-
VIDEO
Episod përplasjesh, policia tenton të shpërndajë protestuesit me ujë me presion, intensifikohen sulmet me gurë
Policia po hedh ujë me presion për të sprapsur protestuesit, ndërsa këta të fundit po hedhin gurë të shumtë drejt efektivëve.
-
VIDEO
Me tullë në dorë, gati për të qëlluar drejt policisë! Balla publikon pamjet e fëmijës në protestë: Mos i përdorni në akte dhune
Një fëmijë rreth 12 vjeç, me kapuç maskë, me një tullë në dorë, gati për ta hedhur në drejtim të policisë. Këto janë pamjet që ka publikuar në rrjetet sociale kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke ngritur shqetësimin për përfshirjen e të miturve në aktet e dhunës gjatë protestave që tronditën Tiranën ditët e fundit. .
-
VIDEO
Protestat në Tiranë, Çoçoli në Report TV: Dëmi ekonomik mbi gjysëm miliard euro! Ozuni paralajmëron anulime fluturimesh dhe ngecje të turizmit: Jemi kthyer në 97-ën
Dy ekspertët, Fatos Çoçoli dhe Ferjolt Ozuni, paralajmërojnë pasoja për ekonominë dhe turizmin nga protestat. Ozuni pret anulime fluturimesh dhe rezervimesh, ndërsa Çoçoli kërkon ndalimin e dhunës.
-
VIDEO
Protestuesit shkulin pllakat dhe i thyejnë, sulmojnë me gurë efektivët dhe Ministrinë e Arsimit
Protestues të maskuar vijojnë të shkulin pllaka nga trotuaret dhe më pas t’i thyejnë për t’i gjuajtur drejt efektivëve ose Ministrisë së Arsimit. Hera-herës, përplasja mes palëve tensionohet dhe policia hedh ujë për t’i shpërndarë.
-
VIDEO
Sulmet e dhunshme e qyteti në kaos, protesta godet edhe turizmin! Operatorët turistikë: Si në pandemi, presim anulime!
Pamjet e disa turistëve të huaj që tërhiqnin valixhet rrugëve të Tiranës duke u larguar nga vendi mes kaosit, koshave të mbeturinave të djegura, institucioneve të sulmuara, bizneseve të djegura e barrierave të shkulura metalike buzë trotuarit, mund të mos jenë pasoja e vetme e këtyre ditëve.
-
VIDEO
Vijojnë sulmet me gurë te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë! Të tjera shoqërime, vajzat thirrje turmës të ndalojë goditjet
Vijojnë sulmet te Ministria e Arsimit mes protestuesve të maskuar që qëllojnë me gurë drejt policisë. Në përgjigje, policia ka hedhur ujë dhe ka shoqëruar disa protestues.
-
VIDEO
Sulme me gurë efektivëve, tensionohet sërish situata mes protestuesve e policisë, disa të shoqëruar
Një tjetër episod përplasjeje mes protestuesve dhe policisë, e cila është qëlluar me gurë nga pala tjetër. Menjëherë ka nisur hedhja e gazit lotsjellës, si dhe shoqërimet.
-
VIDEO
Protesta në Vlorë zhvendoset te selia e PS-së, protestuesit çajnë kordonin e policisë! Një vajzë humb ndjenjat, dërgohet me ambulancë në spital
Disa prej protestuesve në Vlorë kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hyrë brenda selisë së Partisë Socialiste në qytetin bregdetar
-
VIDEO
Protesta në Durrës, protestuesit grumbullohen para Drejtorisë së Policisë! Kërkojnë lirimin e të ndaluarve
Rreth 20-30 persona janë grumbulluar përpara Drejtorisë së Policisë në Durrës, ku kërkojnë lirimin e personave të ndaluar.
-
VIDEO
Vijon përplasja para Ministrisë së Arsimit, protestuesit gurë efektivëve, hidhet sërish gaz lotsjellës
Vijon përplasja para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit po sulmojnë me gurë efektivët e Policisë, ndërsa forcat e rendit kanë përdorur sërish gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
-
VIDEO
Protestuesit për Report Tv: Duam kushte në shkollë, të mos detyrohemi të emigrojmë! Të na dëgjohet fjala, Rama të dorëhiqet
Një protestues i maskuar tha për Report Tv se gjithçka kërkojnë është kushte më të mira në shkollë, mundësi për punësim pas diplomimit dhe strehim. I riu, i cili ishte i maskuar tha se protesta paqësore s’ka pasur asnjë efekt, ndërsa shprehu mbështetje edhe për protestën e dhunshme të 4 ditëve të fundit, ndonëse kundër sulmit të bizneseve.
-
VIDEO
Protestuesit me maska sulm me gurë efektivëve, Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës
Protestuesit sulmuan me gurë efektivët para Ministrisë së Arsimit. I menjëhershëm ishte reagimi i bluve që ndërhynë duke i shpërndarë me ujë dhe gaz lotësjellës.