Abuzimi me pronat në Spille, arrestohet kryeinspektori i Bashkisë Rrogozhinë/EMRI

Abuzimi me pronat në Spille, arrestohet kryeinspektori i Bashkisë Rrogozhinë/EMRI

Bregdeti i Spillesë

Policia ka arrestuar një tjetër zyrtar të Bashkisë së Rrogozhinës të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë. Në pranga ka rënë kryeinspektori i bashkisë, Artur Tosku, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Tosku ishte shpallur në kërkim nga policia që prej fillimit të këtij viti, kur u godit grupi kriminal i abuzimit me pronën publike.

Në atë kohë, policia vuri në pranga disa zyrtarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një siperfaqe prej 110.000 m2 tokë në vijën bregdetare Spille Kavajë dhe në fshatrat përreth, duke e tjetërsuar nga “tokë pa frut” në "tokë arë” dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme të kësaj siperfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 26/06/2018 14:44

    TOKA NUK KA DHE NUK DUHET TË KETË PRONARË. BAGETIA DUHET VETËM TA ADMINISTROJË TOKËN! TOKA NUK KA PRONAR! PRONARI I VETËM I TOKËS ËSHTË R E P U B L I K A!!!!! URGJENTISHT USHTRIA TË MARË VENDIN NËN KONTROLL!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot