​‘Made in Albania’ me Alban Musën
njohim në ReportTV produktet tona

​‘Made in Albania’ me Alban Musën<br />njohim në ReportTV produktet tona
“S'ka si prodhimet e vendit”, një shprehje që pa dyshim nuk ka dalë kot. Imagjinoni gjëra origjinale nga vendi ynë, imagjinoni diçka “Made in Albania”. Ndoshta po mendoni se është e vështirë, por po sikur t’ju themi që duke filluar nga sot nuk ka për të qenë kurrë më e lehtë për të njohur me vendet dhe personat që prodhojnë produkte origjinale shqiptare?!

Sot në orën 14.00 nisi rrugëtimi i ri për këtë sezon i emisionit “Made in Albania”, në Report Tv, në drejtimin e moderatorit Alban Musa.

Çdo javë, “Made in Albania” do udhëtoje në të gjithë Shqipërinë për t’iu treguar prodhimet shqiptare në të gjitha sektorët, dhe prodhuesit e ndershëm e të guximshëm, që punojnë çdo ditë në këtë vend, për ta lartësuar sa më shumë markën “Made in Albania”.

Këtë të shtunë “Made in Albania” ju tregoi exlusivisht dhe për herë të parë në ekranet shqiptare, një produkt shumë të veçantë dhe novator, që e bën vendin tonë lider në këtë sektor në rajon dhe më gjerë.

Report TV solli për teleshikuesit mënyrën se si realizohen kollaret dhe papionët me teknologjine 3D, një teknologji e futur rishtazi në të gjithë botën, për sa i përket  veshjeve. Fjordi Pernaska është djali 25 vjeçar i cili ka krijuar këtë linjë unike veshjesh, duke e lartësuar kështu edhe më shumë traditën familjare të tij filluar që në vitet 20 nga gjyshi Jonuz Pernaska duke krijuar të parën atelie mode në vendin tonë.

Ashtu sikurse dhe sot do të keni mundësi të njiheni me të tjera produkte kaq speciale çdo të shtunë në Report Tv me Alban Musan në “Made in Albania”.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD