-
VIDEO
Vlorë, protestuesit marshojnë drejt Bashkisë, qëllojnë me vezë drejt godinës
Protestuesit në Vlorë janë zhvendosur para Bashkisë, ku kanë vijuar protestën në rrugët e qytetit. Ata kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së institucionit.
-
VIDEO
Tensione në Korçë! Studentët sulmojnë me gurë institucionet arsimore dhe komisariatin, policia bllokon rrugën e shoqëron disa prej tyre
Tensionohet situata në Korçë. Gjatë protestës së studentëve, janë sulmuar me gurë institucionet arsimore dhe komisariatin e qytetit. Ata janë pozicionuar rreth godinës ndërsa policia ka bllokuar rrugicën që të çon drejt institucionit. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, forca të shumta të policisë po shoqërojnë studentët një e nga një ambientet e komisariatit të qytetit
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një godinë pranë Ministrisë së Arsimit, zjarrfikësja nis punën për shuarjen e zjarrit
Një godinë është përfshirë nga flakët pranë Ministrisë së Arsimit. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
'Duart e errëta duan t'u vënë maskat fëmijëve tanë', Kumbaro apel prindërve mes protestave: Mos i lini të bëhen viktima të kaosit! Shkollat vijojnë mësimin, mësuesit në detyrë
Nxënësit në rrugë mes protestave në Tiranë, Kumbaro: Mos lejoni që fëmijët të përdoren për qëllime të errëta! Shkollat vijojnë mësimin
-
VIDEO
Protestuesit sulm ndaj policisë te Ministria e Arsimit, efektivët hedhin ujë e gaz lotsjellës
Protestuesit kanë sulmuar efektivët e Policisë gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.
-
VIDEO
Me maskë e shufër hekuri, protestuesi thyen semaforin
Një djalë i maskuar ka hipur në një prej shtyllave të semaforit e më pas duke përdorur një shufër hekuri, e thyen.
-
VIDEO
Protestuesit sulm ministrisë së Ekonomisë, thyejnë dyer e dritare
Protestuesit sulm ministrisë së Ekonomisë, thyejnë dyer e dritare
-
VIDEO
Vijojnë aktet e dhunës, protestuesit me maska shkatërrojnë bankomatin dhe plaçkisin një kioskë! Frigoriferi përfundon në mes të rrugës
Edhe protesta e sotme ka përshkallëzuar në akte të mëtejshme dhune. Protestuesit e maskuar kanë shkatërruar një bankomat pranë Katedrales së Shën Palit duke përdorur një tabelë rrugore, si dhe një kioskë në kryqëzimin e “Rrugës së Elbasanit” ku po marrin çka brenda.
-
VIDEO
Protestuesit e maskuar sulmojnë dhunshëm efektivët, i qëllojnë me kangjella hekuri, gurë e copa dërrasash
Protestuesit e maskuar kanë sulmuar efektivët e Policisë te Ministria e Ekonomisë. Efektivët tentuan të ndërhynin pas akteve vandale ndaj ministrisë, por protestuesit iu kundërpërgjigjën duke i sulmuar me sende të forta.
-
VIDEO
Qëllohet me gurë godina e bashkisë Shkodër dhe Rektorati: Studentët thërrasin: Rama ik! Thyhet dhe dera e PD
SHKODËR- Me thirrjet “Rama ik”, dhjetëra studentë bojkotuan mësimin dhe dolën në protestë. Ata marshuan nga fakulteti i Gjuhëve të Huaja drejt Bashkisë Shkodër, ku qëlluan me gurë godinën e institucionit vendor.
-
VIDEO
Korçë, protestuesit djegin stola dhe karrige në mes të rrugës
Protestuesit në Korçë kanë ndezur zjarr në mes të rrugës, duke mbledhur stola dhe karrige në një grumbull dhe më pas duke u vënë flakën.
-
VIDEO
Protestuesit bllokojnë lëvizjen e automjeteve te ‘Rruga e Elbasanit’
Protestuesit kanë bllokuar plotësisht “Rrugën e Elbasanit” duke mos lejuar kalimin e automjeteve, përveçse një ambulance.