Ky që shihni në këto foto është Kastriot Kila, 37-vjeçari i arrestuar nga policia ditën e sotme në Elbasan. Shqiptarja.com ka mësuar se Kila është pronar i një jahti luksoz, një makine Ferrari dhe mjeteve të tjera të luksit.
Kastriot Kila, i arrestuar sot në Elbasan
Kila është ndaluar pasi për të ka patur një urdhër arresti ndërkombëtar. Shteti italian e akuzon Kilën se ka kryer disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë.
Kastriot Kila, i arrestuar sot në Elbasan
Njoftimi i plotë:
Elbasan
Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në territorin e Qarkut Elbasan, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Si rezultat i kontrolleve policia e Elbasanit kap dhe ndalon një shtetas të kërkuar.
Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin:
• Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen "Qemal Stafa" Elbasan.
Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urëdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.
Kastriot Kila, i arrestuar sot në Elbasan
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.3%
-
Jo
61.6%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 2045
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat
25 Janar, 14:11
-
Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me njëra tjetrën
24 Janar, 12:00
-
Elbasan, taksistët në protestë kundër Kryebashkiakut: Favorizon kompaninë e taksive elektrike
24 Janar, 10:31
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin
23 Janar, 14:03
-
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 08:50
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)
19 Janar, 22:37
Eshte qelbur peshku nga koka. Mjer ky popull ku jeton..
PërgjigjuNuk e kuptj se cfar behet me gjithe keto para qe sekuestrohen,me gjithe ato fitime qe u publikuan nga qeveria per turizmin kur borxhi kombetar eshte vetem ne rritje dhe nuk ulet aspak?
PërgjigjuSi ore po na futni ne burg kta djem te mire? Ç’behet kshu?
PërgjigjuOre nuk ka shanse te jete jahti i tij ai mbrapa se nje i tille kushton te pakten 50 milion euro dhe mirembajtje vjetore te pakten 10% pra 5 milion euro. Tani po e pati ky i bie te jete shefi i ndonje karteli kolumbian se ska mundesi tjeter.Ferrarin mbase por jahtin ska shanse.
Përgjigjumos u merzisni mor komentusa se bon 8 muaj burg dhe del me Arrest shtepie
PërgjigjuPo bre ballokume le ti baj 8 muaj se boll jane. Por kur te dale nuk duhet te kete as corapet, kete po themi. A ka ba pare me droge? Shume mire ka ba, vec se paret duhet tja marre shteti dhe ky ta baj burgun ku te doje dhe si te doje. Kur te dale le te punoje prape dhe prape tja marre shteti. Kaq po themi.
Nese vazhdohet me keto ritme dhe me sekuestrimin e pasurive te paligjshme atehere jeni ne rrugen e duhur per te krhyer besimin tek policia. Te rinjte shqiptar duhet te edukohen me idene qe paraja e piset nuk gezohet dhe as trashegohet. Respekte per operacionet e policise.
Përgjigjupo ke nevoje per avokat te jap une nr e nje avokati shqiptare ne itali
PërgjigjuJepjani dhe jahtin dhe ferrarin ne burg që të mos mërzitet, të bëj xhiro kur të ket ajrimin.
PërgjigjuMe këmbë të mbarë z. Xhafa. Shenjëstrën atje ku duhet. Hallall.
Përgjigju