140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Meta: Mesazhi aktual edhe sot! Haradinaj: S'do bëjmë pazar me Serbinë

Kremtohet sot 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për të cilën është zhvilluar dhe një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, ku morën pjesë edhe personalitete të Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se pa Lidhjen e Prizrenit, Kosova nuk do kishte fituar pavarësinë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj foli për pazare për normalizimin e marëdhënieve me Serbinë. I pranishëm në ceremoni ishte dhe Presidenti Ilir Meta.  Ai theksoi rëndësinë që ka ende Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

“Lidhja e Prizrenit u përball me heshtjen e fuqive të mëdha për çështjen e shqiptarëve. Lidhja nuk jetoi gjatë, por aktet e saj janë të gjalla përjetë. Lidhja shkaktoi një jehonë të madhe në rajon e botë, ndaj dhe nuk është një relikë historike, por një vepër frymëzuese. Lidhja është një frymëzim për të rinjtë shqiptarë. E paharruar vepra e themeluesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. 

Ilir Meta, president i Republikës

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u përqendrua tek aktualitetit politik i Kosovës. Ai foli për pazare sa i përket tentativave për vendosjen e marrëdhënieve normale mes Kosovës dhe Serbisë  

Edhe sot i kemi marrëdhëniet e ndjeshme. Një marrëdhënie e pambyllur Kosovë-Serbi, po synohet që të kthehet në pazare të reja politike. Është e padrejtë që të ndodhë. Ju siguroj se mënyra e vetme që të përmbyllet lufta e 99-ës është me një pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve me njohje mes Kosovës dhe Serbisë pa pazare të tjera të ndyra në dëm të shqiptarëve. 

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Ndërsa për Kadri Veselin, kryetar i Kuvendit të Kosovës, pa Lidhjen e Prizrenit nuk do kishin pavarësi të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pa lidhjen e Prizrenit nuk do ta kishim lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës, e cila arriti kulminacionin historik me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë në shkurtin e vitit 2008. Pa Lidhjen e Prizrenit rrjedha e historisë sonë kombëtare do të ishte krejtësisht ndryshe dhe aspak pozitive për kombin tonë. 

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Me rastin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në këtë qytet u vendos një gurthemel të kompozicionit të shtatoreve të udhëheqësve të Qeverisë të Lidhjes së Prizrenit. Në kremtimin e kësaj ngjarjeje marrin pjesë lider nga të gjithë trevat shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës