-
VIDEO
Një tjetër grup protestuesish i bashkohet protestës te Ministria e Arsimit, qëllojnë me gurë efektivët! Policia i shpërndan sërish me gaz lotsjellës
Pas ndërhyrjes së parë të Policisë, një tjetër grup protestuesish ka mbërritur te Ministria e Arsimit. Në krye të grupit qëndrojnë persona të maskuar.
-
VIDEO
Protestuesit shkatërrojnë stacionin e urbanëve në Tiranë, xhamat copash në tokë
Protestuesit kanë shkatërruar një stacion urbanësh në Tiranë, duke thyer xhamat e tij. Siç shihet edhe nga pamjet, copat e xhamave janë shpërndarë në tokë.
-
VIDEO
Protestuesit qëllojnë me gurë, policia hedh ujë! Përplasje fizike mes tyre, nisin shoqërimet
Ka rinisur përplasja mes protestuesve dhe policisë, ku gurët morën si kundërpërgjigje hedhjen e ujit.
-
VIDEO
Protestuesit qëllojnë me gurë, policia hedh ujë! Përplasje fizike mes tyre, nisin shoqërimet
Ka rinisur përplasja mes protestuesve dhe policisë, ku gurët morën si kundërpërgjigje hedhjen e ujit.
-
VIDEO
Policia i bën pritë ‘skenarit’ të protestuesve, heq kangjellat vetë nga rruga
Policët i kanë hequr vetë kangjellat nga rruga në mënyrë që protestuesit mos t’i përdorin për akte dhunës.
-
VIDEO
Molotovë dhe gurë drejt një shkolle, tensione gjatë protestës në Korçë
Tensionet në Korçë gjatë protestës kanë vijuar.
-
VIDEO
Protestuesit pajisen me ‘municion’ nga grumbulli i shisheve të qelqit
Protestuesit që ndodhen te Ministria e Arsimit kanë nisur të ‘armatosen’ me shishe qelqi. Mbi një kabinë janë vendosur një grumbull shishesh, të cilat ata zgjaten për t’i marrë.
-
VIDEO
Ilirjana Kuçana debaton me policinë: Ki kujdes, kërko falje!
Një moment debati është regjistruar mes anëtares së PD, Ilirjana Kuçanës dhe policisë.
-
VIDEO
protestë
Policia ka nisur me shoqërimet e para të disa protestuesve që vinin nga parlamenti. Ndërkohë në rrugët e kryeqytetit kanë nisur incidentet e para me zjarre në rrugë e kosha të djegur.
-
VIDEO
Shkodër, protestuesit e maskuar para Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, qëllojnë me vezë derën e godinës
Disa studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë, në shenjë solidariteti me studentët protestues në Tiranë. Gjatë tubimit para Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ata qëlluan me vezë derën e godinës, ndërsa paralajmëruan se protestat do të vijojnë.
-
VIDEO
Studentët në Shkodër i bashkohen bojkotit të mësimit, thirrje për PD: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!
Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar sot mësimin dhe kanë dalë në protestë. Tanimë i janë drejtuar bashkisë dhe po bëjnë thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”
-
VIDEO
Protestuesit djegin koshat e plehrave në mes të rrugës së Elbasanit, bllokojnë qarkullimin në njërin kah
Protestuesit marshuan në rrugën e Elbasanit duke bllokuar qarkullimin për pak kohë në njërin kah. Disa protestues shkulën tabelat e sinjalistikës rrugore dhe dogjën koshat në mes të rrugës. Ata u ndalën edhe te shkolla e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” dhe bënë thirrje për bojkot mësimi.