-vjeçari po ruanin disa bagëti me një person të rritur dhe u shkëputën për t’u larë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Labinot Fushë të Elbasanit, ku 2 të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

  • VIDEO

    Gjendet i pajetë roja në portin e Sarandës! Familjarët të revoltuar: Ka 4 ditë që ka vdekur, s'na lënë të marrim trupin nga morgu

    Policia e Sarandës njofton se sot është gjetur pa shenja jete trupi i një 64-vjeçari, i punësuar si roje në portin e Sarandës. Familjarët e të moshuarit thonë se kishin humbur kontaktet me 64-vjeçarin prej 4 ditësh. Ata shprehen të revoltuar me institucionet në Sarandë pasi nuk i lejojnë të marrin trupin nga morgu.

  • VIDEO

    Përplasjet Lapaj-Shabani, Dashnor Sula për Report Tv: E parashikova këtë situatë me mandatet! PD ka marrë pushimet, e shkëputur nga njerëzit

    Deputeti i PD Dashnor Sula tha se e parashikoi më herët se do të ndodhin këto përplasje për mandatet. Sula deklaroi se Adriatik Lapaj duhet që ti qëndrojë deklaratave që ka bërë, i cili sipas tij premtoi se nuk do të futej në Kuvend nëse merrte një mandat.

  • VIDEO

    Dibër/ Radhë të gjata mjetesh në pikën kufitare të Bllatës, punohet me dy sportele

    Fluksi i qytetarëve drejt Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës. Në këtë pikë po punohet me dy sportele, ndërsa fluksi më i madh është gjatë fundjavës.

  • VIDEO

    Tiranë/ Zjarr në një godinë të pabanuar në rrugën ‘Islam Alla’, shuhet falë ndërhyrjes së zjarrfikësve

    Një zjarr është regjistruar këtë të premte në ambientet e një godine të pabanuar në rrugën “Islam Alla”.

  • VIDEO

    Pogradec/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në fshatin Cërravë, era favorizon flakët

    Një vatër zjarri është aktivizuar në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Cërravë të Pogradecit.

    Aktualisht vatra është tepër e gjerë ndërsa po favorizohet edhe nga era.

    Kodra është kryesisht me bimësi të ulët. Ndërsa në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, forcat e pyjores dhe policia për te lokalizohet flakët të cilat po përhapen masivisht.

  • VIDEO

    Kryeministri Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

    Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale.

    Në takimin me përfaqësuesit e teknologjisë që u zhvillua në Berat, Edi Rama tha se duhet ende sensibilizim për këtë pjesë.

    “Në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë vetëm me cash, që gjithë transaksionet financiare të jenë dixhitale. Për këtë na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibizilim. Teknologjia nuk mungon. Besoj që nëse do dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës që do dimë të ecim, kjo është e realizueshme dhe do çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

  • VIDEO

    “Publiciteti mbaroi, kthehemi të japim lajmet”, Rama batuta me përfaqësuesit e teknologjisë në Berat

    Kryeministri Edi Rama ishte në Berat ditën e sotme ku pati një takim maratonë me përfaqësues të teknologjisë.

    Takimi, që ishte i ndarë në dy sesione, pas nisjes së pushimit të parë, filloi me fjalën e Ramës për të dhënë konkluzionet.

    Kreu i ekzekutivit e nisi fjalën duke vlerësuar verën e zonës së Beratit dhe Kuçovës. E fill pas kësaj, që me humor e konsideroi si publicitet, Kryeministri nisi me dhënien e lajmeve.

    “Duke qenë se jemi në mes të sezonit turistik, dua të përfitoj nga rasti t’ju them të gjithë dashamirësve apo kuriozëve që shtohen dita-ditës, të verës shqiptare, se vetëm nga kjo kantinë kanë kaluar 30 mijë degustatorë, dhe ndërkohë kjo zonë, Kuçova dhe Berati, janë bërë një destinacion i shumë më tepër vizitorëve vetëm për rrugën e kantinave të verës. Publiciteti mbaroi, kthehemi të japim lajmet”, deklaroi Kryeministri.

  • VIDEO

    Një ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale, Rama: Nëse krijojmë kabinet me AI, do të jetë historike

    Pasi e artikuloi fillimisht idenë e një kabineti qeveritar me Inteligjencë Artificiale, Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet këtij plani.

    Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se në kabinet do të ketë edhe një ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale.

    Në përfundim të takimit me përfaqësues të teknologjisë në Berat, Rama kërkoi prej zhvilluesve që nëse arrijnë të krijojnë model të Inteligjencës Aritificiale për ministrin, do të jetë ide e mirëpritur.

    Sipas Ramës, kjo do të jetë pikënisja për të pasur të gjithë kabinetin me Inteligjencë Artificiale, çka do të shënojë moment historik.

    “Të gjithë ju që jeni këtu, të na ofrojnë sipas tyre draft programin e “AI Albania 2030”, ku do të jetë Shqipëria në Inteligjencë Artificiale në 2030 për të na e prezantuar, diskutuar dhe miratuar dhe pastaj ne për ta marrë e për ta çuar në Parlament si pjesë të programit të qeverisë. Shtoj këtu se ministrin e Shtetit për Inteligjencën Artificiale do ta zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj. Nëse do arrini dot të krijoni një model të Inteligjencës Artificiale që të zgjedhi ministrin, do të jetë hapi i parë drejt momentit historik kur Shqipëria do të jetë e para që të ketë qeverinë të tërën me ministra dhe me Kryeministrin me Inteligjencë Artificiale. Aty pastaj do kalojmë në nivel tjetër, se do punojë IA dhe ne të tjerët do bëjmë muhabet për politikën, pa pasur mundësi që të marrim asnjë vendim”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

  • VIDEO

    Vijon zjarri në Belishovë, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët, era favorizon përhapjen e tyre

    Ndërsa në masivin pyjor të Drenovës dhe në kodrat me ullishte të Gorishovës, situata nga zjarri është nën kontroll, në Belishovë mbetet ende aktive një vatër zjarri.

    Shërbimet zjarrfikëse janë duke punuar në terren të vështirë për neutralizimin e flakëve me mjete rrethanore, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve duke vështirësuar ooeracionin per izolimin e zjarrit.

  • VIDEO

    Rama flet pas takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë: Sfidat për Shqipërinë në BE

    Edi Rama flet pas takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve në Berat, mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë2030 në Bashkimin Europian.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv