-
VIDEO
Pogradec/ Makina del nga rruga në Qafë Thanë-Lin, plagoset pasagjerja, nën hetim shoferi! Zjarrfikësit nxorën të plagosurën, dërgohet në spital
Aksidenti pas daljes së makinës nga rruga ka lënë të plagosur pasagjeren, teksa nën hetim është marrë drejtuesi i mjetit për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, rreth orës 12:45 të pasdites së sotme (16 prill).
Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa e plagosur ka mbetur pasagjerja me inicialet S.Ç. Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga mjeti, ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit, për shkak të dëmtimeve të marra.
-
VIDEO
Kapshticë/ Po trafikonin 8 emigrantë egjiptianë dhe algjerianë drejt vendeve të BE, arrestohen 2 sirianët! Katër prej tyre fëmijë, autorët ndiqeshin prej 2 muajsh (EMRAT)
Operacioni kodohet 'Lugina 1' nga Policia Kufitare e Korçës. Nga hetimet e thelluara të kryera prej 2 muajsh rezulton se të dyshuarit e kanë kryer disa herë këtë veprimtari kriminale më parë, por emigrantët janë kapur nga shërbimet policore, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi
-
VIDEO
Hetimet për Veliajt, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule dëshmon mbi dy orë në SPAK
Mariza Nito, bashkëshortja e Elman Abules, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Ai qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë lidhur me çështjen e Erion Veliajt.
Bashkëshorti i saj, Elman Abule është nën hetim për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës. Abule akuzohet për pastrim parash ndërsa masa e sigurisë iu zbut në arrest shtëpiak iu zbut nga gjyqtari Engert Pëllumbi për shkak të rrethanave familjare.
Më 19 mars ai ishte për rreth 3 orë e gjysmë në SPAK.
-
VIDEO
Veliaj kërkon lirinë, shtyhet seanca në GJKKO! Avokatët kërkojnë kohë të njihen me aktet
Në Gjykatën e Posaçme u shty seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon sërish lirinë. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatëve mbrojtës të Erion Veliajt që të njihen me aktet hetimore.
-
VIDEO
Pak ditë më parë BKH i kontrolloi banesën, sot drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit shkon në SPAK! Hetimet në kuadër të aktivitetit të grupit të Suel Çelës?
Luan Tabaku është thirrur nga Prokuroria e Posaçme ditën e sotme, ku u pa teksa hynte në godinë. Mbeten të panjohura shkaqet dhe rrethanat, nëse ka të bëjë me çështje që lidhen me detyrën, apo me faktorë të tjerë të jashtëm
-
VIDEO
Lushnjë/ Tentoi të grabiste bagëtitë, hajduti plagos me armë gjahu të zotin e shtëpisë
Lushnjë- Një tentativë grabitje ka ndodhur gjatë natës në Lushnjë.
Një 65-vjeçar i cili tentoi të vidhte bagëtitë në një shtëpi në Plug ka rënë në prangat e policisë.
Dedë Dedaj pasi është pikasur nga i zoti i shtëpisë, Flamur Mane, ka nxjerrë armën e gjahut dhe ka plagosur këtë të fundit.
-
VIDEO
Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë: Një vlerë shtuar për Lezhën e Shkodrën turistike
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se punimet për rrugën e re Shëngjin-Velipojë kanë përfunduar. Rama e cilëson këtë rrugë si një tjetër investim që kontribuon në promovimin e Shqipërisë Turistike dhe në zbulimin e bukurive natyrore që vendi ofron
-
VIDEO
Rama ironi me Berishën: Me ‘bufin’ ishim të dytët pas Gjermanisë! Batuta me vajzat: I thoni të dashurit tuaj se e doni edhe kamzali, edhe europian, e jo pjesë të kënetës!
Dhe drejt fundit të fjalës, u kujtoi të rinjve të pranishëm me batutë për bindjet politike, që nëse të dashurat apo të dashurit e tyre ishin me bindje politike të kundërta, t’i bindnin për të votuar numrin 5 dhe të ardhmen europiane.
-
VIDEO
Një grup emigrantësh në Gjadër në ‘protestë’, tentojnë të dëmtojnë dhomat ku qëndrojnë! Vihen në izolim, shtohen masat e sigurisë brenda kampit
Një grup emigrantësh nga kontingjenti prej 40 personash, të cilët mbërritën me anijen marinës Italiane Libra dhe u vendosën të premten në kampin e Gjadrit, kanë tentuar të kryejnë veprime të dhunshme brenda kësaj strukture dhe kanë tentuar të dëmtojnë dhomat.
-
VIDEO
Berat/ Shfrytëzonin të miturin për video banale në TikTok, Gjykata dënon me 3 vite burg babanë, 2 vite për gjyshen! Të atit i hiqet edhe e drejta e prindërimit
Gjykata e Beratit dënoi babain dhe gjyshen e një të mituri të cilin e shfrytëzonin të dilte në rrjetet sociale duke i mësuar të përdorë fjalor banal. Qëllimi i tyre, ishte përfitimi i parave nga klikimet.
-
VIDEO
U kap me kokainë, arrestohet 42-vjeçari në Gjirokastër! Dyshohet se do e shiste në doza
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës.
-
VIDEO
Kryemadhi sulmon Yuri Kim: Ilir Meta u rrëmbye me urdhër të saj
Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Monika Kryemadhi deklaroi se Ilir Meta u arrestua me urdhër të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.E pyetur nëse është e moralshme që Meta të kandidojë si deputet, sa kohë është në hetim, Kryemadhi tha se "është e moralshme. Duke pasur parasysh në këtë sistem që jemi, ku e dimë që kemi bërë një sistem për të dhënë drejtësi, jo për të burgosur njerëzit që janë në hetim."
" Edhe McGonigal që akuzohet për influencën ruse, u gjykua në gjendje të lirë dhe pas 4 muajsh shkoi për të kryer dënimin. Ne i burgosim që janë në hetime dhe pastaj bëjmë gjëra të tjera për t’i larguar nga politika. Rrëmbimi i Metës është bërë me urdhër të një gruaje që e ka patur inat personal që sot është askushi. Yuri Kim që i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë, nga ana tjetër edhe Ramës i një dha mundësi për të treguar që hakmarrjen personale e kryen në mënyrë perfektë me institucionin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë mund të jetë i shumëpritur, por ne s’kemi kërkuar një sistem drejtësie të burgosë 300 veta po 3 mijë vetë, por kemi kërkuar drejtësi për shqiptarët. Nuk mendoj se sot shqiptarët gjejnë drejtësi më kollaj se çfarë kanë pas gjetur më parë.
SI.E./Shqiptarja.com