-
VIDEO
Protestuesit sulm Kryesisë së Kuvendit, thyejnë dritaret dhe derën! Policia hedh gaz lotsjellës
Protestuesit janë vendosur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku kanë thyer dyert dhe dritaret e Kryesisë së Kuvendit. Policia ka reaguar menjëherë me gaz lotsjellës.
-
VIDEO
Akte vandale në kryeqytet, protestues të maskuar i vënë flakën derës së Ministrisë së Ekonomisë
S'kanë të ndalur aktet vandale të protestuesve në Tiranë. Një grup me maska i kanë thyer dhe i kanë vënë flakën derës së Ministrisë së Ekonomisë.
Fatmirësisht flakët u shuan në kohë, pa arritur që të marrin përmasa më të mëdha.
-
VIDEO
Protestuesi para Kryeministrisë: Jemi kundër kësaj qeverisje, kanë shkatërruar reformën në drejtësi
Para kryeministrisë ku edhe janë zhvendosur protestuesit, njëri prej tyre tha se janë kundër kësaj qeverie. Sipas tyre kryeministri Edi Rama ka shkatërruar reformën në drejtësi
-
VIDEO
'Kjo nuk është protesta e studentëve', Koçiu nga Qyteti Studenti: Konviktet u kthyen në shënjestër të dhunës! Çdo akt do të hetohet deri në fund
Nga Qyteti Studenti, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar aktet e dhunës gjatë katër ditëve të fundit në Tiranë, sidomos pamjet e një dite më parë duke dënuar aktet vandale tek konviktet, një vend ku të rinjtë duhet të ndihen të sigurt,
Koçiu tha se studentët kanë të drejtë të dëgjohen dhe të marrin përgjigje për kërkesat e tyre, por këmbënguli se aktet e dhunës nuk përfaqësojnë studentët dhe kërkesat e tyre. Ajo paralajmëroi se aktet e dhunës do të hetohen dhe u bëri thirrje studentëve që jetojnë në konvikte të qëndrojnë të qetë duke falenderuar efektivët e Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Plaçkitje e akte vandalizmi, Report Tv siguron pamje nga shoqërimi i protestuesve të dhunshëm në Tiranë
Report Tv ka siguruar pamje nga momentet e shoqërimit drejt komisariateve të disa protestuesve të dhunshëm në Tiranë.
Gjatë këtyre ditëve të protestave, Policia e Shtetit ka arrestuar gjithsej në të gjithë vendin 152 persona, ndërsa 324 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.
Bilanci më i lartë i arrestimeve është regjistruar në kryeqytet, ku protestat janë shoqëruar me akte dhune dhe vandalizmi.
-
VIDEO
Protesta në Tiranë, protestuesit marshim drejt Ministrisë së Ekonomisë! Hedhin gurë drejt policisë
Protestuesit kanë vijuar marshimin drejt Ministrisë së Ekonomisë.
-
VIDEO
Protestuesish shqyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen brenda godinës! Planifikojnë t'i vënë zjarrin
Protestuesit kanë thyer derën e godinës së Ministrisë së Ekonomisë në Tiranë.
Një pjesë e tyre janë futur brenda, ndërkohë që planifikohet që t'i vihet flaka godinës.
-
VIDEO
Tensione para komisariatit në Gjirokastër, prindërit kërkojnë lirimin e të shoqëruarve! Protestuesi i thyen telefonin gazetarit të Report TV
Dhjetera protestues, kryesisht nxënës protestuan para komisariatit të Gjirokastrës, ku nisën dhe shoqerimet. Të revoltuar janë prindërit që kërkojnë lirimin e fëmijëve. Në momente tensioni një protestues që kërkon të mos xhirohet i thyen telefonin gazetarit të Report tv, Piro Nase.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme/ 152 të arrestuar dhe 324 nën hetim në 3 ditë, 127 u vunë në pranga vetëm në Tiranë! 23 u kapën në Durrës, 2 në Korçë (EMRAT)
Në tre ditë protesta të dhunshme në Tiranë dhe një ditë në rrethe, Policia e Shtetit ka arrestuar gjithsej 152 persona, ndërsa 324 të tjerë janë vënën nën hetim në gjendje të lirë.
-
VIDEO
Sulmet me gurë drejt policëve, hidhet sërish ujë dhe gaz lotsjellës te Ministria e Arsimit
Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës te Ministria e Arsimit për shpërndarjen e protestuesve.
-
VIDEO
Protestuesi 23-vjeçar i kërkon policisë të heqin autobotin: Nuk kemi gjë me ju, por me qeverinë
Në mes të protestues i thotë Policisë që nuk kanë gjë me ta por me qeverinë. Ndërkohë për Report Tv 23-vjeçari thotë se ka dalë këtu për të ardhmen.
-
VIDEO
Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, 56 protestues të arrestuar, 16 prej tyre të mitur! 97 nën hetim
56 protestues janë vënë në pranga për aktet e dhunshme të së enjtes, ndërsa 97 ndodhen nën hetim. 16 nga të arrestuarit janë të mitur të moshave 15-17 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë 18-43 vjeç. Ditën e djeshme janë lënduar 24 efektivë.