-
Putini do marrë tokat e Ukrainës! Ekspertja zbulon planin e Trump: Europa s’mund të bëjë asgjë…
-
SPAK mbyll hetimet/ Dërgon për gjykim dosjen 'Plumbi i Artë' dhe 11 anëtarët e grupit! Mes tyre Suel Çela, Ervis Martianj e Florenc Çapja
SPAK përfundon hetimet dhe dërgon kërkesë për gjykim për dosjen Plumbi i Artë për 11 të akuzuar, përfshirë Suel Çelën, Florenc Çapjan e Ervis Martinajn. Ata u hetuan për dhjetëra krime, përfshirë një numër të madh vrasjesh.
-
Rriten tensionet te ‘Sheshi Uillson’, përplasje fizike me Policinë! Protestuesi tenton të çajë kordonin, deputetët e shpëtojnë nga shoqërimi!
Shtyrje dhe përplasje, rriten tensionet te “Sheshi Uillson” në Tiranë.
Ka edhe incidente pasi Policia kërkon largimin e protestuesve. Kurse deputetët e opozitës janë konfrontuar direkt edhe fizikisht.
Mes tyre në linjën e parë edhe Eno Bozdo. Policia nuk bën asnjë hap pas. Uniformat blu mbajnë të hapur një pjesë të rrugës.
Një prej protestuesve sulmoi fizikisht policët që tentuan ta shoqëronin, por të tjerët e ndaluan duke e tërhequr pas. Deputeti Bardhi tha se në këtë pikë nuk ka persona të shoqëruar nga Policia.
Ndërkohë që ka pasur edhe persona të shoqëruar në zona të tjera.
-
Mbledhja e dy Kuvendeve, Hisen Berisha: Vërejtet e Ramës ndaj Kurtit, me vend! Por ishte mbështetje e ndërsjelltë prag fushate
Deputeti i PDK në Kosovë, Hisen Berisha komentoi mbajtjen e Kuvendit Kosovë-Shqipëri në Prishtinë ditën e sotme. Sipas tij, mbledhja kishte nota pozitive emocionale, por mungonte një platformë e qartë praktike dhe objektiva të qarta për integrimin në BE.
-
SHBA: Mbështesim iniciativat që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse
Zëvendës Drejtuesja e Komanduar e Misionit të ShBA, Kathryn Hammond, gjatë takimit me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura theksoi se SHBA mbështet ato iniciativa që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse.
‘Ne mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura.
Organizata të shoqërisë civile përfshirë OJF, duhet të japin mendime dhe ekspertizë të vlefshme angazhimi i tyre garanton që interesa të caktuar të qeverisë të çojë në rezultate të caktuara.’- tha Hammond.
-
Andoni: Bardhi, qëndrime ndryshe kur është brenda vendit dhe ndryshe kur është jashtë! Baçi: Shikoni veprimet, jo fjalët që thotë
Gjatë diskutimit në “Studio Live” në Report TV për situatën brenda Partisë Demokratike, analisti Ben Andoni theksoi edhe paqëndrueshmërinë e Bardhit lidhur me qëndrimet që mban brenda vendit dhe ato që mban kur udhëton në SHBA.
-
Bëje vetë | Si të realizojmë sapun xhepi për gjithë ditën/ Art me bukë/ Ide si të riciklojmë lodrat
Në rubrikën "Bëje vetë" në emisionin "Rreze Dielli" me gazetaren Eni Dare, e cila është e apasionuar dhe pas krijimeve artistike tregojmë disa ide si të ricikloni lodrat e fëmijëve duke krijuar me to lodra të reja atraktive, si të bëjmë art me tulin e bukës si dhe si të realizojmë një sapun xhepi për gjithë ditën.
-
‘Kapriçot e motit’, shi dhe temperatura të larta! Specialistja për Report Tv: Të njëjtat kushte atmosferike do kemi edhe përgjatë muajit qersho
Prej ditësh jemi gjendur në një situatë ku kushtet atmosferike kanë shkaktuar luhatjen e temperaturave brenda ditës dhe siç pohojnë edhe specialistët kjo situatë do të na shoqërojë edhe përgjatë muajit qershor.
-
PD s’regjistrohet në zgjedhje, Pampuri në Report Tv: Kapriço, ç’u duhej atyre me Bashën? Luftojmë të dalim me 1 përfaqësues, disa kandidatë po dyshojnë 'Foltoren'
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ka cilësuar kapriço dhe rezultat i bindjeve politike vendimin e djeshëm të komisioneri të KQZ-së, Ilirjan Celibashit për mos regjistrimin e PD-së. E ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ me gazetarin e Report Tv, Andi Kapxhiu, deputetja tha se futja në skenë e Lulzim Bashës është e panevojshme, pasi PD sipas saj ishte në rregull nga ana e dokumentacionit për t’u regjistruar në zgjedhje vendore
-
Biznes familjar me ‘shtëpi bari’ në Kashar, 4 të arrestuar, në pranga edhe dy faturistë të OSHEE-së
Policia e Tiranës ka reaguar për zbulimin ‘shtëpisë së barit’ në Kasha, Policia njofton se ka arrestuar Xhevrije Sulaj, Shqipe Sulaj, Luan Sulaj, Ylli Sulaj, me lidhje familjare ndërmjete tyre për veprën penale kultivim të lëndëve narkotike si dhe dy punonjës të OSHEE-së Lutfi Bashën dhe Rifat Kuçin. Po ashtu u proceduan penalisht kryeplaku i fshatit.
