-
VIDEO
Momente paqeje në protestë, të rinjtë shtrëngojnë duart me efektivët dhe këndojnë himnin shqiptar
Momente paqeje në protestë, të rinjtë shtrëngojnë duart me efektivët dhe këndojnë himnin shqiptar
-
VIDEO
Hedh gurë drejt efektivëve, por policia e zmbraps me ujë! Protestuesi në Tiranë nuk kursen gishtin e mesit
Hedh gurë drejt efektivëve, por policia e zmbraps me ujë! Protestuesi në Tiranë nuk kursen gishtin e mesit
-
VIDEO
Protestuesit e maskuar bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave në Tiranë
Sërish tenisone në protestën që po zhvillohet në Tiranë.
Një grup protestuesish të maskuar kanë bllokuar rrugën me koshat e mbeturinave, ndërsa dëgjohen të brohorasin njëzëri.
-
VIDEO
Protesta vijon në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', protestuesit qëllojnë me gurë, policia përgjigjet me ujë
Ndërsa në Tiranë po bie nata, përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit dhe forcat e rendit janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në dy anët e bulevardit. Në mes është selia e kryeministrisë. Grupe protestuesish të maskuar e të shpërndarë në turma lëvizëse po hedhin vazhdimisht gurë drejt efektivëve, ndërsa policia, e vendosur në pozicion mbrojtës, përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës.
-
VIDEO
Dhunë e kaos para Kryeministrisë, protestuesit e maskuar sulm me pllaka trotuari e sende të forta policëve! Efektivët u përgjigjen me ujë e gaz lotsjellës
Protestuesit kanë përshkallëzuar aktet e dhunës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para godinës së Kryeministrisë.
Persona të maskuar kanë sulmuar me pllaka trotuari dhe sende të forta efektivët e Policisë, që janë pozicionuar në mbrojtje të institucioneve.
Nga ana tjetër, 'Blutë' u janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. 2 makina ujëhedhëse janë pozicionuar para godinës së Kryeministrisë.
-
VIDEO
Protesta në Tiranë, mijëra gurë të hedhur drejt policisë mbulojnë asfaltin! Ja si duket bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me mijëra gurë nga pllakat e thyera, që protestuesit po i përdorin për të qëlluar drejt policisë. Protesta vijon, ndërsa forcat e rendit janë pozicionuar në mes të bulevardit.
-
VIDEO
Mes kaosit dhe akteve vandale para Kryeminstrisë, shpërndahet bukë e alkoo
Protesta para Kryeministrisë ka përshkallëzuar në akte vandale.
Por mes tensioneve të protestës në një stol aty pranë ka vendosur disa bukë dhe alkool për të gjithë ata që mund të duan të ushqehen apo kanë ndonjë problem shëndetësor.
-
VIDEO
Protestuesi merr të miturin në protestën para Kryeministrisë! Fëmija qan në mes të turmës
Një protestues ka marrë fëmijën e mitur në protestën që po mbahet te Kryeministria
Siç shihet nga pamjet fëmija duket i trembur dhe qan ndërsa forca të policisë kujdesen për sigurinë e tij.
Një polic ka tentuar t'i japë fëmijës një maskë mes gurëve dhe gazit lotsjellës, por babai i tij nuk ka pranuar.
"Do të vdes këtu", dëgjohet të thotë i rrituri.
-
VIDEO
Jemi me ju, mos na dëmtoni'- Bizneset në Tiranë përballë ankthit të sulmeve të protestuesve, ulin qepenët dhe ngjisin tabela për t'i shpëtuar agresionit
Bizneset në Tiranë kanë qenë në qendër të sulmeve të protestuesve të dhunshëm, gjatë këtyre 4 ditëve të tubimeve.
Të përballur me agresion të vazhdueshëm nga njerëz të maskuar, një pjesë e bizneseve kanë ulur qepenët dhe kanë ngjitur tabela nëpër dyer ku përgjithësisht shkruhet: 'jemi me ju, mos na dëmtoni bizneset'.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme, Demo: U pezulluan 2 policë për tejkalim të kompetencave! Efektivët janë përballur me akte ekstreme, por përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional
Ministri Demo ka njoftuar pezullimin nga detyra të dy efektivëve të Policisë dhe po ashtu ka kërkuar nga Policia përdorimin në mënyrë proporcionale të forcës kundrejt protestuesve.
-
VIDEO
Protesta/ Protestuesit breshëri gurësh efektivëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Protestuesit kanë sulmuar ashpër me gurë efektivët e policisë përballe Kryeministrisë. Policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
-
VIDEO
Në ditën e katërt të protestave, mësimi vijon normalisht në shkollat e Njësisë 5! Braçe publikon pamjet: Fëmijët janë mirë, gjithçka është jetë!
Në ditën e katërt të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar një video nga shkollat e Njësisë 5 në Tiranë, përmes së cilës përcjell një mesazh normaliteti, duke treguar fëmijë që luajnë në oborret e shkollave tw kryeqytetit
Ndërsa protestat dhe bojkoti i mësimit vijojnë prej katër ditësh, Braçe ka zgjedhur të tregojë pamje nga jeta e përditshme në shkollat e Tiranws, duke vënë theksin te siguria e fëmijëve.
“Fëmijët janë mirë, gjithçka është jetë”, shprehet ai në videon e publikuar në rrjetet sociale duke përcjell idenë se, pavarësisht situatës së krijuar nga protestat, në shkollat e Njësisë 5 jeta vazhdon normalisht.