EKUADOR - Një vrasje e tipit mafioz, kështu mund të quhet ekzekutimi i futbollistit Mario Pineida më 17 dhjetor në Guayaquil të Ekuadorit. 33-vjeçari ishte objektivi i dy atentatorëve që mbërritën në vendngjarje me motor, por viktimë mbeti edhe një vajzë e cila dukej se ndodhej rastësisht në ambientin pranë, teksa për fat kanë shpëtuar dy persona të tjerë që panë gjithçka vetëm 2-3 metra largësi.

Mario Pineida, futbollisti i kombëtares së Ekuadorit dhe Barcelona SC shihet që del nga një dyqan, ndërsa dyshja e vrasësve shfaqet para tij. Ata u afruan dhe me armën në dorë e qëllojnë duke e parë në sy. Pineida e kuptoi për çfarë bëhej fjalë, por as duart e ngritura nuk e shpëtuan nga plumbat që rezultuan fatalë.

Mediet në Ekuador fillimisht aluduan se vajza e vrarë ishte bashkëshortja e futbollistit, por kjo nuk ka rezultuar e vërtetë, pasi gruaja e tij reagoi më pas me një mesazh. Pineida la pas tre fëmijë, ndërsa autorët u vendosën në pranga.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?