(FOTO) Ky është Enver Bajri, 'truri' i grupit kriminal 'Bajri', dyshohet se fshihet në Belgjikë

Report Tv dhe Shqiptarja.com sigurojnë foton e Enver Bajrit, 45-vjeç, njeriut që konsiderohet si truri i grupit kriminal "Bajri". Disa nga anëtarët e bandës së tij u arrestuan mbrëmjen e të premtes në kuadër të operacionit "Oaz" në Shkodër dhe Tiranë, ndërsa aksione u kryen edhe nga policia holandeze në Roterdam. 

Gjashtë prej anëtarëve të kësaj bande u lanë në masën e arrestit me burg këtë të hënë 6 nga 11 të arrestuarit, pasi ndaj tyre rëndojnë disa akuza të rënda si vrasje, trafik droge, gjobëvënie dhe trukim ndeshjesh. Mes të arrestuarve është edhe Safet Bajri, i afërm me Enver Bajrin, i konsideruar nga mediat si njeriu më i kërkuar nga drejtësia belge. 

Enver Bajri, truri i grupit kriminal 'Bajri'

Enver Bajri dyshohet se fshihet në Belgjikë. Ai konsiderohet si koka i grupit kriminal të Bajrave në Shkodër. Enver Bajri është shpallur në kërkim nga policia por në operacionin e zhvilluar disa netë më parë nuk u arrit të arrestohej. Të shtunën, në Roterdam u arrestuan nga policia holandeze Behar Brajoviç (Bajri) dhe Samet Halluni. Ndërsa nga operacioni i zhvilluar në Tiranë dhe Shkodër ranë në pranga Safet Rustemi Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali. Armir Grimaj, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, Denis Brajoviç dhe Klaudio Haxhalliu. 

Eksponent i rëndësishëm i këtij grupi kriminal është edhe Behar Bajri, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 15-vjeçare, Fabjola Bajri, krim i ndodhur 15 vjet më parë. Ngjarja është raportuar si vetëvrasje, por më pas u zbulua se ishte Behar Bajri ai që ekzekutoi bashkëshorten e mitur me armë zjarri pistoletë. Dyshohet se arma e krimit që iu sekuestua Behar Bajrit në banesë në kuadër të operacionit të policisë "Oaz", është ajo me të cilën ka vrarë 15-vjeçaren.

Vrasje, trafik droge dhe gjobëvënie/ Dosja e Prokurorisë për grupin "Bajri"
Gazetarët e Shqiptarja.com dhe Report TV publikojnë të dhëna të reja mbi dosjen e prokurorisë. Nga hetimet është zbuluar se vrasja e Arben Tuzit në Shkodër dhe vrasja e Fabiola Bajrit është kryer me të njëjtën pistoletë. Arma e krimit që është pëdorur në këto dy vrasje është gjetur në banesën e Behar Bajrit. Ekspertimi teknik dhe balistik ka vërtetuar se pistoleta është pëdorur në dy krime.

Të dhënat tregojnë se Tuzin dhe 15 vjeçaren Fabiola Bajri, dyshohet se i ka vrarë Behar Bajri. Ka të dhëna të sakta se Bajri dhe viktima Tuzi kanë pasur një vit para vrasjes një shkëmbim zjarri mes tyre. Palët janë pajtuar me ndërhyrjen e pleqësisë duke falur njëri-tjetrin, por sërish situata është tensionuar. Vetëm pak muaj pas vrasjes së Tuzit në Shkodër me të njejtën armë është vrarë Fabiola Bajri 15 vjeçe. Fabiola është vrarë me një plumb pas shpine gjë që tregon se nuk ka kryer vetëvrasje. Ndërkohë dy plumba të tjerë janë qitur nga pistoleta dhe kanë hyrë në tavan dhe mur. Arma është gjetur në dhomën e gjumit dy metra larg viktimës.

Prokuroria ka dalë në konkluzionin se viktima nuk mund të qëllonte vetveten nga pas, pra në shpinë. Do ishte rast unikal vetëvrasje, thonë prokurorët. Dyshohet se ekzekutori i Fabiolës dhe Tuzit është Behar Bajri. Shumë shpejt do kërkohet ekstradimi i tij nga Hollanda. Për llogari të këtij grupi janë dokumentuar dhe disa gjobëvënie. Fabiola Bajri, 15 vjeç është vrarë më 20 qershor 2002. Në fakt, ka patur një hetim. Ajo ka qenë gruaja e Behar Bajrit, në atë kohë është dalë në përfundim se ka qenë vetëvrasje. 

Safet Bajri u arrestua në Tiranë tre ditë më parë në ambientet e një bilardoje, ndërsa në pranga kanë rënë të total 11 persona të grupit 'Bajri'. Të arrestuarit përfshirë Safet Bajrin akuzohen në Shqipëri për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal,  trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje. Para Gjykatës dalin sot Safet Rustemi Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali. Armir Grimaj, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, denis Brajoviq dhe Klaudio Haxhalliu. Paralelisht në Hollanë do të njihen me masën e sigurisë Behar Bajri dhe Samet Halluni.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësuan se grupi 'Bajri' po hetohet edhe për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e datës 10 gusht. Lici dhe Bajri prej disa vitesh janë grupe rivale në Shkodër dhe burime nga Task-Forca i thanë Report TV, se dyshojnë që vrasja e Licit është bërë nga grupi “Bajri”. Dyshohet se Fatbardh Lici është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë dhe pas tij mund të qëndrojnë anëtarët e familjes Bajri. Task Forca tregohet e rezervuar me këtë informacion, por burimet theksojnë se pjesë e dosjes është edhe vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër. Për këtë fakt Prokuroria do të pyesë të gjithë anëtarët e grupit kriminal “Bajri” të cilët janë arrestuar në Tiranë e Shkodër, përfshirë Safet Bajrin.

Ndërkohë Report TV ka mësuar se grupi “Bajri” prej kohësh ishte në përgjim. Nga bisedat e zbardhura deri më tani, Safet Bajri, Behar Bajri dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi, kanë folur me persona “VIP”, ku përfshihen në disa raste edhe politikanët. Emrat e këtyre personave nuk bëhen të ditur, por janë pjesë e dosjes që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bufi: 25/09/2018 15:47

    Tek bar Princesha Roterdam e gjeni

    Përgjigju
  • eldi: 25/09/2018 00:20

    kur ne shkoder kan qene caft mir kocia astrit kurmema genc muca admit aliaj kujtim barbullushi vid shega mehdi ivziku keta skan pas dal nga shpia lul kulla e bardhok plani, po keta emra qe permenda me siper nul e duronin dot njeri tjetrin dhe erdhen bajret qe para 2010 nuk i llogariste njeri fare ne shkodrr.

    Përgjigju
    • Lulash drethi: 25/09/2018 18:41

      Ku i ke sot kta qe permende ma siper

    • doktorri: 25/09/2018 10:20

      Na ishte njehereeeeeeee

  • Ww3: 24/09/2018 21:15

    Ky n'fund del luge e lamé... s'ka fakte qe e implikojne drejtëpërdrejt...welcome to albanistan..

    Përgjigju
  • Goni: 24/09/2018 18:36

    E paska si bëth ftyren. Nyç legeni i m*tit. A vritet fmija 15 vjeçe. Pervers dhe kriminel. Digjjani nanën dhe banen kësoj fare të nyt

    Përgjigju
  • Ky asht padrinoja: 24/09/2018 18:27

    Me kujtohet para shum e shum vitesh kur delte me sllon gri. Qysh atehet se kam pa ma asht zhduk. Cdo vrasje e krim qe kan ba ky ka dhan urdher. Kan ba shum me shum se keto qe permedni

    Përgjigju
  • Sead: 24/09/2018 16:20

    Te gjitha sa thoni ju dhe jane gazetat ne Belgjike jane te verteta. Por,shumezoi per dhjete,mund ti afrohen se çfare kane bere keta ne realitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan