-
VIDEO
Drama e djalit kur mëson fatin tragjik të nënës: Ndërroi jetë fillikat (28 korrik 2023)
Artur Guri, është 51-vjeçari nga Berati i cili prej më shumë se 2 vitesh është në kërkim të nënës Vasilika Lina, nga e cila fatkeqësisht nuk ruan asnjë fotografi që të mund të çmallet. Shkurtin e vitit 2021, u takuan tek stacioni i trenit në qytetin e Durrësit. Atë mëngjes u panë për herë të fundit, por gjendja shëndetësore e Vasilikës nuk ishte fortë e mirë. 78-vjeçarja u nda me të birin duke i thënë se ishte akomoduar në një hotel, ndërsa ai nuk mësoi asgjë më shumë për jetën e saj… Që prej këtij episodi, Arturi nuk ka më asnjë të dhënë për fatin e nënës së tij Vasilika. Përveç disa informacioneve kontradikotore që gjithsesi nuk e kanë shpënë në gjurmët e saj. Një jetë e trazuar për Arturin, nuk ka qenë e lehtë të përballojë zhdukjen e nënës në rrethana të mistershme. Prindërit e tij u ndanë 44 vite më parë kur Arturi ishte 7 vjeç. Ai u rrit tek të afërmit, ndërsa nëna vazhdoi jetën e saj… Një 51-vjeçar sot, Arturi ka krijuar familjen e tij dhe bashkë me të jeton edhe i ati. Dëshira më e madhe sot është të gjej nënën, pasi për të është shumë e vështirë të pranojë humbjen e saj.
-
VIDEO
Partitë e mëdha politike në analizë, Valteri në Report Tv: Priten 18 arrestime nga SPAK për incenertorët, shtatori sjell ndryshime nëse do Rama! Shabani: Kam besim tek drejtësia
Partitë politike dhe analiza e votuesve shqiptarë ishte fokusi në ‘Pro dhe Kundër’ me gazetaren Besmira Pelushi në Reprot Tv. Kreu i nismës Thurje, Endrit Shabani dhe ish deputeti Halit Valteri janë në të njëjtën linjë se forcat e mëdha politike janë të korruptuara si dhe kanë besim tek drejtësia, sidoqoftë për Shabanin ka shpresë, ndërsa për Valterin, është e vështirë
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Korrik 2023 – Receta / Sugjerime librash / Rrëfehet Altin Goci
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me bizele dhe patate / Bujurdi, meze në tavë dheu / Sallatë me shalqi dhe mocarela.
Çfarë të lexojmë poshtë çadrës? Kryesisht libra argëtues, që s’kërkojnë shumë përqendrim, por që, nga ana tjetër, edhe të përfshijnë me subjektin e tyre, janë gjithmonë në kërkim gjatë stinës së nxehtë. Aida Baro, kryeredaktore e Botimeve Pegi, sugjeroi për fëmijët "Çfarë të bëjmë me..." tre libra pozitivistë që ndihmojnë të rritur e fëmijë për të përballuar probleme, raste, ide... Ndërsa për të rritur, bestsellerin “Numri 2” nga novelisti francez David Foenkinos; “Biseda rreth seksit” një libër nga terapistja e seksit Vanessa Marin dhe bashkëshorti i saj, Xander Marin si dhe librin e sapo dalë nga Shtëpia Botuese Pegi "Aristoteli dhe Dantja zbulojnë misteret e universit" nga Benjamin Alire Saenz. Ky roman u shndërua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022, është një histori e një miqësie të madhe, një histori e ëmbël, e pastër dhe që i bën mirë zemrës…
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” Altin Goci, kantautori i njohur, pjesëtar i grupit “Ritfolk”, një nga grupet e para muzikore që u krijua pas viteve `90. Altin Goci dhe Sajmir Braho prodhuan për vite të tëra hite të padiskutueshme si “Ëndërroj”, “Dëshirë dhe heshtje”, “Drejt fatit tim” të cilat këndohen ende në ditët e sotme njësoj si po ato vite. Goci rrëfeu rrugëtimin e tij të gjatë artistik nisur nga një ëndërr e disa të rinjve bërë realitet në bankat e Shkollës së Mesme “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet. Ai tregon për popullaritetin dhe famën që mori grupi Ritfolk në ato vite. Me Saimir Brahon, pjesëtarin e dytë të grupit ritakohet herë pas here dhe madje kanë disa projekte artistike së bashku. Gjatë bisedës, Altini u surprizua me videomesazhe dhe nga dy miqtë e tij të zemrës, Saimir Braho dhe Elton Deda. Në planin personal, jeta e tij është shumë e plotësuar. Është babai i dy vajzave që sot e bëjnë shumë krenar dhe që janë fanset e para të babait të tyre.
-
VIDEO
Kantautori Altin Goci në një rrëfim për muzikën, marrëdhënien me gruan dhe vajzat
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” Altin Goci, kantautori i njohur, pjesëtar i grupit “Ritfolk”, një nga grupet e para muzikore që u krijua pas viteve `90. Altin Goci dhe Sajmir Braho prodhuan për vite të tëra hite të padiskutueshme si “Ëndërroj”, “Dëshirë dhe heshtje”, “Drejt fatit tim” të cilat këndohen ende në ditët e sotme njësoj si po ato vite.
Goci rrëfeu rrugëtimin e tij të gjatë artistik nisur nga një ëndërr e disa të rinjve bërë realitet në bankat e Shkollës së Mesme “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet. Ai tregon për popullaritetin dhe famën që mori grupi Ritfolk në ato vite. Me Saimir Brahon, pjesëtarin e dytë të grupit ritakohet herë pas here dhe madje kanë disa projekte artistike së bashku.
Gjatë bisedës, Altini u surprizua me videomesazhe dhe nga dy miqtë e tij të zemrës, Saimir Braho dhe Elton Deda. Në planin personal, jeta e tij është shumë e plotësuar. Është babai i dy vajzave që sot e bëjnë shumë krenar dhe që janë fanset e para të babait të tyre.
-
VIDEO
Librat e verës / Çfarë të lexojmë poshtë çadrës? Sugjerime për lexues të ndryshëm…
Çfarë të lexojmë poshtë çadrës? Kryesisht libra argëtues, që s’kërkojnë shumë përqendrim, por që, nga ana tjetër, edhe të përfshijnë me subjektin e tyre, janë gjithmonë në kërkim gjatë stinës së nxehtë. Të lexosh gjatë pushimeve është një aktivitet rigjenerues për mendjen, duke të dhuruar mundësinë të zhytesh në rreshtat e një romani, proze apo eseje.
Aida Baro, kryeredaktore e Botimeve Pegi, sugjeroi për fëmijët "Çfarë të bëjmë me..." tre libra pozitivistë që ndihmojnë të rritur e fëmijë për të përballuar probleme, raste, ide... Ndërsa për të rritur, bestsellerin “Numri 2” nga novelisti francez David Foenkinos; “Biseda rreth seksit” një libër nga terapistja e seksit Vanessa Marin dhe bashkëshorti i saj, Xander Marin si dhe librin e sapo dalë nga Shtëpia Botuese Pegi "Aristoteli dhe Dantja zbulojnë misteret e universit" nga Benjamin Alire Saenz. Ky roman u shndërua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022, është një histori e një miqësie të madhe, një histori e ëmbël, e pastër dhe që i bën mirë zemrës…
-
VIDEO
Gjellë me bizele dhe patate nga zonja Albana
Gjellë me bizele dhe patate
Përbërësit:
- 300 gr bizele
- 2 patate
- 2 karrota
- 1 qepë
- 2 qepë të njoma
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Koper
- Limon
Përgatitja:
Presim qepën imët dhe e kaurdisim me vaj ulliri. Më pas shtojmë patatet e prera në kubikë mesatar dhe karrotën në disqe. Shtojmë kripë dhe pak piper. Gjatë kaurdisjes shtojmë bizelet me qepët e njoma. Hedhim më pas ujë në masë të përbërësve dhe e lëmë gjellën të gatuhet. Në fund rregullojmë shijen dhe e spërkasim gatimin me limon dhe koper.
-
VIDEO
Bujurdi, meze në tavë dheu nga zonja Albana
Bujurdi, meze në tavë dheu
Përbërësit:
- 2 domate
- 2 speca me ngjyrë
- 1 spec djegës
- 250 gr djathë i bardhë
- Djathë pice i grirë
- Piper, rigon
Përgatitja:
Në një tavë balte vendosim domaten e prerë në disqe, specat e prerë në rondele, djathin e bardhë në fetë, piper, rigon dhe djathë të grirë pice. Bëjmë tre shtresa të tilla, shtojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën e baltës në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për pak minuta.
-
VIDEO
Sallatë me shalqi dhe djathë mocarela nga zonja Albana
Sallatë me shalqi dhe mocarela
Përbërësit:
- 500 gr shalqi
- 250 gr djathë mocarela
- Gjethe mente
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim shalqinin në kubikë mesatarë dhe e vendosim në një sallatiere ku shtojmë djathin mocarela të prerë në copa të vogla. E spërkasim sallatën me pak vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe gjethe mente ose nenexhik.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 korrik 2023
-
VIDEO
Del nga koma 16-vjeçarja jetime,tregon momentet e ferrit/ Prek i ati: S’dua ta humbas si nënën e saj (27 korrik 2023)
Katër adoleshentë dolën shëtitje me makinë në qytetin e Poliçanit, të gëzuar në moshën më të bukur të rinisë, por pa menduar se ajo ditë do të kthehej në një makth për ta, e gëzimi do të shuhej sa hap e mbyll sytë… I mituri që drejtonte makinën humbi kontrollonin e saj dhe mjeti përfundoi në oborrin e një banese. Për pasojë humbi jetën 15-vjeçari Aldo Zyliftari ndërsa tre të miturit e tjerë u plagosën. Në gjende më të rënduar ishte 16-vjeçarja Kristina Bregasi, e cila u dërgua në spitalin e Beratit, e më pas me urgjencë tek Trauma në Tiranë. Përplasja e fortë i kishte shkaktuar vajzës dëmtime të rënda në kokë, ndaj duhej ndërhyrje e menjëhershme për t’i shpëtuar jetën… “Vajza ime kishte dalë me shoqërinë, pasdite nga ora 5 dhe nga ora 7 më thanë hajde xhaxha se ka bërë aksident çupa. Shkova në Berat, por aty e kishin nisur për Tiranë. Në gjendje të rëndë vajza. Donte ndihmë shpejt. Po mos të kishte ardhur për gjysmë ore, do kishte ndërruar jetë. Kërkoj ndihmë nga qytetarët. Kërkoj ndihmë dhe për ta çuar jashtë shtetit”. E mitura qendroi mbi 2 javë në koma, ndërsa babai i saj i kujton ato ditë si më të errëtat e jetës së tij, i frikësuar se mund të humbiste dritën e syve, motivin e vetëm për të cilin jeton sot, pasi fatkeqësitë e kanë ndjekur njëra pas tjetrës… “Vetëm këtë vajzë kam. Më ka ndërruar jetë djali dhe gruaja. Djalin e kisha në shkollë. Kishte tumor në kokë. E solla tek Nënë Tereza në Tiranë, por ndërroi jetë. Gruaja ka ndërruar jetë para tre vitesh. Jetoj vetëm për këtë vajzë (me fotot e vajzws). Të më ndihmojnë. Vajza e vetme e imja. Është në shkollë, në vit të parë në gjimnaz. Kishte ëndrra. Unë zëre se pa punë jam. Kur të dalë ndonjë punë”. Falë mjekëve Kristina doli nga koma, ka lënë spitalin dhe jeton me babain e saj në Poliçan. E mposhti vdekjen, por sot është në luftë me kohën, pasi aksidenti i la pasoja të rënda në njërën këmbë. Operimi urgjent është e vetmja mundësi që Kristina të ecë sërish, por mund të kryhet vetëm në Turqi ose Itali, me një kosto shumë të lartë, që fatkeqësisht babai i saj nuk mund ta përballojë. Thirrja e vetme që u jep shpresë, është….
-
VIDEO
“Luftë në PD”. Sefa kundër Bardhit: Po shkel statutin, Gati për zgjedhje të shtunën
-
VIDEO
Kërkoi anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD, Sula për Report Tv: S'mund të mbështesim një humbës serial si Basha! Mbledhja e Këshillit sipas statutit
Deputeti demokrat Dash Sula, ishte pjesë e grupit të ligjëvënsve që kërkuan anulimin e zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike. Në një intervistë për Report Tv, Sula u shpreh se nuk mund të mbështesin një humbës serial si Lulzim Basha, për të cilin thotë se në 8 vite kishte mundësi për ta ngritur opozitën.