Pak orë pas arrestimit të ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka, një tjetër reagim ka ardhur, kësaj here nga Partia Demokratike. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, në një status në Facebook, thotë se këto janë disa nga arrestimet për të cilat kryeministri Edi Rama, i konsideronte thjesht si “lapsuse adoleshentësh”.

Strazimiri shkruan:

Keqardhje për Arben Çukon” ??????
Pse? Se e ktheu burgun në dispeçerinë e trafiqeve duke u marrë pare trafikantëve të burgosur për t’u futur celularet që të vazhdonin trafiqet nga burgu?
Kjo është “ana e DREJTËSIË”?
E vërteta është që pasi ka marrë vesh se ia kanë kapur, e shkarkoi që të arrestohet nga “jashtë familjes sonë te madhe” … njësoj si Saimir Tahiri vetëm se ky është i sakrifikueshëm!!!!!
Të shohim ç’do të thotë për koordinatorin e PS Lezhë, Arben Ndokën, që mesa duket i ka ndodhur një “lapsus adoleshencial” tjetër…
Në të tilla raste del Prof.Dr. Blerina Gjylameti se Xhaçka është “e zënë”….

Pasditen e kësaj të diele, janë arrestuar dy ish-deputetët e PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Ish-drejtori i Burgjeve, Çuko  akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Arben Ndoka akuzohet për tjetërsim të pronave.