800 mln euro për të blerë Interin, presidenti Zhang refuzon ofertën e parë

800 mln euro për të blerë Interin. Kjo është oferta monstruoze që pritet të bëjë një fond nga Hong Kongu për të blerë Interin por që për momentin është refuzuar nga Presidenti zikaltër Zhang Jindong. “ Il Messaggero” zbulon këtë ofertë të bërë për klubin zikaltër vlera e aksioneve të të cilit është rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Mbërritja e Beppe Marotta në shoqëri apo edhe blerja e mbrojtësit uruguajan Diego Godin janë sinjale të vullnetit të grupit Suning që të rikthejë Interin sërish në majë dhe që të ndalë mbretërimin e Juventusit. Gjithsesi raportohet se mund të ndryshojë diçka rrugës dhe siç bëhet me dije në një artikull nga Salvatore Riggio në “Il Messaggero” është një grup nga Hong Kongu që është shumë i interesuar për të blerë klubin zikaltër.

Siç bëhet me dije një ofertë e parë është bërë por është refuzuar. Për momentin Presidenti zikaltër Zhang Jindong duket sikur nuk ka ndërmend ta shesë Interin por përpara një super oferte prej 800 mln eurosh gjithçka mund të ndryshonte. Nuk është hera e parë që flitet për një shitje të mundshme të Interit nga ana e Suning por Zhang gjithmonë e ka mohuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin