-
VIDEO
Elbasan/ Makina përfshihet nga flakët në qendër të qytetit, nuk dihen shkaqet
-Një makinë është përfshirë paraditen e sotme (5 mars) nga flakët në qendër të Elbasanit, pranë drejtorisë së policisë.
Sipas burimeve për Report Tv fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
-
VIDEO
Tiranë/ Tentoi të vriste me armë kushëririn, i riu bie në pranga pas 5 muajsh arrati! I ati e vëllai bashkëpunëtorë në krim
Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi në 2024-në ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij. I riu Mario Nela ishte në arrati prej 5 muajsh dhe u vu në pranga në Tiranë.
-
VIDEO
Rama ironizon procesin e primareve në PD, publikon video me 3 bufë dhe zërin e Berishës
Kryeministri Edi Rama ironizoi sot procesin e primareve në Partinë Demokratike.
Rama publikoi një video me 3 bufë teksa dëgjohet kreu i PD, Sali Berisha, i cili u kërkon ndjesë demokratëve të cilët nuk votuan për shkaqe burokratike.
Dje Rama, gjatë rubrikës “Sy më Sy”, u shpreh se PD është një kënetë me një buf dhe gjithfarësoj speciesh.
-
VIDEO
Elbasan, trafik armësh drejt Maqedonisë së Veriut dhe falsifikim dokumentesh, në pranga organizatori dhe dy bashkëpunëtorët
Një 59 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se organizonte trafikimin e armëve drejt RMV-së dhe falsifikimin e dokumenteve. Në pranga kanë rënë dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Mbyllen aplikimet për diasporën, 232 mijë emigrantë regjistrohen për të votuar më 11 maj! Rreth 42 mijë të refuzuar, 19 mijë kërkesa ende në shqyrtim
Në mesnatë u mbyll regjistrimi për diasporën. 232,613 zgjedhësve u është aprovuar kërkesa për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. 42,235 janë refuzuar dhe rreth 20 mijë kërkesa janë në shqyrtim nga KQZ dhe marrin përgjigje brenda 5 ditëve. Lista me emrat e votuesve nga jashtë publikohet më 9 mars dhe posta për zgjedhjet do jetë falas.
-
VIDEO
GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës, Leonard Hide! SPAK e akuzonte se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef krimesh
GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e PS të Libohovës, Leonard Hide. SPAK e kishte marrë të pandehur për shpërdorim detyre, pasi e akuzonte se kishte lejuar kultivimin e kanabisit si shef Krimesh në 2021. GJKKO thotë se nuk vërtetohet që Hide të ketë kryer veprën penale dhe pushon çështjen.
-
VIDEO
“Mos kini frikë të gëzoheni kur Shqipëria shkëlqen”, Rama i përgjigjet komentuesve: PS do jetë...
“Ne ja kalojmë Greqisë për turizëm?? Kush i nxjerr këto marrëzira!! Vetëm në portin e Pireut po të shkosh dhe të shikosh se sa turistë lëvizin nëpër ishujt. Ne as që do t’i kemi për gjithë jetën tonë.”, shkruan një komentues.
-
VIDEO
Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në murin e jashtëm të një punishte sallami, nuk ka të lënduar
Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në murin e jashtëm të një punishte salami në Fushë Krujë.
Nuk ka të lënduar.
-
VIDEO
Marrëveshja me arabët kthen kamerat e trupit për policët! 118.5 mln dollarë hua për Shqipërinë, 20 qytete do monitorohen me kamera inteligjente, lexojnë targat e ‘kapin’ shkeljet
Një marrëveshje prej 32 faqesh, e lidhur me Emiratet e Bashkuara Arabe për projektin e pajisjes së 20 qyteteve me kamera dixhitale është dërguar në Kuvend për ratifikim. Marrëveshja parashikon blerjen e 8,657 kamerave inteligjente, përfshirë edhe mbi 3800 kamera trupi për efektivët e policisë.
-
VIDEO
Sherr me shkopinj bejsbolli në Fier, pronarët e agjencive funerale zihen për 'klientët e vdekur'
Një sherr i paprecedentë mes punonjësve e pronarëve të dy agjencive funerale që operojnë prej vitesh në qytetin e Fierit “ Emini” dhe “ Siqeca” ka përfunduar në plagosje
-
VIDEO
Çështja ‘Gjoka’/ A u ndikua vendimi i Kushtetueses për SkyECC? SPAK përgjon një anëtar kushtetues e avokatë! Gjykata: S'kemi pasur presion të jashtëm! Ligji lejon survejimin pa autorizim gjykate
Të paktën një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, avokatë por edhe persona të tjerë janë vënë në përgjim nga SPAK, i cili ka nisur hetimet se një vendim i Gjykatës Kushtetuese është i ndikuar. Bëhet fjalë për çështjen e të pandehurit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmëri të përgjimeve të SkyECC. SPAK dyshon se vendimi i Kushtetueses mund të jetë bërë nën ndikim.
-
VIDEO
Tiranë/ Lëvizi me taksi në korsinë e biçikletave, e pëson shoferi
Një shofer taksie është gjobitur me 14 000 lekë nga Rrugorja e Tiranës pasi lëvizi me taksi në korsinë e biçikletave