Aksioni i RENEA-s/ Mes të arrestuarve shënjestra e atentatit në Shkodër, ish-kampioni i boksit Astmer Bilali

Aksioni i RENEA-s/ Mes të arrestuarve shënjestra e atentatit në Shkodër, ish-kampioni i boksit Astmer Bilali

Asmer Bilali

Tirane- Emri i Astmer Bilalit 29 vjeçarit të arrestuar gjatë aksionit të RENEA-s u përmend mbrëmë nga gazetari i ‘Report Tv’, Artan Hoxha. I ftuar në emisionin Repolitix, Hoxha tha se ishte pikërisht ky person shënjestra e vrasjes së 1 shtatorit, ku mbeti i vrarë biznesmeni Arjan Ferracaku. Sipas Hoxhës Bilali, një ish-kampion boksi ishte mik i ngushtë i viktimës dhe ditën e vrasjes po kalëronin të dy.

"Astmer Bilali është djali i pronarit që ka kuajt. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur për boksin. Dyshohet se objektivi ishte ky person. Kur janë afruar e kanë parë që viktima nuk ka qënë ai. Prandaj edhe autorët kanë marrë portofolin dhe celularin, që të dukej si grabitje. Dy nga tre autorët janë të gjatë, ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin. Njëri nga dëshmitarët i ka njohur autorët.  Vrasjet e Bërcanës, Licit, zhdukja e nipit me dajën Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje me njëra-tjetrën"

Gazetari Artan Hoxha

Hoxha tha gjithashtu se të dy personat, si Ferracaku ashtu edhe Bilali ishin shumë të ngjashëm fizikisht dhe kishin pasion sportin e hipizmit dhe shpesh herë dilnin bashkë për të kalëruar. Madje edhe kuajt e të dyve ishin thuajse identikë me ndryshime të vogla në ngjyrë dhe në racë.

Asmer Bilali njihet edhe për precedentët penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës.

"Arjan Ferracaku ishte duke bërë hipizëm në periferi të Shkodrës me dy të afërt të vet, në distancë 100-200 metra ishin turistë nga Kosova. Në momentin që Ferracaku me dy të tjerët mbi kalë, vijnë breshëritë e kallashit, fillimisht ka goditur në kofshë Ferracakun dhe kalin. Më vonë autorët janë afruar dhe kanë goditur sërish, viktima është goditur me numër të madh predhash, aq shumë saqë i është thyer krahu. Viktima është goditur nga dy, ndërsa në vendngjarje kanë qenë tre persona. Asmer Bilali, është djali i pronarit që ka kuajt. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Dyshohet se ai mund të përbënte problem për personat që e vranë. Kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qënë ai personi që kanë vrarë prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin. Për ta bërë të duket si grabitje. Dy nga tre autorët janë të gjatë, dhe të gjithë ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin, pasi ka pasur raste që është dekonspiruar shumë herë hetimi. Njëri nga dëshmitarët i ka njohur autorët sepse siç e thashë ishin pa maska.  Vrasjet e Bërcanës, Licit, zhdukja e nipit me dajën Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje me njëra-tjetrën"

Artan Hoxha në Repolitikx

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • irfa: 20/09/2018 11:14

    shume po jeton ky djal me qa ka ba

    Përgjigju
    • Irfa: 28/01/2023 19:05

      Ka ba p e satam

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën