-
VIDEO
Me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
I riu u kap në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje.
-
VIDEO
Zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Reshjet e shiut ndihmojnë në shuarjen e disa vatrave! Ka aktive, por me intensitet të ulët
Shirat e rëna pas mesnatës në Drenovë të Mallakastrës kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave të zjarrit, veçanërisht në ato zona ku ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ishte e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin, dëme të shumta materiale! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit.
-
VIDEO
Makina në Korçë përfshihet nga flakët, vetëm dëme materiale
Një makinë tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës.
-
VIDEO
Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit një shtetas të dyshuar si përgjegjës për zjarrin e rënë mbrëmjen e së enjtes në Borsh. Sipas burimeve bëhet me dije se bëhet fjalë për Madrit Kostën, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Dyshohet se ai është autori i zjarrvënies që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në zonën bregdetare.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
-
VIDEO
Spahiu: Në Shqipëri ka të burgosur që kanë më shumë lekë se buxheti vjetor i burgjeve
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se problem sot në burgje është futja e telefonave dhe e sendeve të tjera të paligjshme. Spahiu tha se në Shqipëri, ka të burgosur që kanë më shumë lekë, se buxheti vjetor i burgjeve.
-
VIDEO
Ndërtimi i ujësjellësit për fshatrat Bardhaj dhe Bleran, përfitojnë 800 familje
Në bashkëpunim me shoqërinë rajonale të ujësjellës kanalizime, Bashkia Shkodër prej 1 muaj ka nisur punën për ndërtimin e ujësjellësit të fshatrave Bardhaj dhe Bleran.
-
VIDEO
Zjarri në Drenovë, flakët përhapen drejt kodrave të Gorishovës, në ndihmë edhe 4 mjete zjarrfikëse të ushtrisë
Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u përhapur në një sipërfaqe shumë të gjerë.
Më herët një situatë kritike është tejkaluar pranë grupeve të puseve të naftës 25 dhe 38 ku flakët janë afruar shumë pranë duke krijuar një situatë alarmante.
Kanë qënë mjetet zjarrfikëse të Fierit, Mallakastrës, Roskovecit, Beratit, Patosit dhe Albpetrolit që kanë vijuar pa ndërprerje përballjen me flakët deri në neutralizimin e tyre, ndërsa situata është ndjekur në terren edhe nga kreu i Albpetrol Eltar Deda.
Tashmë kanë mbërritur edhe 4 mjete zjarrfikëse të ushtrisë të cilat po ndihmojnë për të vëne nën kontroll flakët të cilat të favorizuara nga era po përhapen në disa drejtim
-
VIDEO
Berat/ Zjarr në fshatin Poshnje, flakët rrezikuan banesat, neutralizohen nga forcat zjarrëfikëse
Një zjarr ka rënë sot në fshatin Poshnje në Bashkinë Dimal. Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, duke rrezikuar shumë banesa që ndodheshin aty pranë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Dimalit dhe Beratit si dhe forcat e ushtrisë së Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje.
Zjarrëfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë flakëve dhe kanë shmangur rrezikun e përhapjes së tyre drejt shtëpive. Për fikjen e zjarrit në fshatin Poshnje kanë ndihmuar edhe helikopterët e ushtrisë,me hedhjen e ujit nga lart.
Aktualisht zjarri është fikur, ndërkohë që zjarrëfikësit janë duke monitoruar disa vatra që vazhdojnë të jenë të nxehta, për të shmangur rrezikun e riaktivizimit të tyre.
Si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar shumë hektar pemë frutore dhe ullinj,por ende nuk ka një përllogaritje të saktë të dëmeve të shkaktuara nga zjarri në këtë zonë.
-
VIDEO
Zjarri në Drenovë/ Flakët përhapen drejt zonës së banuar, forcat zjarrfikëse në terren
Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar sërish mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës edhe pas ndërhyrjes së dy helikopterëve të cilët filluan operimin në zonë rreth orës 11:00.
Të favorizuara nga era flakët janë përhapur sërish në një sipęrfaqe të gjerë, duke iu afruar jo vetëm puseve të naftës, por edhe po avancojnë drejt zonës së banuar.
Shërbimet zjarrfikëse, efektivët e ushtrisë, e të emergjencave civile, janë duke punuar për të mbajtur nën kontroll flakët, ndërsa janë kërkuar përforcime nga Lushnja, Berati dhe Tirana.
-
VIDEO
Qendra për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve, Manja inspekton punimet: Shqipëria në pararojë të drejtësisë restauruese
Punimet në kantierin e Institutit të ri për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve, që po ndërtohet në Mëzez të Tiranës janë inspektuar sot nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
-
VIDEO
Riorganizimi i inspektimeve, 14 institucione ‘shkrihen’ në 3 inspektorate të mëdha; Ushqim, territori-mjedisi dhe shëndetësia
14 institucione inspektuese në vend do t’i nënshtrohen riorganizimit dhe grupimit të tyre në 3 inspektorate qendrore. Qeveria ka miratuar vendimin që prek Agjencinë Kombëtare të Barnave, Ushqimit, Veterinarisë e deri tek IKMT-të.