‘Nuk mund të konsumohet’/ Bllokohen 55 ton miell gruri nga Kosova e Serbia (FOTO+Detaje)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 55 ton miell gruri. Trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentoi 2 subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë miellin e grurit me origjinë nga Kosova dhe Serbia.

Konkretisht, për ngarkesën 30 ton miell gruri nga Kosova me nr.loti 06, pas analizave të kryera nga laboratori i DRAKU, Durrës ky produkt rezultoi me nivelin e proteinës më të ulët se ai i deklaruar në dokumentacion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke.

Sipas AKU, nga ekzaminimet laboratorike niveli i proteinës rezultoi të ishte 11.37 % , 11.44% dhe 11.5%, ndërkohë që në fletë analizën që shoqëron produktin, niveli i proteinës është shënuar 12.08% kurse në ambalazhin e produktit është max 13%.

Ndërsa për ngarkesën 25 ton po miell gruri nga Serbia produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, datë prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 25 ton miell gruri.

Për më tepër, thotë AKU, niveli i proteinës së deklaruar në raport analize(12.74%) është i ndryshëm nga ai që shënohej në ambalazh të tyre (9.5%). Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 55 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Kjo nuk është hera e parë që AKU bllokon sasi të mëdha mielli. Në datë 3 gusht të këtij viti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi një ngarkesë prej 25.3 ton miell gruri me origjinë greke, për shkak se kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raportin e analizës për përqindjen e proteinës.

Ndërsa në datë 9 gusht, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi edhe një ngarkesë me 27 tonë miell gruri më origjinë po greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 02/09/2018 09:59

    kta duhet te ven 20 vjet ne burg se po na helmojn femit. bravo qe i kan kapur

    Përgjigju
  • Naimi: 01/09/2018 13:18

    Ne kohen e Dulles Shqiperia jo vetem prodhonte buken ne vend por edhe eksportonte kutse sot i shtrin doren Serbise dhe Rusise Sa turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!