-
VIDEO
I shkrumbuar totalisht, gjendet i djegur mjeti i autorëve që ekzekutuan babanë e Roan Brahimit në Lezhë
Gjendet i djegur mjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë. Mjeti, i shkrumbuar totalisht, është gjetur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm në Lezhë.
Mjeti është gjetur rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali. Ekspertet e krimeve po ekzaminojnë mjetin e djegur për të zbardhur ndonjë detaj nga kjo ngjarje e rëndë.
-
VIDEO
Altin Dumani në Durrës: SPAK u krijua për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin! Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie s'ka demokraci
Konferenca e 8-të Shkencore Ndërkombëtare u mbajt në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Politike.
Një numër i konsiderueshëm punimesh dhe hulumtimesh me qëllim garantimin e demokracisë dhe drejtësisë ishin temat kryesore të konferencës ndërkohë që në hyrje të saj, fjalën përshëndetëse e morën të ftuarit Altin Dumani dhe Erinda Ballanca.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij theksoi se beteja kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë madhore për institucionet e drejtësisë në vend.
-
VIDEO
Fier/ Dhunuan agjentët e BKH dhe policët, Gjykata lë në qeli dy nipërit e ish-kryebashkiakut Kapllanaj dhe punonjësin e firmës: Nuk i njohëm, s'e dinim kush ishin!
Të dyshuarit Klaudio dhe Ledjan Kapllanaj, gjatë dëshmisë kanë thënë se nuk i kanë njohur agjentët, pasi do të silleshin ndryshe nëse ata do ishin prezantuar. I dyshuar edhe punonjësi i kompanisë, Gerald Kollçaku, të tre mbeten në paraburgim
-
VIDEO
Kanabis me postë nga SHBA në Tiranë/ 3 të arrestuar, në kërkim 2 porositësit
Antidroga e Tiranës goditi një tjetër rast të trafikimit të drogës nëpërmjet postës. Tre persona ranë në prangat e policisë teksa ishin duke marrë pakot me rreth 1.6 kg lëndë narkotike në degë postare në Tiranë dhe në Shkodër.
-
VIDEO
Kandidatja e PS në Fier ironizon sërish Bardhin: Gazo si mu gdhive sot yllo? Di të bësh fushatë, apo vetëm postime me kallëzime! S’ka njeri që të hap derën...
Zegjine Çaushi, kandidatja socialiste në Fier ka vijuar ironinë me Gazment Bardhin, drejtues politik i PD në këtë qark. Në një video tjetër që ka ndarë në rrjete sociale, ajo i drejtohet me ironi duke i thënë se nuk di të bëjë fushatë por vetëm të bëjë postime me kallëzime.
Mes të tjerash, ajo i thotë se nuk mund të takojë njerëz pasi askush nuk ia hap derën. Në fund, Çaushi i përmend edhe numrin 5, numri që mban PS në fletën e votimit.
“Gazo mirë mëngjes yllo si mu gdhive sot? Se ti më rri vonë natën dhe më pi xhin me Gentin tek për tek me sytë me xixa. Populli thotë ata që shëtisin në 2 të natës nuk merren me punë të mira. Po fushatë do bësh Gazo apo vetëm postime me kallëzime. Njerëz do të takosh Gazo apo hiç se s’ka njeri që ta hap derën. Vetmia e madhe e Gazit, as luani nuk është kaq vetëm. Pesën Gazo mos harro”, shprehet ajo.
-
VIDEO
Rama vizitë në një kompani në Kashar, merr dhuratë një fanellë me numrin 5: Me hyrjen në BE, ndryshojnë menjëherë edhe pagat
Gjatë një vizite në një kompani në Kashar, kryesocialisti mori dhuratë një fanelë në të cilën ishte stampuar 'Shqipëri' dhe 'Rama', shoqëruar me numrin 5, renditja e PS në fletën e votimit. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për rëndësinë e hyrjes në BE dhe ndikimin në kompanitë dhe punonjësit shqiptarë.
-
VIDEO
E rëndë në Fier/ Gjendet pa shenja jete poshtë gomës së zetorit 60-vjeçari
Fier-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grecalli, Fier.
Një fermer 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se e ka zënë poshtë zetori teksa ka qenë duke e rregulluar.
Agron Sukulli është gjetur nga fqinjët i pajetë poshtë gomës së zetorit, pranë banesës së tij.
-
VIDEO
Atentati me 4 të plagosur në Tiranë/ Dyshohet se u ngatërrua shënjestra, do ekzekutonin gruan e Roan Brahimit, rivalit të Martinajt! Përdorte ‘G-Class’ si i familjes së ‘Pelikani Security’
Merr tjetër kthesë dinamika e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grupi hetimor ka dyshime se shënjestër e atentatit të ketë qenë gruaja e Roan Brahimajt, babai i të cilit u vra po pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës.
-
VIDEO
Kristi Ramadani, dy medalje bronzi për Shqipërinë në Europianin e Peshëngritjes
Me katër sportistë në pedanë, Shqipëria ia ka dalë të sigurojë dy medalje bronzi në Kampionatin Europian që po mbahet në Moldavi. Ka qenë Kristi Ramadani që ka fituar dy medaljet e bronzta, duke bërë që ekipi ynë të kthehet me sukses nga ky event.
Në peshën deri në 81 kilogramë, Ramadani siguroi medaljet në stilin e shtytjes dhe në dygarësh. Nga gjashtë prova në total, Ramadani ia doli të mbyllte vetëm dy dhe të siguronte medaljet me 337 kilogramë të ngritura në total.
Në stilin e shkëputjes Ramadani ngriti 151 kg për vendin e shtatë, por përmirësoi gjithçka në shtytje, në stilin e preferuar të tij, duke ngritur 186 kg.
-
VIDEO
Detaje nga atentati në Tiranë/ Djali dhe nipi i familjes së 'Pelikan Security' në makinë me 34-vjeçarin Stafa, përgjegjës i sigurisë së kompanisë
Të dhëna të reja kanë dalë nga atentati në Tiranë mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve rezulton se 34-vjeçari Arenc Stafa është shoqëruesi i familjes së pronarit të ‘Pelikan Security’.
Sipas të dhënave dy të miturit rezultojnë kushurinjë të parë me njëri-tjetrin, njëri është djali dhe tjetri nipi i pronarit të 'Pelikan Security' Vesel Bardhi.
Dy të miturit janë ende në sallën e operimit në spitalin e ‘Traumës’ ku ndodhen në gjendje serioze për jetën.
-
VIDEO
Detaje nga atentati në Tiranë/ 17-vjeçari i plagosur rezulton djali i pronarit të ‘Pelikan security’
Një atentat ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme në zonën e Lundrës, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Midis të plagosurve rezultojnë dhe dy të mitur një 17-vjeçar dhe një 11-vjeçar që është në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas Report Tv, 17-vjeçari rezulton djali i pronarit të ‘Pelikan security’.
Të katër të plagosurit ndodhen në sallën e operimit në spitalin e ‘Traumës’. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
-
VIDEO
Atentati më 4 të plagosur në Lundër, Report Tv siguron pamjet nga vendngjarja
Report Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku një atentat ndodhi në Lundër, Tiranë, ku është qëlluar drejt 4 personave, midis tyre dy të mitur.