Librazhd, furgoni bie 40 metra në humnerë, plagosen 3 të rinj, shoferi rëndë (EMRAT+VD)

LIBRAZHD-Një aksident është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në fshatin Pishkash ku një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 40 metra në humnerë. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes, ku furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua duke u përmbysur.  Sipas policisë, furgoni me targa AA 369 UF, me drejtues Markel Merollin 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht në Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë. Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, Endri Merolli 22 vjeç që është vëllai i tij dhe Kristo Çika 31 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Librazhdit. Nga aksidenti Endri Merolli paraqitet në gjendje më të rëndë dhe pritet që të transportohet për në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit nga lagështira në rrugë ose përgjumja e shoferit. Pasditen e djeshme u regjistrua një tjetër aksident në Qafë Thanë, ku një autobus me gjimnazistë nga Fieri doli nga rruga si pasojë e lagështirës (Lexo këtu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:43
Librazhd, furgoni bie 40 metra në humnerë, plagosen 3 të rinj
Ora 11:04
Dalin fotot e dy vëllezërve që u plagosën nga aksidenti në Librazhd

Nga aksidenti sot në Librazhd u lënduan tre persona, mes tyre janë dy vëllezër Markel Merolli, drejtues i furgonit dhe vëllai i tij Endri Merolli. Ata po ktheheshin nga Gjermania në Korçë kur u aksidentuan në Prrenjas në fshatin Pishkash.

1542450863_1542449763keli.jpg

Markel Merolli dhe vëllai i tij Endri Merolli që u aksidentuan
Ora 11:03
Aksidenti/ Shoferi në gjendje të rëndë, pritet të transportohet në Tiranë

Drejtuesi i furgonit që humbi kontrollin dhe përfundoi në humnerë pas ndihmës së parë që i është në Librazhd, pritet që të transportohet për në Tiranë. Dy të plagosurit e tjerë, që ishin pasagjerë në furgon ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ora 10:54
Aksidenti në Librazhd, rruga nuk kishte bordura mbrojtëse

Report Tv ishte në vendin e ngjarjes duke sjellë pamjet nga fshati Pishkash ku përfundoi furgoni në humnerë. Në pjesën ku furgoni doli nga rruga dhe përfundoi në greminë, sipas gazetarit të Report Tv Aldo Kozarja nuk ka bordura mbrojtëse, pasi janë hequr. Nëse rruga do të kishte bordura, furgoni nuk do të kishte përfunduar në humnerë.

Pjesa e rrugës pa bordura ku doli furgoni
Ora 10:50
‘Dëgjova zhurma dhe dola’/ Banori tregon si i gjeti të plagosurit brenda në furgon

Një banor i zonës në fshatin Pishkash në Librazhd tregon për Report Tv se si i gjeti të plagosurit nga aksidenti dhe lajmëroi policinë. Ai thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të ditës së sotme.

“Ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit. Isha zgjuar, dëgjova zhurma dhe dola. Njëri prej tyre ishte rëndë, pasi kishte dëmtime në pjesën e gjoksit” thotë banori për Report Tv.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enigma: 17/11/2018 12:12

    Furgoni bie 40 metra ne humner.. dhe njerzit shpetojn.... makina MERCEDES S-CLASS e te ndjerit SOKOL OLLDASHI VEC SE DEL NGA RRUGA HUMB JETEN DEPUTETI.. O POPOLL ZGJOHUNIII...

    Përgjigju
  • Ceno: 17/11/2018 11:44

    Pordhè me Rigon ! Shqiptarèt janè Shoferèt mè PLEHRA tè GLOBIT , qè gjithmonè Fajin do ta gjejnè diku tjetèr!!!! Jo Nuk kishte "Ndriçim" rruga!! Jo kishte "Lagèshtirè" !!! Jo ishte rruga shumè e ngushtè !!! Jo mè "Parakaloi" dikush keq dhe unè e devijova Makinèn nè Kanal!!!! O FUNDËRRINA SHOFERË Ndërgjegjësohuni dhe i lini "PORDHËT" në TIMON ! Mos nxitoni si "HISTERIKË" sepse nga Studimet që janë bërë , del se Shqiptarët janë SHOFERËT më AGRESIVË dhe më të PËSHTIRË në gjithë BOTËN ! Respektoni Shpejtësinë e Tabelave ! Respektoni Kalimtarët ! Respektoni Biçikletat ! Mos Parakaloni si të marrë nga Mendja , sepse kështu por edhe më KEQ do përfundoni ! I lini Justifikimet sepse neve jemi Njerëz dhe ju shikojmë përditë që ECNI si të "DROGUAR" rrugëve ! ! ! Në qoftëse Nuk ndryshoni , atëherë KOKËN tuaj Hëngshi .

    Përgjigju
  • Popull: 17/11/2018 08:37

    Shërim të shpejtë djemve! Në Shqipëri nuk njihen goma bore, dhe goma vere. Në Shqipëri automjetet udhëtojnë me Goma të djegura vere dhe në ditët me ngrica.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher