'1 cm rrugë, 2000 €'/ Rama 'kap' gafën e Bashës me shifrat: 7x7 = 42 është lule përpara kësaj të fundit

'1 cm rrugë, 2000 €'/ Rama 'kap' gafën e Bashës me shifrat: 7x7 = 42 është lule përpara kësaj të fundit

Edi Rama dhe Lulzim Basha

Nga protesta te "Unaza e Re" në mbështetje të banorëve, kryetar i PD-së, Lulzim Basha tha se 1 cm rrugë do kushtojë 2000 euro. Mirëpo me një përllogaritje të thjeshtë për 2 km rrugë që është pjesa e "Unazës së Madhe" që do zgjerohet nga zona e Astirit e deri te ish-sheshi "Shqiponja" vlera e projektit tejkalon me disa herë shifrën e 40 mln eurove. 

Është kryeministri Edi Rama i cili në një status në Facebook shkruan se sipas matematikës së kreut të PD, rruga i bie të kushtojë 12 miliard euro, një shifër kjo ekstreme, sa dyfishi i buxhetit vjetor të Shqipërisë. Sipas Ramës, gafa e fundit e Bashës me shifrat është më e rëndë se ajo në parlament kur tha se 7 shumëzim për 7 bëjnë 42. 

Postimi i Ramës:
7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €. Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £. Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë €. Eh Artist Artist.

Edhe pasditen e sotme Lulzim Basha iu bashkua protesës së banorëve të "Astirit". Kreu demokrat paralajmëroi se nesër opozita do denoncojë me fakte atë që ai e quan megavjedhje me projektin e zgjerimit të "Unazës së Madhe". 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zyberi: 27/11/2018 03:49

    O hasaon o maloku ti poshte hasonit gjuha e cdo politikanit eshte 6x6 = 96 kete gjuhe perdor dhe VELIJA kete gjuhe perdor Rama vete me punesimet dhe legalizimet po Mos u merzisni se KAZANI I RAMES KA FILLUAR TE SHTREMBEROHET DHE TE SHPOHET NGA 3“miljon” votues kane Per te mbetur vetem 300 votues per Ramen keshtu flitet ne politike

    Përgjigju
  • Hasani: 26/11/2018 02:04

    Po pse vetem kete gafe ka bere Luluqi. Ai edhe ne matematike eshte i forte kur thote se 6×6= 42

    Përgjigju
  • Highlanderi: 25/11/2018 23:40

    Gallate sa te ike dhe kjo nate. U Lulqimja tabel qitje e tallje by***e

    Përgjigju
  • Fredi: 25/11/2018 20:20

    Po o edi rrota e vertet 30 pallate ban me kaq lek ka 9 kat i pallat llogorite vet pjesa me te madhe e rruges ka bazament ti kujto se poplli ha bar e rrot si shkoka vec asfalt kaq si kushtoken 30 pallate si i bje i pallat te 9000 mi meter katro gjith katet 30 x 9000 i bje 270000 meter katror ose 270 dylim kurse rruga 30 x 2000 i bje 60000 metra ose 60 dylim ma shqip a e kupto o gomar tani o edi palla

    Përgjigju
    • Maverick: 25/11/2018 22:46

      E shikon o Fred shpella?!!! Tipa si puna jote i shkojnë mbrapa dhe në fakt i duhen “matematicienit” Basha, që pëveçse gjuhën shqipe e pushkatojnë, pa pika, presje dhe gramatikën s’e dinë se ku e ka shtëpinë, por mbi të gjitha i duhen qorra dhe shurdhë që qytetarinë e dinë vetëm si shprehje gjeografike.

    • ???: 25/11/2018 22:41

      Vemje anti-Shqiptare!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë