Ancelotti vendos rekord, trajneri i Real Madrid mes lotësh: S'e besoja se do shkonim në finale

Ancelotti vendos rekord, trajneri i Real Madrid mes lotësh: S'e besoja se do shkonim në finale

Carlo Ancelotti

Real Madrid siguroi një tjetër finale të Champions League. "Galaktikët" mposhtën 2-1 me përmbysje Bayern Munich në një fund dramatik, teksa Joselu në minutat 88-të dhe 90+1 zhvlerësoi golin e Davies.

Pas ndeshjes për mediet trajneri Carlo Ancelotti i "Los Blancos" është parë në lot, teksa vendos rekord me finalen e gjashtë në këtë kompeticion, katër nga të cilat i ka fituar. Italiani ka shprehur gjithë vlerësimin për ekipin, teksa shton se as vet nuk e besonte se do ishte këtu.

"Ndodhi përsëri ajo që ka ndodhur shumë herë, që është diçka e pashpjegueshme, ka ndodhur përsëri. Tifozët që shtyjnë dhe disa lojtarë që besojnë. Ne kemi luajtur mirë, mendoj se ishte e vështirë. Por ne e kishim kontrollin e lojës, nuk e humbëm durimin kur ata shënuan dhe e rikuperuam lojën.

Dua të falënderoj tifozët, klubin dhe mbi të gjitha lojtarët, të cilët kanë pasur një sezon që askush nuk e ka bërë. Unë nuk e prisja që kjo skuadër të arrinte në finale. Është koha për të festuar me tifozët, është një lumturi që 'infekton' lojtarët", tregoi Ancelotti.

Më 1 qershor në Londër, Real Madrid luan kundër Dortmund në finalen e Champions League.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut