Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësoren

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësoren

Foto nga vendi i aksidentit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin Lezhë-Milot, ku një mjet tip ‘Benz’ me drejtues L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësores P.P. 62 vjeçe banuese në Shkodër e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Foto nga vendi i aksidentit

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Informacion paraprak

Me datë 18.06.2018, rreth orës 23:20, në aksin rrugor Lezhë - Milot, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësoren shtetasen P.P. 62 vjeçe banuese në Shkodër e cila ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm