Arrestohet në Spanjë 'truri' i grupit kriminal 'Bajri', Enver Bajri iu gjet një pistoletë dhe 9 mijë euro (FOTO)

SPANJË - Arrestohet në Spanjë "truri" i grupit kriminal Bajri të Shkodrës, Enver Bajri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit, ku thuhet se në koodinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë spanjolle dhe Policinë italiane kanë arritur të ndalojnë paraditen e kësaj të shtune.  

Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë. Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë. 

Enver Bajri dhe pistoleta që iu gjet me vete nga policia spanjolle 

Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij. Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Enver Bajri

Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

Policia e Shtetit organizoi një operacion në lagjet Kiras e Dobraç të Shkodrës si dhe në Tiranë mbrëmjen e 21 shtatorit, duke vënë në pranga 9 anëtarë të grupit kriminal "Bajri", ndërsa dy të tjerë, përfshirë edhe Behar Bajrin, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten vetëm 15 vjeçe, Fabiola Bajri, u arrestuan në Holandë.

Më konkretisht, në prangat ranë Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë, Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë, Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër, Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë, Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër, Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër, Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë, Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qerosi: 29/10/2018 05:12

    Familja lici ska vend ne shkoder , tan shkodrant e urrejn kyt familje tpa bes

    Përgjigju
  • Kristi: 28/10/2018 00:04

    Enveri esht dhe do te mbetet djal king e me zemer te madhe me esht dhen mundesia ta njoh thjesht si nje shok i perbashket dhe jam shum krenar qe kam njohur nje djal shkodran shumm burr e me vlera Enveri nuk ka lidhje me fjalet qe hidhen manjetas e djathetas esht njeri me vlera..dhe te gjith qe flasin keq do kisha deshir ta njihnin njeher e pastaj te flisnin ose me saket ti flisin njeher ball per ball si burri burrit dhe e shikonin pastaj se mos nga bura beheshin zogeza hahahah

    Përgjigju
    • Kristaqi: 28/10/2018 09:17

      Dmth ti prandaj qenke ber zogez se i ke fol ball perball ktij trimit a?

  • Tan Dragani: 27/10/2018 22:51

    Enveri ti lutet zotit sa mire qe e kapi policia e jo Ibrahimi, por pa merak se i durumi i fitumi,

    Përgjigju
    • kirasi: 02/04/2019 21:10

      Enveri ruhet prej Sokolit ,se per Ibrahimin ishin shu si fis me kohe

    • kerkushi: 28/10/2018 02:36

      ibrahimi ka vetem nje problem"ka baben spiun te shikut"po e din mir edhe ibrahimi edhe baba i vet edhe axha i vet sokoli se kan ba gabimin ma te madh si i kan hy ksaj loje.deri sot kan hec me intriga e kan pre nbes miletin edhe ku kan qit pushke e kan ba prej frike kurr skan qit pushke trimnie.po mos u merzit ti bashke me ibrahimin se ska me ju hec kjo loj qe keni tentu me ba tu ba spiunin edhe me mujt me demtu kush metet jashta e me than qe lame veten qitem pushk...

  • Eri: 27/10/2018 16:59

    Respekte per Enverin djali i Mir e do dal shume shpejt

    Përgjigju
    • Kansas City: 27/10/2018 21:10

      Jo fort shpejt por pas shume vitesh avokat!! Psh duhet te pergjigjet per nje arme pa leje ne Spanje, per pastrim parash ne Spanje dhe per ato qe e di vete ai jo ne Spanje por diku tjeter, apo nuk te ka thene gje??!! OK??!!

    • Shkodrani avokat: 27/10/2018 18:49

      Enverin e kan kap krejt krejt kot , ska lidhje me asgja ai ka ken npun tvet ne halle te veta spanje , por spiunat kan ba gabim qe kan drejtu gishtin dhe nga ai , sepse kan zgju arushen nga gjumi hohoho

  • Kojshija perballe: 27/10/2018 14:13

    o tat lici tash ja ke hap gropen vedit mor sherifi i kirasit , fillo e ban bunker nen toke se vec ai mundet me te shpetu . familje spiunash phyyyttttttttt

    Përgjigju
    • Cani i livadeve: 28/10/2018 12:07

      Sdihet ku i kan rranjt kta te dabracit edhe pse Jan ne fresk kan ushtar ball.. po asht ceshtje kohe se asht hap nji kapitull i ri qe nuk ka mbarim... Kta dalin x nji koh te shkurte sa te mbrrijn ne Shqipni

    • eldi: 27/10/2018 17:12

      ca do bejne licve keta u kapen te gjithe.?!

    • Papi: 27/10/2018 15:02

      Mir je tu i than.

  • eldi: 27/10/2018 13:47

    walther pp e nikelume 7.65 pak e ndryshkur.

    Përgjigju
    • beni: 10/02/2019 01:39

      Ky enveri as nuk ka qen burre ndonjeher e as qe do jetë . Ky eshte copa e legenit une e njof edhe ne belgjik ket cope muti. Ky sa here qe ngatrrohet me ndonjeri gjithmon gjene ndonje vrasës me lek se vet nuk ka bole te dali ball per ballë!! Ky meriton burg te perjetshum . Ani mo ky tjetri legen behari kto e njof shum mire dhe eshte kokërra e legenit.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen