• VIDEO

    Kek me fiq dhe arra nga zonja Albana

    Kek me fiq dhe arra

    Përbërësit:

    • 150 gr sheqer
    • 100 gr vaj ulliri
    • 3 vezë
    • 300 gr miell
    • Fryrës ëmbëlsirash
    • Pak kripë
    • 150 ml qumësht
    • 50 gr arra të grira
    • 500 gr fiq

    Përgatitja:

    Fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen. Më pas shtojmë miellin e situr gradualisht së bashku me fryrësin dhe kripën. Shtojmë vajin, fiqtë e prerë në  kubikë të vegjël dhe arrat e thërrmuara.

    Lyejmë një tavë me pak vaj, hedhim masën e përgatitur dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 50 minuta.

  • VIDEO

    Qofte me kos në furrë nga zonja Albana

    Qofte me kos në furrë

    Përbërësit:

    • 600 gr mish i grirë
    • 1 qepë
    • 1/2 lç sodë
    • 1 lç vaj ulliri
    • 1 vezë
    • 1 fetë bukë e zbutur në ujë / qumësht
    • Kripë, piper i zi
    • Piper i kuq i ëmbël
    • Miell për pudrosje
    • Vaj bimor

    Për salcën:

    • 1 kg kos
    • 2 lgj miell
    • 2 vezë
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 tufë majdanoz
    • Spec i kuq i ëmbël
    • Kripë

    Përgatitja:

    Bashkojmë në një tas të gjithë përbërësit e qofteve, e punojmë mirë brumin dhe më pas i japim formë rrumbullake sa një kokërr arre. I pudrosim mirë qoftet me miell dhe i skuqim lehtë në vaj bimor.

    Trazojmë kosin me miellin dhe vezët. Vendosim qoftet brenda në salcë dhe i vendosim në furrë në 200 gradë për pak minuta. Ndërkohë aromatizojmë gjalpin me pak hudhër dhe piper të kuq dhe e shtojmë sipër qofteve me salcë kosi në momentin që e servirim. Sipas dëshirës mund ta spërkasim dhe me pak majdanoz.

  • VIDEO

    Rinis sot Kuvendi! Debate PD-PS, konferenca e kryetarëve s’miraton kalendarin

    Sot nis sesioni i ri parlamentar, ndërsa në fokus do të jenë një sërë nismash të papërfunduara. Grupi parlamentar socialist do të drejtohet nga Bledi Çuçi ndërsa demokratët me shumë mundësi do të jenë me dy grupe parlamentare, teksa një bashkim Berisha-Bardhi është paralajmëruar.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 4 shtator 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga Basha-Bardhi sot dueli i fundit te ndryshime në qeveri? sot mblidhet Asambleja e PS-së e deri tek naiviteti me Vuçiçin.

    • VIDEO

      Policia kap në flagrancë të riun me armë në brez. Vajzat i fshihen “grabitësit”

      Duket një mbrëmje e zakonshme për skuadrat e Shqiponjave. Pasi janë bërë gati dhe kanë marrë instruktazhin e përhershëm, po shpërndahen në terren për të kryer kontrolle në akse të ndryshëm rrugore të kryeqytetit. Ndalohen të gjithë ata që persona apo drejtues mjetesh që ngjallin dyshime të arsyeshme për skuadrat shqiponja. Nëse disponojnë dokumentacion të rregullt të automjetit apo nuk kanë probleme me drejtësinë, lihen të lirë. Procedura e kërkon që të kontrollohet imtësisht automjeti i një drejtuesi të dyshuar. Dhe jo në pak raste zbulohet prezencë e lëndëve narkotike. Drejtuesit të mjetit ju gjet lëndë e dyshuar kanabis sativa. Të gjithë ata që kapen me të tilla lëndë të dyshuara, duhet të përballen me specialistët e narkotikës. Janë këta specialistë që gjatë marrjes në pyetje dhe pas analizave mjekësore të personit, bashkëngjitur sasisë së lëndës narkotike të gjetur, historikut të problemeve me policinë, saktësojnë nëse është përdorues ose shpërndarës i lëndëve narkotike.

    • VIDEO

      Molet e rinj të varkave në Shirokë (03 shtator 2023)

      Projekti po realizohet me fonde të Bashkimit Europian dhe të Qeverisë Shqiptare dhe ka si qëllim ngritjen e moleve, rikthimin e lumit Buna në lumë të lundrueshëm dhe frekuentimin e vijës liqenore Shirokë, Zogaj dhe Vir Pazar të Malit të Zi nga turistët.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 2 shtator 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga Berisha nuk përjashton parti të re te partia dhe drejtësia e deri tek tronditja nga themelet e gjuhës shqipe.

    • VIDEO

      'Rreze Dielli' rikthehet në Report Tv me plot surpriza nga 4 shtatori! Dyshja simpatike, Niki dhe Albana gati t’iu mbushin me energji pozitive mëngjeset tuaja

      Rikthehet të hënën, emisioni i mëngjesit “Rreze Dielli”. Moderatorja Niki Kolka dhe shefja e kuzhinës Albana Mancja, premtojnë një sezon plot surpriza dhe receta te veçanta.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 1 shtator 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga qeveria bën gati amnistinë për të burgosurit te shtatori i zjarrtë i politikës shqiptare e deri tek avazi grek.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 31 gusht 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga "loja e rrezikshme" me eskortën e Dumanit te nafta rritet për herë të katërt që nga korriku e deri tek Partizani luan ndeshjen e jetës.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 30 gusht 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga KLSH zbulon skandalin tek "Onkologjiku" te KE kundër zgjerimit në 2030 e deri tek Saliu, Luli dhe amerikanët.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 29 gusht 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga Rama thotë se nuk beson që do anëtarësohemi as në 2030 në BE te Basha nis aksionin politik si kryetar i PD e deri tek atentati që ndryshoi historinë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv