• VIDEO

    Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?

    Prej 9 muajsh, familja Osmani është në kërkim të 34-vjeçarit Entol Osmani nga Shkodra, për të cilin nuk kanë asnjë informacion të sigurt. Entoli, me origjinë nga Elbasani dhe banues prej vitesh në Shkodër, u nis drejt Tiranës për të takuar një mik të tij, por pas mbërritjes në kryeqytet humbi çdo kontakt me familjen. Familjarët kanë kërkuar informacion te miku me të cilin Entoli kishte thënë se do të qëndronte. Jeta e 34-vjeçarit ka pasur edhe periudha të vështira. Entoli kishte vuajtur një dënim prej 12 vitesh burg, pasi kishte plagosur partnerin e ri të ish-bashkëshortes së tij. Në periudhën para zhdukjes, Entoli bashkëjetonte me një grua 56-vjeçare, ndërsa ai ishte 34 vjeç. Diferenca e moshës nuk ishte pranuar fillimisht nga familja, por babai kishte zgjedhur ta mbështeste vendimin e të birit. Një tjetër detaj që ka ngritur pikëpyetje te familjarët është largimi i partneres nga shtëpia vetëm tri ditë pas zhdukjes së Entolit. Për këtë arsye, familja kërkon përgjigje si nga shoku me të cilin ai kishte shkuar të takohej në Tiranë, ashtu edhe nga bashkëjetuesja e tij. Ndiqni historinë e plotë në “Pa Gjurmë”, me gazetaren Odeta Dume, çdo ditë në ekranin e Report TV, ora 16:00.

  • VIDEO

    E PLOTË/Shtypi i Ditës dhe Ju,10 nëntor/ Në 96-tën mbushnin kutitë e votimit, listat të hapen 100%

    Shtypi i Ditës dhe Ju,10 nëntor/ Në 96-tën mbushnin kutitë e votimit, listat të hapen 100%

  • VIDEO

    ‘Nuk bëhemi fasadë e Berishës!’/ Lapaj përjashton aleancën me PD: Opozita e re të dalë me kandidatë

    ‘Nuk bëhemi fasadë e Berishës!’/ Lapaj përjashton aleancën me PD: Opozita e re të dalë me kandidatë

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Nëntor 2026, Receta/ Fertiliteti, Këshilla nga mjeku Shkëlqim Balili

    Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qumështor me petë dhe boronica / Shqeto Përmeti / Makarona me salçiçe dhe salcë.

    Të bëhesh prind është një nga dëshirat më të bukura, por për shumë çifte rruga drejt prindërimit nuk është gjithmonë e lehtë. Problemet e fertilitetit, ndikimi i moshës, stili i jetesës dhe faktorët e ndryshëm shëndetësorë po e bëjnë gjithnjë e më të rëndësishme informimin dhe kujdesin ndaj shëndetit riprodhues. Por, sa mund të ndikojmë në ruajtjen e fertilitetit? Kur është momenti i duhur për të menduar për ngrirjen e vezëve dhe çfarë mundësish ofron sot mjekësia për ata që dëshirojnë të bëhen prindër? Për këto çështje dhe shumë të tjera, në studion e "Rreze Dielli" flasim me mjekun gjinekolog Dr. Shkëlqim Balili, mbi faktorët që ndikojnë në uljen e fertilitetit, që nga stili modern i jetesës, stresi, obeziteti, ndotja e mjedisit, kimikatet që rrethohemi në përditshmëri, deri te problemet hormonale dhe mosha e vonshme për të krijuar familje. Në fund të bisedës, mjeku iu përgjigj edhe telefonatave të publikut, duke ndarë këshilla profesionale dhe duke iu dhënë përgjigje shqetësimeve të tyre.

  • VIDEO

    Ngrirja e vezëve, koha më e mirë dhe si bëhet / Flet Dr. Shkëlqim Balili

    Problemet e fertilitetit, ndikimi i moshës, stili i jetesës dhe faktorët e ndryshëm shëndetësorë po e bëjnë gjithnjë e më të rëndësishme informimin dhe kujdesin ndaj shëndetit riprodhues. Por, sa mund të ndikojmë në ruajtjen e fertilitetit? Kur është momenti i duhur për të menduar për ngrirjen e vezëve dhe çfarë mundësish ofron sot mjekësia për ata që dëshirojnë të bëhen prindër? Për këto çështje dhe shumë të tjera, në studion e "Rreze Dielli" flasim me mjekun gjinekolog Dr. Shkëlqim Balili, mbi faktorët që ndikojnë në uljen e fertilitetit, që nga stili modern i jetesës, stresi, obeziteti, ndotja e mjedisit, kimikatet që rrethohemi në përditshmëri, deri te problemet hormonale dhe mosha e vonshme për të krijuar familje.

  • VIDEO

    Gabimi me ditët pjellore që po ju PENGON të mbeteni shtatzënë

    Kur është momenti i saktë për të mbetur shtatzënë dhe cili është gabimi më i shpeshtë që bëjnë çiftet me llogaritjen e ditëve pjellore? Në këtë pjesë të emisionit "Rreze Dielli", mjeku i njohur gjinekolg Shkëlqim Balili, sqaron rregullat kryesore mjekësore, sa ditë jeton sperma dhe si të përcaktoni ditët me shanset më të larta për ngjizje.

  • VIDEO

    ‘Njeriu ka 3 sy, gratë 30 vjeç plaka’ SHPËRTHEN mjeku: Jemi në krizë fertiliteti, po gaboni në…

    Të bëhesh prind është një nga dëshirat më të bukura, por për shumë çifte rruga drejt prindërimit nuk është gjithmonë e lehtë. Problemet e fertilitetit, ndikimi i moshës, stili i jetesës dhe faktorët e ndryshëm shëndetësorë po e bëjnë gjithnjë e më të rëndësishme informimin dhe kujdesin ndaj shëndetit riprodhues. Por, sa mund të ndikojmë në ruajtjen e fertilitetit? Kur është momenti i duhur për të menduar për ngrirjen e vezëve dhe çfarë mundësish ofron sot mjekësia për ata që dëshirojnë të bëhen prindër? Për këto çështje dhe shumë të tjera, në studion e "Rreze Dielli" flasim me mjekun gjinekolog Dr. Shkëlqim Balili, mbi faktorët që ndikojnë në uljen e fertilitetit, që nga stili modern i jetesës, stresi, obeziteti, ndotja e mjedisit, kimikatet që rrethohemi në përditshmëri, deri te problemet hormonale dhe mosha e vonshme për të krijuar familje. Në fund të bisedës, mjeku iu përgjigj edhe telefonatave të publikut, duke ndarë këshilla profesionale dhe duke iu dhënë përgjigje shqetësimeve të tyre.

  • VIDEO

    Qumështor me petë dhe boronica me qumësht të kondesuar nga zonja Mirela

    Qumështor me petë dhe boronica

    Përbërësit:

    • 1 pako petë të gatshme
    • 100 g gjalpë i tretur
    • 4 vezë Ovvital
    • 500 ml pana ëmbëlsirash
    • 1 limon lëkura
    • Vanilje
    • 150 g qumësht i kondesuar
    • Sheqer pluhur për dekor

    Përgatitja:

    Lyeni petat me gjalpin e tretur, e mbidhni si fizarmonikë edhe i shtroni në tavë, direkt në furrë të piqen për 15 minuta me 200 gradë. Ndërkohë rrihni vezët me qumështin e kondensuar, shtoni panën, lëkurën e limonit dhe vaniljen. E shtoni te petët e pjekura, si dhe boronica té freskëta edhe përsëri në furrë pēr 25 minuta me 200 gradë. E shijojmë të ngrohtë me pak sheqer pluhur sipër.

  • VIDEO

    Makarona me salcë speciale ragù nga zonja Mirela

    Makarona me salcë ragù me perime dhe salçiçe

    Përbërësit:

    • 500 g pasta Ola
    • 1 pako salçiçe Tona
    • 1 qepë
    • 1 karrotë
    • 1 degë selino
    • 200 g salcë domate Star
    • Kripë dhe piper
    • Rigon ose trumzë

    Përgatitja:

    Në tigan kaurdisim qepën, selinonë dhe karrotën të prera në kubikë, shtojmë salçiçet e grira dhe salcën. Regullojmë shijen me kripë dhe piper, e lemë të ziejë 10 minuta dhe ndërkohë vendosim edhe pastat të ziejnë. I shtojmë te tigani ku kemi përgatitur salcën, i përziejmë mirë dhe i shërbejmë të ngrohta.

  • VIDEO

    Shqeto Përmeti nga zonja Mirela

    Shqeto Përmeti

    Përbërësit:

    • 500 g mish qingji
    • 1,5 lt ujë
    • Kripë piper
    • 250 ml qumësht
    • 3 lugë miell Ola
    • 1 vezë Ovvital
    • 1/2 limon i shtrydhur
    • 50 g gjalpë i skuqur
    • Majdanoz i freskët sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Mishin e qingjit e marinojmë me kripë dhe piper, e pjekim në tenxhere derisa të kërcaniset dhe të fillojë të tymoset me dhjamin e vet. I hedhim ujë dhe e lemë të ziejë avash avash dhe plotësisht (uji shteron gati gjysma). Tretim miellin në qumësht dhe e shtojmë te mishi dhe lëngu. E ziejmë 5 minuta sa të lidhet. Rrahim vezën me limonin dhe shtojmë pak nga pak lëng, më pas e hedhim të gjithën në tenxhere. Rregullojmë shijen me kripë, piper, majdanoz dhe gjalpë të skuqur për aromë.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 10 nëntor 1996/ Azem Hajdari përgatit divorcin me PD: Nëse rikonfirmohem në krye të Sindikatave iki nga partia

    Azem Hajdari lideri i lëvizjes së dhjetorit dhe një prej figurave kryesore të Partisë Demokratike po bënte gati divorcin me këtë forcë politike. Këto ishin zhvillimet që zinin vendin kryesor në shtypin e shkruar të datës 10 nëntor 1996-të. Bëhej fjalë për një angazhim të Hajdarit si kryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Por edhe këtu kemi një përplasje pasi ishin dy grupime që pretendonin drejtimin e Sindikatave dhe Hajdari deklaronte se nëse rikonfirmohem në krye të BSPSH do rishoh pozicionin në PD. Gazeta Shqiptare në numrin e 10 nëntorit 1996-të shkruan: “Azem Hajdari, gati divorci me PD” ndërsa në Koha Jonë shkruhej: “Azem Hajdari deklaron:Më 12 nëntor miting i madh në Tiranë”. Edhe RD shkruan për këtë zhvillim por duke bërë edhe ironi me Azemin.  
     

  • VIDEO

    Spahiu: Nëse pragu elektoral bëhet 5% dhe numri i deputetëve 101, asnjë parti përveç PD dhe PS nuk hyn dot në Kuvend

    Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report Tv, se PS dhe PD po planifikojnë me reformën e re zgjedhore të fusin sistemin ‘proporcional kombëtar’.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv