Ahmetaj takime me sipërmarrës në Himarë: Në Unazën e Jugut do të investohen 250 milionë euro

Ahmetaj takime me sipërmarrës në Himarë: Në Unazën e Jugut do të investohen 250 milionë euro

Ministri Ahmetaj gjatë takimit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të sektorit të shërbimeve dhe turizmit në Himarë dhe Dhërmi, në kuadër të zbatimit të planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Gjatë bashkëbisedimit, duke folur për turizmin, Ahmetaj tha se sektori këtë vit po tregon ritme shumë pozitive, duke iu afruar nivelit dy-shifror. Ahmetaj u shpreh gjithashtu se qeveria qendrore, do të investojë rreth 250 milionë lekë për infrastrukturën në zonat turistike.

Është një projekt shumë i madh rreth 74 milion dollarë që vjen nga Banka Botërore, që po investohet në Unazën e Jugut, ku përfshihet gjithë kjo zonë. Projekti tjetër është projekti i Bankës Botërore, po me të njëjtën logjikë, por me këto rrugët që i quajmë rajonale, rrugë dytësore. Pra, jo rrugët kryesore, por rrugët dytësore. Ka dhe një projekt tjetër po në të njëjtën paketë, që është midis BERZH-it dhe Komisionit Europian, 60 milion euro është kredi dhe 40 milion euro është grant që na e jep Komisioni Europian po për të njëjtën gjë. Paketa e gjithë shkon tek 250 milion euro.

Ndërsa njëri prej sipërmarrësve u shpreh se janë të kënaqur sepse qeveria ka bërë shumë për Dhërmiun.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë