• VIDEO

    Me kokainë në makinë. I riu i lutet policisë pas prangosjes, ”Pash zotin mos më merrni në qafë! (20 Gusht 2023)

    Shqiponjat, njohur ndryshe edhe si Skuadra e Shqiponjave është një njësi e shpejtë e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit Shqiptar. Ata janë njësia më e specializuar për ndërhyrje të shpejtë pas RËNEA-s. Sot do të jemi me ta gjatë patrullimit në orët e mbrëmjes. Grupi Shqiponja 5 ka pikasur një drejtues mjeti që po kryen lëvizje të pakontrolluara duke ngjallur dyshime. Ai vazhdon të mos shuajë dyshimet e patrullës edhe pasi rezultoi me dokumentacion të rregullt. Por pas kontrolleve të imtësishme drejtuesit të mjetit iu gjet një dozë e dyshuar lëndë narkotike kokainë. Por në automjet ndodhet edhe një pasagjere. Për të ushtruar kontroll ndaj saj është thirrur një police femër. Pasagjerja rezultoi se nuk disponon asgjë të kundra ligjshme, ndërkaq drejtuesi i mjetit u shoqërua për hetim të mëtejshëm. Patrullimet vazhdojnë edhe në rrugët dytësore të Tiranës. Veçanërisht në ato akse ku dyshohet për prezencë të njerëzve me precedentë penalë. Nën vëzhgim nuk janë vetëm drejtuesit e automjeteve por edhe këmbësorët. Gjatë kontrolleve tek disa të rinj, konstatohet lëndë narkotike kanabis sativa. Shoqërimi i tyre bëhet për hetim të mëtejshëm, për të zbuluar nëse janë thjesht përdorues apo shpërndarës të lëndëve narkotike. Nga salla operative njoftohet për rënie zjarri në banesë. Në ndihmë të shërbimit zjarrfikës shkojnë edhe skuadrat shqiponja dhe policia e rendit. Qytetari refuzon të lerë banesën ndonëse gjithçka ishte shkrumbuar. Këto janë disa nga ngjarjet e një dite punë të policisë pas thirrjeve për ndihmë në numrin 112.

  • VIDEO

    Koncesionet e sterilizimit, Sula: Të dalë para drejtësisë çdokush që ka abuzuar me ligjin! Mazhoranca plot skandale, opozita është për keqardhje

    Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka komentuar hetimin e SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Në një intervistë për Arbër Hitajn, në Report Tv Sula thotë se kushdo që ka bërë korrupsion, do duhet të vihet para drejtësisë nuk ka rëndësi forca politike

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 19 gusht 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga SPAK zbardh bashkëpunimim e Beqajt me të arrestuarit e sterilizimit te Dritan Goxhaj letër nga burgu 313 e deri tek kush ia mbylli dosjen Ridvan Bodes.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 18 gusht 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga pranga biznesmenit dhe ish-zyrtarit e hetim Beqajt e Canit për sterilizimin te Altin Dumani prokurori i akullt e deri tek ëndrra e Partizanit në Conference League vazhdon.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 17 gusht 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga testi politik i valles vjeshtore të Kukësit te Kosova dhe Ukraina e deri tek Partizani takim me historinë në Conference League.

  • VIDEO

    Çështja Beleri, avokati: Berisha e Meta mbrojnë një analfabet! Ndërhyrja e Greqisë? Cenon sovranitetin! Korreshi: Ta kishte bërë një politikan i yni do ishte shpallur ‘Non Grata’

    Sipas Beqirit, zgjedhja e më pas mbrojtja e dyshes Berisha-Meta të Fredi Belerit është absurde, po aq absurde është edhe reagimi i Greqisë pasi tregon primitivitet. Nga ana tjetër, juristi bëri thirrje që të reagojë edhe vetë Bashkimi Evropian pasi Greqia po cenon drejtpërdrejt sovranitetin e vendit tonë

  • VIDEO

    Çështja Beleri, Çollaku për Report Tv: E papranueshme që zyrtarët grekë i bëjnë presion drejtësisë! Hipokrizi, Berisha kandidoi një ushtar të 'Vorio Epirit'

    Çështja e Fredi Belerit ka nxitur mjaft reagime, pasi në protestën që u organizua dy ditë më parë ku kërkohej lirimi i tij nga burgu, morën pjesë edhe katër kryebashkiakë grekë. Deputeti Kreshnik Çoallku komentoi këtë organizim në Report Tv ku theksoi se është e papranueshme që zyrtarët grekë të vijnë dhe t’i bëjnë presion drejtësisë shqiptare.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 16 gusht 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga Rama për protestën pro Belerit u thotë grekëve se "nuk digjet jorgani për një plesht" te skandal në repartin elitë të policisë e deri tek McGonigal pranoi mes lotësh fajësinë në gjyq.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 15 gusht 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga Himara në shesh kërkon lirimin e Fredi Belerit te kullën duan ta fshehin pas "sherrit" Rama-Veliaj e deri tek akuza nga jahti.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 14 gusht 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga protesta për Fredin Belerin në Himarë, stili i jeteses së Shkëlzen Berishës dhe përmbysja e Interi me arbitër ndaj Egnatias

    • VIDEO

      'Alo 112 kam ngecur në ashensor! ' Policia përballet me të papriturën!

      Të papriturat e shërbimit vazhdojnë. Thirrja për ndihmë kërkohet për një grua në rrezik.

    • VIDEO

      Policia përballet me të papriturën! Nga përdoruesit e drogës tek thirrja për ndihmë e një gruaje (13 Gusht 2023)

       Çdo ditë duket e zakonshme në marrjen e turnit për secilin nga grupet e skuadrës së shqiponjave. Por ngjarjet që sjellim në këtë seri të emisionit 112 tregojnë të kundërtën. Pas instruktazhit shpërndahen në terren për të mbikqyrur gjithçka që ngjall dyshime të arsyeshme. Shumica e ngjarjeve raportohen në sallën operative. Në numrin 112 një qytetar njofton se në rrugën 5 maji po ndodh një konflikt. Një person ka shkatërruar pronën e një biznesi. Report TV udhëton drejt vendngjarjes me grupin e shqiponjave. Një tjetër njoftim ka venë në lëvizje grupin e Shqiponjave. Klienti i një taksie ka refuzuar pagesën. Drejtuesi i mjetit kërkoi ndihmë në sallën operative të policisë. Në një mbrëmje patrullimi të Shqiponjave ngjarje të tilla janë të zakonshme. Problematikat ndeshen edhe gjatë kontrolleve, në dukje rutinë. Drejtuesi i mjetit ka ngjallur dyshime me mënyrën e komunikimit dhe lëvizjet e tij. Salla operative ka njoftuar grupin Shqiponja 5 se një person dyshohet se disponon lëndë narkotike. Është përdorues apo shpërndarës? Të papriturat e shërbimit vazhdojnë. Thirrja për ndihmë kërkohet për një grua në rrezik. Këto dhe ngjarje të tjera i sjellim në emisionin e radhës 112. Zbuloni vijëmësinë e rasteve

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv