20 ditë festë në Lezhë/ Me muzikë dhe Birra Tirana, 2000 veta në sheshin “Gjergj Kastrioti”

Me shije shqiptare dhe cilësi gjermane, birra Tirana derdhet si një lumë i madh hareje, kësaj here në Lezhë. Pushues të huaj dhe vendas, si dhe qytetarët lezhjanë nuk kanë dyshime teksa kërkojnë “edhe një tjetër”. Një festë e madhe e nisur në 5 gusht që mbledh çdo mbrëmje më shumë se 2000 veta në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Nuk është një legjendë, por një histori suksesi për pijen më popullore dhe të dashur të shqiptarëve. Birra Tirana po bën rrugëtimin e saj të cilësisë nën ritmet e muzikës më të mirë. Qytetarëve s’u mbetet veçse të argëtohen deri në datë 25 gusht duke kërcyer, dhe të bëjnë gëzuar, natyrisht me birrën e tyre të preferuar.

Kjo është një festë që fillon nga dt 5-25, e cila kulmon në dt. 15 që është dita e shtegëtarëve. Është një eveniment që organizohet nga Birra Tirana në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës. Shërben shumë për të promovuar vlerat e qytetit dhe vlerat gastronomike tradicionale të qytetit.

Administrator i birrës Tirana në veri,  Gëzim Fizi

Ky evenimet nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e sponsorve.

Ded Bukaqeja, organizator

Prej afro 6 dekadash në treg i besojnë dhe e njohin të gjithë shijen e pijes që ka krijuar identitetin shqiptar të birrës. Kompania më e madhe e prodhimit të birrës në Shqipëri bën të mundur që për 20 ditë sheshi “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, të kthehet në një arenë të madhe argëtimit. 

Mbrëmje shumë e bukur pasi mblidhen të gjithë emigrantët dhe bashkohen.

Qytetar

Një mundësi fantastike për të kaluar mbrëmjet në një atmosferë ndjellëse me muzikën më të mirë që të fton t’i bashkohesh një valleje të madhe. 

Mbëmja duket argëtuese. Jemi të kënaqur me çmimet dhe me gjithçka.

Qytetar


Ofrohen gjithashtu ushqimet më të mira tradicionale që shoqëruar me shijen e veçantë të Birrës Tirana, shijojnë edhe më shumë. Birra Tirana dëshmon edhe një herë ndjeshmërinë dhe kujdesin ndaj qytetarëve duke u dhuruar evente të tilla, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe ku aktivitetet janë më të vakëta. 

Është e pëlqyer gjithashtu nga të huajt, madje renditet ndër birrat më të mira të tipit pilsner në Evropë dhe botë. Tanimë nuk ka më dyshim, Birra Tirana kudo shkon krijon festë dhe ambientin e duhur për të kaluar momentet më të bukura të kësaj vere.

Shumë bukur është organizuar. Paçi gjithmonë dashuri, harmoni kudo në familjet tuaja. 

Qytetare

E krijuar me lëndë të cilësisë superiore nga kompanitë më të mira në Botë, Birra Tirana ju ofron gjithashtu garancinë maksimale për shëndetin tuaj. Metodat tradicionale dhe teknologjia e përparuar janë bashkuar për t’iu dhënë ajkën e birrave, sepse Birra Tirana është birra juaj!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri