-
VIDEO
Atentat në Tiranë/ Qëllohet drejt 4 personave, midis tyre dy të mitur! Një 11 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital (EMRAT)
Në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri nga Lundra, shtetasit Arenc Stafa, 34 vjeç, një 17 vjeçar, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallën e operacionit. 11 vjeçari, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
-
VIDEO
Vrasja e babait të Roan Brahimit në Lezhë, pamje nga vendngjarja
Report Tv sjell pamje nga vendi ku u ekzektua me armë zjarri babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi. 64-vjeçari u eliminua në lokalin e tij nga persona ende të paidentifikuar, ku i është bërë atentat edhe në vitin 2020.
-
VIDEO
VKM/ Qeveria miraton ligjin për pagesën e orëve shtesë dhe lejeve të pakryera të Policisë! Lehtësirat për efektivet shtatzëna! Ja sa leje jepet për martesë e vdekje
Këshillii Ministrave miratoi sot vendimin pas propozimit të Ministrisë së brendshme, për zgjidhjen e problematikave me lejet vjetore të pakryera, kohëzgjatjen e tyre, orët shtesë të pa shpërblyera, kushtet e policeve shtatzëna dhe rastet e gëzimeve apo fatkeqësive. Do ketë edhe leje 2-6 muaj pa të drejtë page. Shqiptarja.com zbardh VKM e plotë
-
VIDEO
Lezhë/ Vritet me armë zjarri në fshatin Pllanë babai i Roan Brahimit, armikut të Ervis Martinajt dhe financues i dyshuar i vrasjes së Gentjan Bejtjes (EMRI)
Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë të Lezhës. Policia ndodhet në vendngjarje.
-
VIDEO
Moti i keq në Durrës/ Era e fortë afron afër bregut anijen
Si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike në Durrës, një anije që shërben si rimorkiator është afruar pranë bregut të detit.
-
VIDEO
Maliq/ Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagoset 9- vjeçarja që ishte pasagjere
Një aksident ka ndodhur në fshatin në Maliq, ku drejtuesi me inicialet F.B ka humbur kontrollin e mjetit ka ka dal nga rruga. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, ku si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet.
-
VIDEO
Kreu i KLSH-së pret në takim me ambasadorin e Italisë në Tiranë dhe përfaqësues të Guardia di Finanza
Në kuadër të konsolidimit të marrëdhënieve midis Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve italiane, kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, priti sot në një takim ambasadorin italian, Marco Alberti.
-
VIDEO
Vlorë/ Zjarr në Radhimë, përfshihen nga flakët 2 lokale, forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Radhimë, Vlorë, ku janë përfshirë nga flakët 2 lokale, të cilat janë beach bare. Forcat zjarrfikëse dhe policia në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së këtij zjarri.
-
VIDEO
Tirana, epiqendra e politikës evropiane më 16 maj! 'Shtëpia e liderëve' do të ndërtohet në lulishten e sheshit 'Skënderbej'
Tirana do të presë më 16 maj samitin e Komitetit Politik Europian që do të bëjë bashkë liderët e 47 vendeve europiane. Samiti do të organizohet në Sheshin Skënderbej në qendër të kryeqytetit, aty ku do të ngrihen struktura pritëse.
-
VIDEO
Emigrantët kthehen për Pashkë në vendlindje! Mbi 4 mijë persona hynë sot nga kufiri i Kapshticës, s'ka radhë
Kjo e enjte ka shënuar rritje të ndjeshme të emigranteve që kthehen ne vendlindje për Pashke. Sipas të dhënave nga Policia Kufitare e Kapshticës në Korçë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë nga Greqia 4147 persona. Fluksi është menaxhuar ne dy anet e kufirit, ndaj nuk raportohet për radhë.
-
VIDEO
Tensione te ‘Plumbi i artë’, kërcënohet avokati! Debate mes të penduarit dhe 'ushtarit', Hoxha: Mos na bëj si 'kapter Rrahmiu'! Dumani: Suel Çela më tradhtoi, por do e shohim! Seanca shtyhet më 22 prill
Bashkëpunëtori i drejtësisë tha se me Erjon Alibej, i akuzuar si kreu i një prej organizatave kriminale në Elbasan, kishte folur edhe pasi u arrestua. Si u njoh me Suel Çelën, rrugët e komunikimit dhe fjalkalimet sekrete. Hoxha e kundërshton, thotë se porosia ishte për të vrarë djalin e Lulzim Mashës. Avokati Ilirian Duzeni braktisi përkohësisht sallën e gjyqit në GJJKKO: Dumani më kërcënoi, tha "je në ofertë"! pas tensioneve, seanca shtyhet më 22 prill, shtyhen afatet e paraburgimit për të pandehurit
-
VIDEO
Prrenjas/ Përndiqte dhe ngacmonte seksualisht nxënëset, arrestohet mësuesi po tentonte të largohej nga Shqipëria! Shkarkohet edhe nga detyra (EMRI)
Fatmir Hoxha, mësues i Histori Gjeografisë, baba i tre fëmijëve, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse në ambientet e shkollës. Mësuesi në Rrajcë Skenderbej të Bashkisë së Perrenjasit është arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit, në momentin që po tentonte të largohej nga vendi.