'Unaza e Re', Basha në protestën e banorëve: Një gisht asfalt 2 mijë euro, nesër do publikojmë faktet e projektit korruptiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se opozita do publikojë të hënën prova dhe fakte pse sipas tij projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhe" është korruptiv. Nga protesta e banorëve të "Astirit" të cilët edhe sot të drejtuar nga Basha dhe deputetët e PD bllokuan rrugën, Basha i kërkoi Ramës të anulojë projektin. Basha bëri edhe "matjen" e rrugës kur tha se vetëm një gisht asfalt do kushtojë 2000 euro.

 Nesër do publikojmë fakte të reja për këtë projekt korruptiv.  Afera e ‘Unazës së Re’, është kryekëput një afër jo për zhvillimin e Tiranës, kjo është arsyeja që Kryeministri sulmon gazetarët, qytetarët dhe opozitën, për t’u marrë pronën qytetarëve. Edi Rama duhet të tërhiqet urgjentisht nga ky projekt megavjedhje. Prokuroria nuk ekziston, nuk ka, se po të kishte prokurori ky djalë që u rrah, ata që e rrahën do kishin frikë nga prokurorët. Mendoj se pyetja është se: Pse nuk ka hap hetimet prokuroria? Verjani mikofonin Arta Markut dhe thojini se pse nuk i ka hapur hetimet atje ku gjithë Shqipëria ka parë se kjo është një vjedhje ashiqare. 20 milionë euro për kilometër! Shikoni. Ulini kamerat në asfalt, shikojeni: një gisht (vendos gishtin mbi asalt) 2 mijë euro. Një gisht asfalt do të jetë 2 mijë euro. Është një vjedhje ashiqare, 20 mln euro/km. Një nga kompanitë këtu është regjistruar në parajsa fiskale. Edi Rama që të vjedhë këto paratë, kërkon të nxjerrë këta njerëz nga shtëpitë.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Basha ka dënuar edhe dhunën që sipas tij ka ushtruar policia ndaj banorëve të "Astirit" mes të cilëve edhe të miturve. Protestës tek "Astiri" iu ribashkua edhe 17-vjeçari Paulo Ahmetcenaj, i liruar nga qelia sot, i cili dëshmon se është dhunuar nga policia. Ai thotë se këta oficerë e kanë kërcënuar për të mos dalë më në protestë.

Përshëndetje në Drejtorinë e Policisë, ka pasur dhunë fizike e psikologjike. Në fillim poshtë ku ka pasur edhe kamera, pastaj më morën veç në zyrë, më detyronin që të pranoja se kam qenë unë. Më nxirnin foto etj. Gjatë shoqërimit nuk kam pasur dhunë, por në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ka qenë komplet tjetër. Aty ka pasur dhunë. Më kanë goditur tek qafa dhe te faqet. Kur më godisnin, erdhi një oficer tjetër e tha lëreni se ky na hap punë se është i vogël. Pastaj përballë disa oficerëve më pyetën nëse do të them gjë për dhunën, dhe duke parë se ishin shumë e mund të më rrihnin sërish, thashë jo. Më kanë dhunuar e më kanë kërcënuar. Më thonin ti je cub. Bëje provë dil prap. Nëse i kam para mund t’i njoh. Dhunën e kam treguar tek psikologia e dytë, se të parën ma ndërruan.

Paolo Ahmetcenaj

Ndërkohë nuk munguan në këtë protestë te "Unaza e Re" as deputetët e LSI si Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 25/11/2018 19:34

    A mor cun pa tru po keta shkerdhata politikan te petdorin per qellimet e tyre mor budall. Po pesove gje ti vuan familja jote dhe ti mor debil ata duan vetem karriget dhe perfitimet e tyre

    Përgjigju
  • Sula: 25/11/2018 19:33

    Lul neri ma i madh qe do i bosh PD esht me u largu pergjithmone . Nuk merret pyshteti me mashtrime ktu e pes vjet .

    Përgjigju
  • Arbër: 25/11/2018 18:28

    O kodosh po a ke ndonjë vizion në kokën tende apo vetëm vjedhjet, ti hajn vet përndryshe nuk do kishe dit se si bëhen vjedhjet. o palaqo ik në Holandë te kokaina yte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur