-
VIDEO
Akte vandale, protestuesit e maskuar shkulin kangjellat në qendër të Tiranës
Pasi tentuan sulmin ndaj selisë së PS, protestuesit kanë nisur të shkulin kangjellat në qendwr tw Tiranws.
-
VIDEO
Korçë, qytetarja futet mes turmës dhe përplaset me protestuesit
Dy adoleshentët e shoqëruar nga policia gjatë protestës në Korçë janë liruar.
-
VIDEO
Policia ‘stacionohet’ te selia e PS, disa protestues hyjnë brenda tregut çam
Forca të shumta policie ndodhen pranë selisë së PS, ku momentalisht ka edhe përqendrim të protestuesve të maskuar.
-
VIDEO
Protestuesit godasin edhe qepenet e bizneseve te mbyllur
Vijojnë aktet e dhunës në qendër të Tiranës. Protestuesit godasin edhe qepenet e bizneseve të mbyllur
-
VIDEO
Qetësohet situata te ‘Rruga e Durrësit’, policia heq gurët e pllakat nga rruga
Në “Rrugën e Durrësit” gjenden disa patrulla policie si dhe një ambulancë. Në zonë nuk ka shumë njerëz dhe për momentin situata është e qetë.
-
VIDEO
Dhunohen efektivët në Durrës, turma rrethon dhe sulmon 2 prej tyre me shkopinj, gurë e karrige! Pamjet të rënda
Pamje të rënda dhune vijnë nga Durrësi, ku forcat e policisë janë sulmuar me shkopinj dhe sende të forta nga protestuesit. Gjithçka ndodh në fraksion sekondi. Forcat e policisë përpiqen të mbrojnë godinet nga sulmet vandale por turma e madhe me shkopinj e sende të forta rrethojnë 2 policë dhe i sulmojnë ata. Drejt tyre hidhen edhe karrige dhe gurë.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme, Policia: Fëmijët po përdoren në vijën e parë të përplasjeve, siguria e tyre e panegociueshme
Prania e një numri të lartë të miturish në protestën e sotme është shqetësuese për Policinë e Shtetit. Uniformat blu thonë se ata janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta dhe mjeteve të policisë.
-
VIDEO
Tensione në Kukës, të rinj dhe të mitur shkatërrojnë stolat e tabelat rrugore! Sulmohet me gurë edhe Pallati i Kulturës
Pamjet që Report TV sjell nga Kukësi tregojnë grupe të rinjsh dhe të miturish që lëvizin në qendër të qytetit, ku janë shkatërruar stola dhe tabela të qarkullimit rrugor. Sulmeve me gurë nuk i ka shpëtuar as godina e Pallatit të Kulturës. Pranë turmës shihen edhe forca policie, ndërsa ajo që bie në sy është prania e shumë fëmijëve dhe të miturve mes grupeve që po lëvizin nëpër rrugët e qytetit.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Report Tv brenda Ministrisë së Arsimit, shkatërrim, gurë e dokumente të djegura! Çfarë la pas sulmi i dhunshëm
Gazetari i Report Tv, Isa Myzyraj, ka arritur të futet brenda Ministrisë së Arsimit. Pamjet që sjell Report Tv tregojnë shkatërrimin e shkaktuar pas sulmit të dhunshëm me gurë e molotovë nga protestuesit.
-
VIDEO
Sulmohet Posta Shqiptare në Durrës, pamjet e shkatërrimit brenda godinës!
Pamjet që vijnë nga Durrësi tregojnë dëmet e shkaktuara nga sulmi i sotëm ndaj ambienteve të Postës Shqiptare. Xhama të thyer, mobilie të rrëzuara, karrige të përmbysura, tavolina të shkatërruara dhe gurë të shpërndarë në ambientet e brendshme. Kjo është gjendja në të cilën ka mbetur Posta Shqiptare pas sulmit.
-
VIDEO
Protestuesit sulmojnë bizneset në qendër, marrin frigoriferët nga kioskat, i djegin në mes të rrugës! 'Ushqejnë' zjarrin me degë pemësh
Protestuesit kanë sulmuar një kioskë pas Muzeut Kombëtar në Tiranë. Ata kanë marrë frigoriferët dhe iu kanë vënë flakën në mes të rrugës. Po ashtu, protestuesit kanë shkulur edhe degët e pemëve dhe i hedhin në zjarr.
-
VIDEO
Tensione në Elbasan! Studentët thyejnë derën e gjimnazit 'Kostandin Kristoforidhi', djegin koshat e plehrave dhe shkatërrojnë tabelat rrugore
Studentët e Elbasanit janë mbledhur para godinës së Bashkisë, duke thyer sende dhe orendi. Studentët kanë shembur gjithçka u ka dalë përpara, kanë djegur pothuaj të gjitha koshat e plehrave në rrugën kryesore por edhe tabela rrugore. Gjatë protestës ata kanë shembur edhe derën e gjimnazit 'Kostandin Kristoforidhi'