• VIDEO

    Lufta me Ramën/ Veliaj kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, deputeti i PS: Kjo nuk është çështje partie, duhet të shqyrtohet nga një Komision i posaçëm

    Deputeti i Partisë Socialiste, Skënder Pashaj, është shprehur se kërkesa e kryebashkiakut Erion Veliaj për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, duhet të shqyrtohet nga një Komision i Posaçëm në Kuvend.

  • VIDEO

    Zv.ministrja Caka për Report Tv: Shqipëria në fazë të mirë të negociatave me BE-në, do të përmbushim të gjitha detyrimet brenda afateve! Progresraporti, ndër më të mirët!

    Zv.ministrja Caka u ndal edhe te vlerësimi pozitiv që Shqipëria mori në Konferencën Ndërqeveritare të muajit maj, kur u përmbyll edhe raporti IBAR. Ajo shpjegoi se pas këtij vlerësimi, puna do të vijojë në të njëjtat fusha, por tashmë fokusi do të jetë te zbatimi konkret i angazhimeve të marra.

  • VIDEO

    “Pse nuk flisni me Ramën?” Deputeti u drejtohet studentëve: Në u ulem me diktatorin Ramiz Aliajn

    Deputeti i Partisë Socialiste, Skënder Pashaj, ka dënuar dhunën gjatë protestave të zhvilluara disa ditë më parë në Tiranë, duke e cilësuar atë si të papranueshme për një vend demokratik.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Nëntor 2026, Receta / Mungesa e Magnezit / Vlerat e Hideve

    Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fokaçe me ullinj dhe domate / Thjerëza malësie me gështenja / Sallatë me lakër.

    Lodhja e vazhdueshme, ngërçet muskulore, pagjumësia, nervozizmi dhe mungesa e energjisë janë shqetësime që shpesh ia atribuojmë stresit dhe ritmit të ngarkuar të jetës. Por, a mund të lidhen këto simptoma edhe me mungesën e magnezit në organizëm? Magnezi është një mineral thelbësor, i cili luan rol të rëndësishëm në funksionimin e muskujve dhe sistemit nervor, prodhimin e energjisë, shëndetin e kockave dhe shumë procese të tjera jetike. Por cilat janë shenjat që mund të tregojnë mungesën e magnezit? Si mund ta kuptojmë nëse organizmi nuk po merr sasinë e nevojshme? A mjaftojnë analizat e zakonshme të gjakut për të vlerësuar nivelin e tij? Nëse kemi mungesë magnezi, a duhet t'u drejtohemi menjëherë suplementeve apo mund ta plotësojmë nevojën e organizmit përmes një ushqyerjeje të ekuilibruar? Sot, në “Rreze Dielli”, së bashku me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flasim për rëndësinë e magnezit, shenjat e mundshme të mungesës së tij, format e ndryshme të suplementeve që gjenden në farmaci, mënyrën e duhur të përdorimit dhe ushqimet që janë burime të pasura të këtij minerali.

    Sot do të ndalemi gjithashtu te një frut që shpesh nuk merr vëmendjen e merituar, por që mbart vlera të shumta ushqyese dhe përfitime për shëndetin: hidet. Sa i njohim në të vërtetë këto fruta, përtej shijimit? Çfarë vlerash ushqyese përmbajnë, si ndikojnë në organizmin tonë dhe çfarë roli mund të kenë në një stil jetese të shëndetshëm? Për të zbuluar më shumë rreth vetive të tyre dhe përfitimeve që mund të sjellin për shëndetin, flasim me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

  • VIDEO

    Ju pëlqejnë HIDET? Ja çfarë fshihet pas frutit të vogël

    Sot do të ndalemi te një frut që shpesh nuk merr vëmendjen e merituar, por që mbart vlera të shumta ushqyese dhe përfitime për shëndetin: hidet. Sa i njohim në të vërtetë këto fruta, përtej shijimit? Çfarë vlerash ushqyese përmbajnë, si ndikojnë në organizmin tonë dhe çfarë roli mund të kenë në një stil jetese të shëndetshëm? Për të zbuluar më shumë rreth vetive të tyre dhe përfitimeve që mund të sjellin për shëndetin, flasim me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

  • VIDEO

    Mungesa e MAGNEZIT | Trupi po jep alarmin! Mos BLINI suplemente pa dëgjuar këtë!

    Lodhja e vazhdueshme, ngërçet muskulore, pagjumësia, nervozizmi dhe mungesa e energjisë janë shqetësime që shpesh ia atribuojmë stresit dhe ritmit të ngarkuar të jetës. Por, a mund të lidhen këto simptoma edhe me mungesën e magnezit në organizëm? Magnezi është një mineral thelbësor, i cili luan rol të rëndësishëm në funksionimin e muskujve dhe sistemit nervor, prodhimin e energjisë, shëndetin e kockave dhe shumë procese të tjera jetike. Por cilat janë shenjat që mund të tregojnë mungesën e magnezit? Si mund ta kuptojmë nëse organizmi nuk po merr sasinë e nevojshme? A mjaftojnë analizat e zakonshme të gjakut për të vlerësuar nivelin e tij? Nëse kemi mungesë magnezi, a duhet t'u drejtohemi menjëherë suplementeve apo mund ta plotësojmë nevojën e organizmit përmes një ushqyerjeje të ekuilibruar? Sot, në “Rreze Dielli”, së bashku me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flasim për rëndësinë e magnezit, shenjat e mundshme të mungesës së tij, format e ndryshme të suplementeve që gjenden në farmaci, mënyrën e duhur të përdorimit dhe ushqimet që janë burime të pasura të këtij minerali.

  • VIDEO

    Fokaçe me ullinj dhe domate nga zonja Mirela

    Fokaçe me ullinj dhe domate

    Përbërësit:

    • 500 g miell Ola për pizza
    • 350 ml ujë
    • 5 g maja e thatë
    • 1 lugë kripë
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • Ullinj
    • Argjinare
    • Domate të thata
    • Rigon

    Përgatitja:

    Formoni brumin me përbërësit e mësipërm, e palosni pas 10 minutash, e përsërisni edhe 2 herë të tjera çdo 10 minuta që brumi te marri elasticitet. E mbuloni me një pecetë, lëreni të pushojë derisa të dyfishojë vëllimin. Më pas e vendosni mbi tavolinë, e ndani në 8 pjesë, i jepni formë të rrumbullakët edhe i vendosni në tavë. Përgatisni mbushjen duke i grirë imët përbërësit. Shtypni mesin e fakaçeve me mollëzat e gishtave edhe i mbushni, shtoni pak vaj ulliri të përzier me ujë dhe lyeni të gjithë sipërfaqen. I piqni në furrë të parangrohur me 200° Celisus për 20 minuta sa të marrin ngjyrë.

  • VIDEO

    Sallatë me lakër, plot shije dhe vlera ushqyese nga zonja Mirela

    Sallatë me lakër

    Përbërësit:

    • Lakër
    • Rrepka
    • Portokall
    • Arra
    • Majdanoz
    • Limon
    • Vaj ulliri
    • Kripë dhe piper

    Përgatitja:

    Grijmë imët lakrën dhe rrepat, shtojmë portokallin në feta, arrat e grira, majdanozin, lëng limoni, vaj ulliri dhe kripë e piper.

  • VIDEO

    Thjerrëza malësie me gështenja nga zonja Mirela

    Thjerrëza malësie me gështenja

    Përbërësit:

    • 200 g thjerrëza të thata Teuta
    • 2 gjethe dafine
    • 2-3 kolloface Tona
    • 4 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
    • 18 gështenja të pjekura
    • 1 lç pastë domatesh Star
    • 1 lugëz trumzë
    • 1 lugëz rigon
    • Disa gjethe borziloku
    • Kripë dhe piper
    • Bukë e prerë në feta dhe thekur me vaj për servirje

    Përgatitja:

    Thjerrëzat i lëmë 12 orë në ujë të hidratohen, më pas i ziejmë me dy gjethe dafinë. Ndërkohë në tigan skuqim pançetën me pak vaj, shtojmë gështenjat dhe erëzat, shtojmë gjithashtu edhe salcën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e bashkojmë me thjerrëzat, dhe e lëmë gatimin të ziejë edhe 10 minuta sa të lidhen shijet. E shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur me vaj dhe rigon.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 11 nëntor 1998/ Terror në Shkodër pas arrestimit të ish-truprojës së Azemit, persona të armatosur rrethojnë Prefekturën

    Në shtypin e shkruar të datës 11 nëntor 1998-të në të gjitha gazetat pasqyrohej si zhvillim kryesor një ngjarje e rëndë e rregjistruar në Shkodër. Në kryeqëndrën e veriut gati dy muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit ishte arrestuar Marjan Gryka që kishte shërbyer si truprojë e liderit të lëvizjes së dhjetorit dhe dy persona të tjerë. Këto arrestime shërbyen që një grup prej rreth 40 personash të armatosur të ngriheshin në revoltë dhe të shkaktonin terror për orë të tëra. Grupi i armatosur rrethoi Prefekturën , dogji zyrën e OSBE-së dhe mori peng dy përfaqësues të saj. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan:“ Terror në Shkodër”, në gazetën Koha Jonë për këtë ngjarje titulli ishte ky: “ Luftë në Shkodër, policia shmang rebelimin” ndërsa nëpërmjet botimeve politike RD dhe ZP partitë shkëmbenin akuza mes tyre. 
     

  • VIDEO

    Protesta e ‘flamingove’/ Bido: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste! Shqipëria s’duhet të kthehet në një ‘The Green State’ se duan disa influencera

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, duke folur për protestën ‘Flamingo’, tha se duhen ndarë kërkesat legjitime të qytetarëve nga ato për ndalimin e investimeve të huaja, në rastin konkret për atë të Zvërnecit.

  • VIDEO

    ‘Kjo është dhunë’- Gazetari Myzyraj nxjerr foton e personave me shkopinj që dolën për të mbrojtur selinë e PS: Qeveria duhet të ishte reformuar nga protesta e ‘flamingove’

    Gazetari Isa Myzyraj ka dënuar aktet e dhunës nga të gjitha palët në protestat e zhvilluara në Tiranë, por specifikisht sipas tij, dhunë ‘e mirëfilltë’ është ajo kur disa persona me shkopinj kishin dalë para selisë së PS për ta mbrojtur nga protestuesit e dhunshëm.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv