POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

VIDEO-Ekskluzive e masakrës në Lushnje/ Si u ekzekutuan me breshëri dy të rinjtë në 2017

REPORT TV siguron videon ekskluzive të momentit të vrasjeve të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës. Ngjarja ndodhi në 11 tetor të vitit të kaluar, ndërsa autorët janë Laert Haxhia dhe Orges Bilbili. Në videon e siguruar nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha duket momenti kur Laert Haxhia dhe Orges Bilbili, hapin zjarr me automatik në lokal duke vrarë dy të rinjtë, ndërkohë që objektivi ishte Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjeve, sikur duket nga video ekskluzive e publikuar në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga, autorët i ka larguar me shpejtësi rrufe një person i tretë me një makinë tip Benz, ndërsa edhe njerëzit që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes ikin me vrap për të shpëtuar nga plumbat.

Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar. Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por në rastin e dytë dështuan.

VIDEO-Ekskluzive e masakrës në Lushnje

Për këtë ngjarje Haxhia ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 24 vite burg në mungesë, ndërsa vrau edhe dy persona të tjerë.  Autorët janë në kërkim, ndërsa pak ditë më parë RENEA dhe FNSH rrethuan një banesë fshatin Rremas në Divjakë, pasi dyshuan se fshiheshin aty, por në përfundim të operacionit mbeti i plagosur një i moshuar, ndërsa autorët nuk u gjendën.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha u shpreh se dy personat që janë në kërkim vijojnë që të rrinë në Lushnje, pasi kanë garanci që nuk do të kapen. Ai tha se dy të rinjtë janë vrarë aksidentalisht, pasi objektivi ishte Xhulio Shkurti.

Lushnja ka një histori ngjarjesh ku është përfshirë edhe politika. Mënyra si ndodhi ngjarja, tre veta të armatosur që shëtisnin në mes të qytetit dhe dalin dhe hapin zjarr mbi një lokal mbi një grup njerëzit, aty zoti ka shpëtuar shumë njerëz. Dy djem të rinj humbën jetë. Edhe me kaq pasojat janë shumë të mëdha.

Të dalin haptazi në mes të qytetit, dhe madje janë persona në kërkim. Si është e mundur që dalin në mes të qytetit ditën për diell dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes qetësisht. Para një viti bënë atentat, pas një vriti vranë dy. Strukturat tona janë kaq të paafta. Policia bëri 14 tentativa për ti kapur në një vit resht. Pse rrinë ata? Jo thjeshtë kanë bazat, por kanë garancinë që nuk do të preken, garanci nga ata që i kanë në dorë për ti kapur. Në Lushnje vijojnë që të ndodhin ngjarje të tjera.

Në dhjetor të vitit të kaluar janë larguar 13 familje në azil. Organizatat kriminale janë të mirë strukturuara. Unë që rri aty kam garanci që nuk do të kapem. Në vendin e ngjarjes kanë qenë tre autorë, kjo është ngjarje shumë e dokumentuar, pasi ka shumë informacion. Dy të rinjtë janë vrarë kot, objektivi ka qenë djali i Ramadan Shkurtit, Xhulio Shkurti, ai nuk ndodhej aty punë minutash. Çështje kohe. Policisë iu lidhën duart pas 2017. Një pjesë e grupit kanë bashkëpunuar dhe kultivuar kanabis me oficerë policisë.

Artan Hoxha

Hoxha deklaroi se ka edhe video të tjera lidhur me këtë ngjarje. ‘Kam filmime të tjera për ngjarjen, por nuk më intereson sot ti nxjerr’. REPORT TV publikoi edhe fotot e kohëve të fundit të Laert Haxhisë dhe Orges Bilbilit, të cilët janë autorët e vrasjes së Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në 2017  ne Lushnje. Laert Haxhia pas vrasjes së dyfishtë në Lushnje u pajis me pasaportë nga drejtoria në Fier, pavarësisht se ishte në kërkim duke shënuar një skandal.

d.ba.
Komento

Komente

  • SHQIPTARI: 19/09/2018 20:57

    gazetari i mirnojhur ARTAN HOXHA per mua esht nje hero i verrtet se duke ditur se gjdo i dyti esht kriminel ne shqiperi nuk esht e let tju dalish per ball brravo brravo brravo ZOTI TE RUAJT o PATRIOT I KETI SHTETI...

    Përgjigju