-
VIDEO
Qofte me hikërr dhe kungull nga zonja Mirela
Qofte me hikërr dhe kungull
Përbërësit:
- 200 g hikërr Teuta
- 200 g kungull
- 1 qepë
- 1 tufë majdanoz
- 1 tufë koper
- 1 tufë mente
- 1 vezë Ovvital
- 100 g bukë e thekur
- Kripë, piper
Përgatitja
Hikrrën e ziejmë sipas udhëzimit në paketim. Grijmë me rende qepën dhe kungullin, shtojmë erëzat e freskëta, kripë, piper, dhe vezët. Formojmë qoftet, i lyejmë me pak galetë dhe i skuqim në vaj.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 13 nëntor 1997/ Shqipëria në zi,dhimbje dhe nderim për viktimat e tragjedisë së Otrantos,në Vlorë vijnë 52 arkivole
Dhimbje e madhe , zemër e thyer dhe nderim për viktimat e tragjedisë së Otrantos. Në një nga tragjeditë më të rënda të Adriatikut ndodhur më 28 mars të vitit të mbrapshtë 1997 pas përplasjes së anijes shqiptare “Kateri i Radës” me korvetën ushtarake italiane “Sibilla” humbën jetën më shumë se 80 shqiptarë të moshave të ndryshme. Muaj më vonë në Shqipëri do të ktheheshin trupat e pajetë të 52 personave që do të përcilleshin në banesën e fundit në Vlorë dhe Fier. Shqipëria ishte në zi dhe në numrin e datës 13 nëntor 1997-të duke pasqyruar me detaje mbërritjen e trupave të pajetë nga Italia në Vlorë me traget Gazeta Shqiptare shkruan: “ Vlora me zemër të shqyer”. Në RD titulli kryesor ishte ky: “ Sot rikthehet dhimbja e Otrantos” ndërsa e gjithë faqja e parë e ZP-së ishte e dedikuar për këtë ngjarje dhe shkruhej: “ Shqipëria në zi”
-
VIDEO
Mbledhja e Asamblesë së PS-së të shtunën, Evis Kushi tregon disa prej çështjeve që do të diskutohen: Po përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme të 9 majit!
Sa u përket kandidaturave për kryetarë bashkie, Kushi nuk dha një përgjigje nëse emrat do të bëhen publikë në mbledhjen e së shtunës. Ajo theksoi se Asambleja do të diskutojë kriteret dhe procesin që do të ndiqet për përzgjedhjen e kandidatëve, si dhe hapat deri në fushatën e ardhshme.
-
VIDEO
Buxheti 2027, zv.ministrja e Arsimit, Osmani: 1.03 miliardë euro për katër shtylla kryesore! Deri në vitin 2028 të gjitha shkollat të pajisen me laboratorë të rinj
Osmani u shpreh se fondi prej 1.03 miliardë eurosh do të shpërndahet në katër shtylla kryesore: arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe infrastrukturën. Sipas saj, ky buxhet synon t'u përgjigjet nevojave të qytetarëve, mësuesve dhe pedagogëve, duke vendosur në qendër cilësinë në arsim.
-
VIDEO
“META E VRAU?!” Nallbani trondit me deklaratën për viktimën e aferës CEZ-DIA – STUDIO LIVE
-
VIDEO
Kandidat i pavarur për Bashkinë Vlorë? Ja si përgjigjet ish-ministri Malaj në Report TV! Dënon dhunën në protesta: Shqipëria nuk mund të digjet sërish
Ish-ministri socialist Arben Malaj, i pyetur në ‘Studio Live’ nga gazetari Ermal Qori në Report Tv nëse do të garonte në zgjedhjet lokale si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës, siç kishte deklaruar më herët, tha se ende nuk kishte marrë një vendim përfundimtar.
-
VIDEO
Lufta me Ramën/ Ish-ministri Malaj: I shqetësuar për shëndetin e Veliajt, kryeministri të faktojë pretendimet për financimin e protestave nga kryebashkiaku
Lidhur me kërkesën e kryebashkiakut Veliaj për ngritjen e një Komisioni Hetimor për pretendimet e tij për kërcënime nga kryeministri Edi Rama, Malaj tha se praktikisht është e pamundur që të ndodhë.
-
VIDEO
Tronditet PS-ja! Thellohet lufta Veliaj-Rama! Ç’pritet të ndodhë në Asamble?
Tronditet PS-ja! Thellohet lufta Veliaj-Rama! Ç’pritet të ndodhë në Asamble?
-
VIDEO
E VËRTETA! Pse Sara Mila shkoi në SPAK! Zbulohet skema e Nokës – STUDIO LIVE
E VËRTETA! Pse Sara Mila shkoi në SPAK! Zbulohet skema e Nokës – STUDIO LIVE
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
Një baba i vetëm përballë një sfide të madhe, kujdesi për tre fëmijët e tij, mungesa e nënës dhe dhimbja e vogëlushëve që çdo ditë pyesin për të. Arjan Metaj rrëfen në “Pa Gjurmë” historinë e tij të dhimbshme, martesën, konfliktet, tradhtinë dhe momentin kur mbeti i vetëm me tre fëmijët. Sot, 44-vjeçari thotë se është bërë njëkohësisht nënë dhe baba për ta, ndërsa përballon çdo ditë vështirësitë e rritjes së tyre.Një rrëfim prekës për një familje të ndarë dhe tre fëmijë që vazhdojnë të kërkojnë praninë e nënës së tyre. Ndiqni “Pa Gjurmë”, me gazetaren Odeta Dume, çdo ditë në orën 16:00, në Report TV.
-
VIDEO
E PLOTË/Shtypi i Ditës dhe Ju,12 nëntor/“Sorra e korba,bonusi jo 50 euro e Kombëtarja fiton” debate
Shtypi i Ditës dhe Ju,12 nëntor/“Sorra e korba,bonusi jo 50 euro e Kombëtarja fiton” debate
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Nëntor 2026, Receta/ Moti në fundjavë/ Sulmet kibernetike/ Këndi i Librit / Zahiretë e Veriut
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Biskota me pak përbërës për të shoqëruar kafen dhe çajin / Rosnica shtëpie me pulë / Sultiash.
E ftuar në “Rreze Dielli” Lajda Porja nga shërbimi meteorologjik bëri një panoramë të parashikimit të motit këtë fundjavë, i cili mesa duket do të vijojë me rreshje shiu deri në datën 21 nëntor, me temperatura të ngrohta, por me stuhi ere. Porja theksoi se vjeshta dhe temperaturat e larta mbi normalen do të vijojnë deri në Dhjetor.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë paralajmërime për një ndërprerje globale të energjisë elektrike, internetit dhe furnizimit me ujë më 17 nëntor. A ka një bazë reale kjo deklaratë apo bëhet fjalë për dezinformim që synon të përhapë panik? Eksperti i IT-së, Kadri Manaj, shpjegoi në Rreze Dielli, çfarë fshihet në të vërtetë pas këtyre pretendimeve. Ai foli gjithashtu për sulmet kibernetike ndaj sistemeve frigoriferike në disa vende të Europës dhe rreziqet që mund të sjellë cënimi i pajisjeve të lidhura me internetin.
"Kur bota fle”, nga Francesca Albanese, një vepër që sjell në vëmendje historitë njerëzore të Palestinës, dhimbjen, kujtesën dhe përgjegjësinë për të mos qëndruar indiferentë përballë vuajtjes. Ndërsa, "Inventari i ëndrrave”, i autores Chimamanda Ngozi Adichie, na çon në botën e katër grave, në historitë e tyre të dashurisë, ambicies, zhgënjimeve dhe dëshirës për të vendosur vetë për jetën e tyre. Dy libra nga Pegi që meritojnë të njihen, të lexohen dhe mbi të gjitha të diskutohen.
Nje nga gratë e familjes Rreze Dielli, Refie Muhametaj prezantoi një tryezë të mbushur plot me gatime tradicionale dhe zahiretë që përgatit për familjen e saj. Nga flija e famshme tropojane, te kungullori dhe maza e miqve, ajo do të na tregojë sekretet e këtyre shijeve dhe rëndësinë që kanë në traditën e familjeve të Veriut.