Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të dielë me raundin e 32-të. Në mesditë Napoli dhe Frosinone barazuan 2-2, ndërsa në 15:00 Sassuolo barazoi 3-3 ndaj Milanit. Në 18:00 Udinese dhe Roma po barazonin 1-1, kur mbrojtësi mik Ndicka u rrëzua në tokë pas problemeve në zemër. Situata u qetësua për 24-vjeçarin, me palët që vendosën që pjesa e mbetur e ndeshjes të shtyhej për tjetër datë. Dita e sotme u mbyll në orën 20:45 me duelin Inter 1-1 Cagliari.
Në "Maradona" Napoli dhe Frosinone barazuan 2-2. Kampionët në fuqi të Italisë kanë humbur spaletat, teksa këtë sezon janë një ekip i thyeshëm. Në minutën e 16-të Politano kaloi në avantazh vendasit, para se Soule në të 30 minutë të humbiste penalltinë për miqtë. Në fraksionin e dytë Cheddira barazoi gjithçka, teksa Osimhen kaloi në epërsi sërish Napolin. Miqtë nuk u dorëzuan dhe shënuan sërish me Cheddiran për 2-2.
Sassuolo dhe Milan barazuan 3-3 në "Mapei Stadium", me kuqezinjtë që siguruan pikë edhe pse në disavantazh të dy golave. Pas katër fitoreve radhazi, Milan ndalet në udhëtim në një ndeshje që ishte e luftuar edhe në shtesë. Pinamonti dhe Lauriente shënuan për vendasit dy gola të shpejtë në dhjetë minutat e para. Duhej Leao që në të 20 minutë të shkurtonte, para se sërish Lauriente të shënonte golin e tretë te Sassuolo. Në vijimin e pjesës së dytë Milan barazoi me Jovic dhe Okafor. Për vendasit në këtë duel Bajrami dhe Kumbulla qëndruan në stol.
Frikë për Evan Ndicka. Qendërmbrojtësi i Romës në Serie A, në minutën e 69-të të ndeshjes ndaj Udineses, preku dy herë gjoksin dhe më pas u rrëzua përtokë. Arbitri Pairetto ndërpreu menjëherë lojën, duke lejuar kështu mjekët dhe barelën të futeshin në fushë.
Mbrojtësi 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ishte me topin larg tij kur ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës, me Svilar që tërhoqi vëmendjen e arbitrit.
Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrilator, ku lojtari është larguar me barelë duke tundur dorën. I ndërgjegjshëm, ai u transportua në dhomat e zhveshjes aty ku edhe Daniele De Rossi nxitoi për të kontrolluar gjendjen e tij. Pasi u transportua në spital, Roma konfirmoi se Ndicka është i stabilizuar.
Në "Giuseppe Meazza" Interi u ndal në barazimin 2-2 me Cagliarin. Pas dy fitoreve radhazi, zikaltërit nuk mundën të merrnin pikët e plota. Thuram dhe Calhanoglu (penallti) shënuan dy herë për Interin, me sardët që barazuan me Shomurodov dhe Viola. Sfida e radhës për Interin është derbi me Milanin (22 prill) dhe në rast të një fitoreje do siguronte matematikisht titullin e 20-të kampion kundër rivalëve të qytetit.
Serie A, raundi 32:
E dielë, 14 prill 2024
12:30 Napoli 2-2 Frosinone
15:00 Sassuolo 3-3 Milan
18:00 Udinese 1-1 Roma (ndeshja u shty pas 77 minutash)
20:45 Inter 2-2 Cagliari
Renditja:
Në "Giuseppe Meazza" Interi u ndal në barazimin 2-2 me Cagliarin. Pas dy fitoreve radhazi, zikaltërit nuk mundën të merrnin pikët e plota. Thuram dhe Calhanoglu (penallti) shënuan dy herë për Interin, me sardët që barazuan me Shomurodov dhe Viola. Sfida e radhës për Interin është derbi me Milanin (22 prill) dhe në rast të një fitoreje do siguronte matematikisht titullin e 20-të kampion kundër rivalëve të qytetit.
milan.jpeg" />
Dramë, emocione dhe gjashtë gola. Sassuolo dhe Milan barazuan 3-3 në "Mapei Stadium", me kuqezinjtë që siguruan pikë edhe pse në disavantazh të dy golave. Pas katër fitoreve radhazi, Milan ndalet në udhëtim në një ndeshje që ishte e luftuar edhe në shtesë.
Pinamonti dhe Lauriente shënuan për vendasit dy gola të shpejtë në dhjetë minutat e para. Duhej Leao që në të 20 minutë të shkurtonte, para se sërish Lauriente të shënonte golin e tretë te Sassuolo.
Në vijimin e pjesës së dytë Milan barazoi me Jovic dhe Okafor. Milan me 69 pikë mban vendin e dytë, teksa Sassuolo me 26 pikë ndodhet në vendin e parafundit. Për vendasit në këtë duel Bajrami dhe Kumbulla qëndruan në stol.
Në "Maradona" Napoli dhe Frosinone barazuan 2-2. Kampionët në fuqi të Italisë kanë humbur spaletat, teksa këtë sezon janë një ekip i thyeshëm. Në minutën e 16-të Politano kaloi në avantazh vendasit, para se Soule në të 30 minutë të humbiste penalltinë për miqtë.
Në fraksionin e dytë Cheddira barazoi gjithçka, teksa Osimhen kaloi në epërsi sërish Napolin. Miqtë nuk u dorëzuan dhe shënuan sërish me Cheddiran për 2-2. Me 49 pikë Napoli mban vendin e tetë, teksa Frosinone me 27 pikë ndodhet në vendin e tretë nga fundi dhe merr një pikë shprese në garën për mbijetesën.