Lufta/ Biden: Nëse Netanyahu sulmon Rafahun, ndalojmë furnizimet me armë! Izraeli: Komente shumë zhgënjyese nga presidenti amerikan

Lufta/ Biden: Nëse Netanyahu sulmon Rafahun, ndalojmë furnizimet me armë! Izraeli: Komente shumë zhgënjyese nga presidenti amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin se SHBA-ja do të ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës.

“Nëse ata hyjnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që janë përdorur historikisht për t’u marrë me Rafahun”, tha Biden gjatë një interviste për rrjetin televiziv, CNN.

Ai shtoi se “do të vazhdojë të angazhohet që Izraeli të jetë i sigurt”.

"Civilët janë vrarë në Gaza si rezultat i atyre bombave dhe mënyrave të tjera në të cilat ata sulmojnë qendrat e popullsisë," tha presidenti, duke iu referuar bombave 2000 paund furnizimi i të cilave është pezulluar.

Por, pavarësisht kundërshtimit të fortë të SHBA-së, Izraeli duket se është gati për ta pushtuar në shkallë të plotë Rafahun.

Ai beson se në këtë qytet strehohen mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: Pothuaj 70% pozitiv opinioni i shqiptarëve të thjeshtë për luftën e SPAK-ut ndaj krimit të organizuar

Zaloshnja: Pothuaj 70% pozitiv opinioni i shqiptarëve të thjeshtë për luftën e SPAK-ut ndaj krimit të organizuar