-
VIDEO
Lezhë/ E ëma alarmoi policinë se kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh 8-vjeçari në plazhin e Shëngjinit
Policia thotë se pas njoftimit të nënës së fëmijës, shërbimet policore që patrullojnë me biçikleta u angazhuan menjëherë dhe e lokalizuan të miturin pranë një hoteli.
-
VIDEO
Vijon zjarri në malin e Dukatit, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse! Po punohet me lopata dhe degë peme
Vijon lufta me flakët e zjarrit në malin e Dukatit. Forcat e zjarrfikësve të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë por dhe malor e bën të pa mundur ndërhyrjen e mjetit, dhe zjarrfikësit janë duke punuar me lopata apo dhe me degë peme për të izoluar flakët dhe shuar ato.
-
VIDEO
U mbytën në lumin Shkumbin, përcillen sot për në banesën e fundit dy vëllezërit e mitur
Përcillen sot për në banesën e fundit dy vëllezërit e mitur, që u mbytën një ditë më parë në ujërat e lumit Shkumbin.
-
VIDEO
‘I famshmi’ i hotel Drilonit sherr me kryeplakun e Tushemishtit për një rrugë, i vë gardh! 4 në hetim
Pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, Jetmir Muçllari dhe djali i tij 26-vjeçar, Johan Muçllari, janë përfshirë në episod dhune me kryeplakun e Tushemishtit. 4 në hetim. Përplasja fizike mes tyre ndodhi pranë parkut të Drilonit, dhe motiv duket të ketë, një sherr të vjetër për një rrugë.
-
VIDEO
Përplasen 3 automjete në Maliq, 2 të plagosur! Dërgohen në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Symizë të Maliqit. Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
-
VIDEO
Vlorë/ Kryen parakalime të gabuara duke iu rrezikuar jetën qytetarëve, 2 shoferët gjobiten me 100 mijë lekë
Policia Rrugore e Vlorës ka gjobitur me 10 000 lekë dy drejtues automjetesh pasi kryen parakalime të gabuara në aksin rrugor “Dhimitër Konomi” dhe në aksin “Vlorë - Fier”
-
VIDEO
Të rinjtë në ‘kurthin’ e internetit! Psikologia për Report Tv: Prindërit dhe shkolla s’po bëjnë detyrën!
Një statistikë e realizuar nga Eurostat, ka renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Vetëm gjysma e të rinjve shqiptarë, zotërojnë aftësi digjitale bazë, shumë poshtë nga mesatarja e BE-së, rreth 71%.
-
VIDEO
Denoncimi: Hapet 3 km rrugë në pyllin pranë Kishës së Laçit! Bashkia për Report Tv: S'e dimë autorin... bëmë kallëzim
Opozita në Kurbin denoncon dëmtimin e një sipërfaqe të madhe pyjore dhe hapjen e një rruge të paligjshme, afro 3 kilometra, në zonën e mbrojtur pranë Kishës së Shna Ndout në Laç. Sipas saj, institucionet kanë heshtur, dhe kërkojnë ndërhyrjen e SPAK-ut. Në një reagim për Report TV, Bashkia Kurbin konfirmon se ka bërë kallëzim penal dhe se çështja është tashmë në hetim nga Prokuroria e Lezhës.
-
VIDEO
Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë
Që prej arrestimit të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në këtë pikë hyrjeje ka pësuar ngarkesa të ndjeshme, duke sjellë radhë të gjata automjetesh çdo ditë.
-
VIDEO
99% e të rinjve shqiptarë online çdo ditë, por 50% pa njohuri digjitale
Të rinjtë shqiptarë pothuajse jetojnë online. Raporti i Eurostat tregon se 99% e grupmoshave 16-29 vjeç kanë përdorur internetin çdo ditë vitin e kaluar. Por qëndrimi në rrjete sociale apo shërbime të tjera online nuk përkthehet në rritje të aftësisë digjitale. 50% e tyre nuk kanë njohur për zhvillimet teknologjike
-
VIDEO
‘Do rikthehemi sërish’! Të huajt në Sarandë: Kemi edhe ne bregdete, por nuk krahasohen me këtë bukuri
Qyteti bregdetar i Sarandës po tërheq vizitorë nga e gjithë bota. Turistët shijojnë ujin e kristaltë si dhe mikpritjen. Ata thonë se pëlqejnë ushqimin e se do riktheheshin sërish pasi pamja s’ka të krahasuar me vendet e tjera që kanë shëtitur
-
VIDEO
Vlorë/ Parkoi makinën në mënyrë të parregullt duke bllokuar edhe kalimin e një ambulance, nis hetimi për shoferin
Drejtuesi i një automjeti në Vlorë i cili parkoi në mënyrë të parregullt duke bllokuar kështu edhe kalimin e një autoambulance do të hetohet në gjendje të lirë.