Dy adoleshentet me synime të qarta: Në punë e shkollë për turizëm! ‘Shtrojmë’ rrugën për tu bërë sipërmarrëse

Vanesa dhe Lila janë 17 dhe 16 vjeçe. Edhe pse në një moshë të re, synimet i kanë të qarta për profesionin e tyre. Duan që puna e tyre të lidhet me turizmin dhe kuzhinën.

Për të qenë kaq të bindura për atë që duan, i ka ndihmuar shkolla e mesme profesionale e Hoteleri-Turizmi që po ndjekin.

“Jam Vanesa Furriku, 17 vjeç dhe kam zgjedhur arsimin e mesëm profesional Hoteleri Turizëm sepse turizmi po rritet çdo vite e më tepër. Për momentin jam në degën e shërbimeve në hotel. Është një degë gjithëpërfshirës që përfshin banakun, recepsionin dhe kuzhinën. Kemi dhe firma ushtrimore dhe baza sipërmarrje për tu aftësuar si të hapim një biznes tonin”, tha Vanesa.

“Jam Lila Nikolla, 16 vjeç. Jam vit i parë tek shkolla Hoteleri-Turizëm. Kam zgjedhur këtë shkollë se të jep shumë mundësi punësimi dhe merr një zanat shumë shpejt. Turizmi po rritet shumë dhe në praktikat që po bëjmë ne po shkëlqejmë. Dua të bëhem kuzhiniere se praktikat janë shumë të mira. Kam zgjedhur këtë shkollë se të ofron shumë drejtime të ndryshme. Unë pëlqej shumë kuzhinën, por këtu unë mësoj edhe profesione të tjera si shërbimi, banaku, recepsioni”, tregoi Lila. 

Në shkollë ata kanë mësuar gjithçka që në vitin e parë, e ndërsa nuk kanë nguruar që teorinë ta vendosin në praktikë. Prej një viti Vanesa punon me kohë të pjesshme në një hotel në Tiranë dhe dëshiron që gjatë verës dhe në vitin e 4 të gjimnazit të punoje me kohë të plotë.

“Unë në të ardhmen synoj të jem një sipërmarrëse, në hoteleri pse jo dhe për shkak të eksperiencave kemi benefite. Në korrik bëj një vit që punoj. Jam në sektorin e banketin. Në këtë verë do aplikoj për punë full-time. Vajzat duhet të kenë mendimet e tyre dhe të jenë të qarta. Të kenë vetëbesim në veten e tyre dhe të këmbëngulin për gjërat që dëshirojnë në jetë. Ishte mamaja ime që  e shtyu”, tha Vanesa.

Në shkollën e mesme profesionale të Hoteleri Turizëm nxënësit marrin njohuri  në dy drejtime, atë të Hoteleri-turizmit dhe për teknologji ushqimore.

G.M./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Biden: Nëse Netanyahu sulmon Rafahun, ndalojmë furnizimet me armë! Izraeli: Komente shumë zhgënjyese nga presidenti amerikan

Lufta/ Biden: Nëse Netanyahu sulmon Rafahun, ndalojmë furnizimet me armë! Izraeli: Komente shumë zhgënjyese nga presidenti amerikan