-
VIDEO
Hita viziton në spital 51 policët e lënduar gjatë protestës, 65 protestues të shoqëruar për sulme ndaj efektivëve
Pas përfundimit të tubimit të dhunshëm, kryepolici Skender Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë të dëmtuar si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe bomba molotov nga protestuesit e maskuar.
-
VIDEO
51 efektivë të lënduar nga sulmet e protestuesve, Demo: Dhuna e papranueshme dhe e pajustifikueshme! Sakrifica pas detyrës meriton respekt
51 efektivë policie janë lënduar gjatë protestës së sotme nga sulmet e protestuesve, njofton ministri i Brendshëm Ervin Demo. Të gjithë ndodhen te Spitali i Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Ministri dënon dhunën ndaj Policisë së Shtetit si të papranueshme dhe të pajustifikueshme. Ai thotë se e drejta për të protestuar është e garantuar, por jo dhuna ndaj uniformave blu.
-
VIDEO
‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore, zjarr 3 ministrive e 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private! 51 policë të lënduar dhe 35 të shoqëruar
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar në akte të dhunshme, me sulme ndaj institucioneve shtetërore, bankave dhe bizneseve private. Tre ministrive iu vu flaka, ndërsa u dëmtuan edhe Kryeministria, Kryesia e Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese. Aktualisht, grupe protestuesish të maskuar janë shpërndarë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
-
VIDEO
Policia shoqëron të tjerë protestues
Disa të rinj janë shoqëruar nga forcat e policisë.
-
VIDEO
Karroca plot me pije e ushqime, polici s’bindet nga fjalët e të rinjve: Pasha Zotin i gjeta në tokë!
Policia ka ndaluar dy persona të komunitetit rom te ’21 Dhjetori’, të cilët kshin me vete një karrocë të mbushur përplot me pije e produkte të ndryshme si kroasanë e patatina. Sipas policisë, produktet janë marrë te një tabakino aty pranë që ishte sulmuar nga protestuesit.
-
VIDEO
Gurë, xhama dhe mbeturina në rrugë, pamjet pas protestës përballë Kryeministrisë
Gurë, copa xhamash, kosha mbeturinash dhe stola prej guri të zhvendosur nga vendi. Këto janë pamjet që kanë mbetur në rrugë përballë Kryeministrisë pas protestës në Tiranë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet rrëmuja e krijuar në zonë, ku në tokë dallohen mbetje të ndryshme dhe sende të shpërndara në rrugë, duke dëshmuar situatën e lënë pas protestës.
Në zonë shihen vetëm disa efektivë policie, ndërsa protestuesit nuk janë më të pranishëm.
Rruga paraqitet e mbushur me mbeturina dhe sende të lëna pas, në një panoramë që pasqyron pasojat e protestës.
-
VIDEO
Protesta/ Policia ndalon taksinë, shoqëron 3 pasagjerët (VIDEO)
Policia ka shoqëruar 3 persona në zonën e ’21 Dhjetorit.’ Fillimisht, autoritetet kanë ndaluar një taksi duke e pyetur se nga ku janë marrë 3 djemtë.
-
VIDEO
Një pjesë e protestuesve rikthehen sërish te Kryeministria, Policia shoqëron disa prej tyre
Një pjesë e protestuesve janë kthyer sërish te kryeministria. Policia shoqëron disa prej tyre
-
VIDEO
Protestuesit sulm të dhunshëm komisariatit nr.2, thyejnë çfarë iu del para! Shkrumbojnë makinën e policisë (VIDEO)
Protestuesit i kanë vënë flakën një makine policie në komisariatin nr. 2. Ka pasur edhe shumë arrestime pasi mësohet se protestuesit janë përpjekur të djegin komisariatin.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme, ministri i Brendshëm: Dimë shumë më tepër se ç’mund të themi sonte! Skenar ogurzi që do ta çmontojmë, kush i porositi flakët i ka bërë llogaritë gabim
Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo per protestën.
-
VIDEO
14 efektivë të lënduar nga protesta, Policia e Shtetit thirrje protestuesve: Distancohuni menjëherë nga dhuna
Policia thotë se 14 protestues janë lënduar nga sulmet e protestuesve. Policia u bën thirrje protestuesve që të distancohen nga dhuna.
-
VIDEO
Protestuesit djegin makinën e policisë te komisariati nr. 2
Protestuesit i kanë vënë flakën një makine policie në komisariatin nr. 2. Ka pasur edhe shumë arrestime pasi mësohet se protestuesit janë përpjekur të djegin komisariatin.